Procedurat Intervenuese

dr. almir skana radiologji intervenuese

Procedurat intervenuese ofrojnë trajtim

të synuar për një gamë të gjerë

sëmundjesh me precizion, siguri

dhe rikuperim më të shpejtë.

Zgjidhje minimalisht invazive.

Rezultate maksimale.

Të drejtuara me precizion.
Të fokusuara te pacienti.
Imazheria e avancuar për rezultate superiore.

Procedurat Tona Intervenuese

Ndërhyrje Vaskulare

Angioplaste, vendosje stentesh, embolizime dhe tjera për trajtimin e sëmundjeve arteriale dhe venoze.

Ndërhyrje në Mëlçi

TACE, TABE, ablacionet, drenazhim dhe biopsi nën guidë imazherie për sëmundjet e mëlçisë.

Ndërhyrje Urologjike

Nefrostomi, nefroureterostomi, stentime ureterale, akses vaskular dhe procedura të tjera urologjike.

Ndërhyrje Onkologjike

Biopsi tumori, ablacionet, injeksione perkutane dhe tjera për trajtimin e kancerit dhe metastazave.

Ndërhyrje Biliare

Drenazhe biliare, vendosje stentesh dhe trajtime të tjera për obstruksionet dhe sëmundjet biliare.

Ndërhyrje Gastrointestinal

Drenazhe, gastrostomi perkutane, ablacionet dhe tjera për koleksionet dhe sëmundjet gastrointestinale.

Ndërhyrje Muskuloskeletal

Injeksione, biopsi, ablacionet, trajtimi i dhimbjes dhe procedura të tjera të sistemit muskuloskeletor.

Ndërhyrje Torakale

Biopsi të mushkërisë, drenazhe pleurale, vendosje stentesh bronkiale dhe procedura të tjera torakale.

Biopsi

Biopsi të udhëhequra nga imazheria të organeve dhe indeve të ndryshme për diagnozë të saktë.

Drenazhe & Akses

Drenazhe abscesesh, vendosje kateterash venoze dhe arteriale për trajtime dhe koleksione të ndryshme.

Akses Venoz Qendror

Vendosje Porti, PICC dhe tjera për akses afatjatë vaskular.

Menaxhimi i Dhimbjes

Blloqë nervore, radiofrekuencë dhe teknika të tjera për menaxhimin e dhimbjes kronike.

dr. almir skana

Radiologjia intervenuese nuk është vetëm trajtim.
Është trajtim i drejtuar me imazheri.

Radiologjia intervenuese përdor ekografinë, CT-në dhe angiografinë për të drejtuar me precizion gjilpëra, kateterë dhe pajisje të tjera drejt zonës që kërkon trajtim. Kjo mundëson kryerjen e shumë procedurave përmes aksesit minimal, duke shmangur kirurgjinë e hapur kur është e mundur.

Në Dr. Skana Clinic, ekzaminimi vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, nga shqyrtimi i historisë klinike dhe imazherisë ekzistuese deri te përcaktimi i indikacionit dhe planifikimi i procedurës më të përshtatshme.

Procedura minimalisht invazive të drejtuara me imazheri

Precizion i lartë me fokus në siguri dhe rikuperim

Vlerësim dhe planifikim individual për çdo pacient

VLERËSIM I SPECIALIZUAR

Vlerësim i indikacionit dhe imazherisë përpara planifikimit të procedurës.

UDHËHEQJE IMAZHERIKE

Ekografi, CT ose angiografi sipas llojit të ndërhyrjes.

AKSES MINIMAL

Procedura përmes gjilpërave dhe kateterëve, pa kirurgji të hapur kur është e mundur.

NDJEKJE E PERSONALIZUAR

Planifikim para procedurës dhe rekomandime për ndjekjen pas saj.

Keni nevojë për vlerësim për një procedurë intervenuese?

Dërgoni ekzaminimet dhe raportet tuaja për

vlerësim ose rezervoni një konsultë për të

përcaktuar procedurën më të përshtatshme.

 

Scroll to Top