Trajtimi i
Pseudoaneurizmës

psudoaneurizmat

Një pseudoaneurizëm ndodh kur gjaku rrjedh përmes murit të arteries dhe grumbullohet jashtë enës së gjakut në një qese të kufizuar. Ne e trajtojmë atë me teknika minimale invazive të udhëhequra nga imazheria për të mbyllur rrjedhjen dhe për të rikthyer integritetin e enës së gjakut.

 

Minimalisht invazive

Ndaloni gjakrrjedhjen dhe
parandaloni çarjen.

Rikuperim i shpejtë.

I sigurt dhe efektiv.

Shkallë e Lartë
suksesi në rastet
e përzgjedhura

Targetim i saktë

Shpëtim i Gjymtyrëve
& Jetës

SI FUNKSIONON PROCEDURA

INDIKACIONET

1. Konfirmimi

Konfirmimi me Eko Doppler

2. Diagnoza

Vlerësimi i qafës së pseudoaneurizmës.

3. Pozicionimi i Ages

Vendosja e gjilpërës direkt në qesen e pseudoaneurizmës nën ekografi.

4. Trajtimi

Injektimi i kontrolluar i trombinës.

5. Suksesi

Konfirmimi i trombozës dhe ruajtjes së fluksit arterial distal.

 

 

 

 

 

 

Pseudoaneurizëm iatrogjene (pas kateterizimit)

Pseudoaneurizëm traumatike

Pseudoaneurizëm e arterieve periferike (femorale, popliteale, etj.)

Pseudoaneurizëm anastomotike pas-kirurgjikale

Pseudoaneurizma të infektuara ose në zmadhim

dr almir skana (3)

Radiologjia intervenuese nuk është vetëm diagnostikim vaskular.
Është edhe trajtim i synuar, minimalisht invaziv.

Pseudoaneurizma arteriale është një koleksion gjaku që formohet pas dëmtimit të murit të një arterie dhe që vazhdon të komunikojë me lumenin arterial përmes një kanali ose “qafe”. Ndryshe nga aneurizma e vërtetë, muri i pseudoaneurizmës nuk përbëhet nga të gjitha shtresat normale të arteries.

Pseudoaneurizmat mund të shfaqen pas angiografisë ose procedurave endovaskulare, pas kirurgjisë, traumës ose ndërhyrjeve të tjera invazive. Trajtimi përcaktohet sipas lokalizimit, përmasave, anatomisë së qafës së pseudoaneurizmës, simptomave dhe marrëdhënies së saj me arterien kryesore.

Në raste të përshtatshme, pseudoaneurizma mund të trajtohet pa kirurgji të hapur përmes injektimit perkutan të trombinës nën kontroll ekografik, kompresionit të drejtuar me ekografi ose teknikave endovaskulare si embolizimi dhe vendosja e stent-graftit.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike, Echo Doppler-in dhe ekzaminimet e tjera imazherike për të përcaktuar teknikën më të përshtatshme të trajtimit.

Vlerësim individual i
pseudoaneurizmës dhe arteries
përgjegjëse

◎ Kontroll pas procedurës dhe
ndjekje me Echo Doppler

Trajtim perkutan ose
endovaskular i drejtuar me
imazheri

SI TRAJTOHET NJË PSEUDOANEURIZËM ARTERIAL?

1. Konsulta & vlerësimi

Vlerësohen simptomat, shkaku i pseudoaneurizmës, historia e procedurave vaskulare ose traumës dhe terapia antikoagulante ose antiagregante që pacienti mund të jetë duke marrë.

2. Planifikimi i Trajtimit

Vlerësohen përmasat e pseudoaneurizmës, morfologjia dhe gjatësia e qafës, arteria përgjegjëse, fluksi distal dhe raporti me strukturat përreth.

3. Lokalizimi nën Imazheri

Në trajtimin perkutan, pseudoaneurizma dhe komunikimi i saj me arterien identifikohen në kohë reale me Echo Doppler.

4. Mbyllja e Pseudoaneurizmës

Në pseudoaneurizmat e përshtatshme, një gjilpërë pozicionohet me saktësi brenda sakusit nën kontroll ekografik dhe injektohet trombinë në mënyrë të kontrolluar, duke shkaktuar trombozën e pseudoaneurizmës ndërsa synohet ruajtja e kalueshmërisë së arteries kryesore.

5. Kontrollii & ndjekja

Menjëherë pas trajtimit kontrollohet tromboza e pseudoaneurizmës dhe ruajtja e fluksit në arterien kryesore dhe distal të gjymtyrës.

Koha e Procedurës

30 – 60 minuta në varësi të kompleksitetit.

Qëndrimi në Spital

Zakonisht dalje nga spitali brenda ditës ose 1 natë qëndrim.

Siguria

Rrezik i ulët komplikimesh. Saktësi e lartë.

Ndjekja (Follow-Up)

Ndjekja me ekografi siguron përjashtimin e plotë të pseudoaneurizmës.

Pse të Zgjidhni Dr. Skana Clinic?

  • Vlerësim nga mjek radiolog me fokus në Radiologjinë Intervenuese
  • Planifikim individual i çdo procedure
  • Teknologji angiografike e avancuar
  • Qasje multidisiplinare sipas patologjisë
  • Ndjekje nga indikacioni deri te raporti dhe plani terapeutik
Scroll to Top