Opinion i Dytë
Qartësi. Besim. Vendimi i Duhur.
Si ekspert në imazheri mjekësore
dhe radiologji intervenuese,
Dr. Almir Skana, ju ofron
një opinion të pavarur që mund
të konfirmojë diagnozën tuaj,
të eksplorojë opsione alternative dhe
t’ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur.
Udhëtimi juaj me ne
1.Dërgoni
Ngarkoni imazhet dhe raportet tuaja mjekësore në mënyrë të sigurt.
2.Rishikojmë
Dr. Almir Skana rishikon ekzaminimin, dokumentacionin mjekësor.
3.Analizojmë
Ju do të merrni një opinion të dytë të detajuar me analizë të plotë.
4.Rekomandojmë
Ne ju ofrojmë rekomandime të qarta dhe orientim për hapat diagnostikë ose klinikë të mëtejshëm, kur indikohet.
5.Merrni Raportin
Ju do të merrni raportin e detajuar me opinionin dhe rekomandimet tona me email.
Kush e realizon opinionin e dytë në Dr. Skana Clinic?
Një opinion i dytë radiologjik nuk është thjesht një rishikim i raportit ekzistues. Ai përfshin rivlerësimin e plotë të imazheve origjinale DICOM, analizën e historisë klinike dhe krahasimin me ekzaminimet e mëparshme, kur ato janë të disponueshme.
Në Dr. Skana Clinic, opinionet e dyta radiologjike realizohen drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, i cili shqyrton në mënyrë të pavarur imazhet dhe dokumentacionin tuaj për të formuluar një vlerësim të dytë të argumentuar.
Rishikim i plotë i imazheve DICOM
Vlerësim në kontekstin klinik
Raport i pavarur dhe i strukturuar
Si realizohet një opinion i dytë mjekësor në Dr. Skana Clinic?
1. Kontakti dhe vlerësimi
Na kontaktoni dhe na tregoni shkurtimisht rastin tuaj dhe ekzaminimin që dëshironi të rivlerësohet.
2. Pagesa
Kryeni pagesën online në llogarinë tonë bankare ose drejtpërdrejt në klinikë.
3. Dërgimi i imazheve
Dërgoni imazhet në formatin origjinal DICOM përmes WeTransfer në drskanaclinic@gmail.com, ose sillni CD-në fizikisht në klinikë.
4. Anamneza dhe rishikimi
Dr. Almir Skana shqyrton historinë klinike, dokumentacionin dhe imazhet tuaja në mënyrë të detajuar.
5. Raporti përfundimtar
Përgatitet raporti i opinionit të dytë radiologjik, me përfundimet dhe rekomandimet përkatëse.
Çfarë Rishikojmë
Imazheri Neurologjike
MRI, CT i trurit, shtyllës kurrizore dhe sistemit nervor.
Imazheri e Toraksit
CT i toraksit, pleurës, mediastinit, mushkërive dhe zemrës.
Imazheri e Abdomenit
Mëlçia, veshkat, pankreasi, shpretka, zorrët dhe organet e barkut.
Imazheri Onkologjike
Stadifikimi i tumoreve dhe vlerësimi i përgjigjes ndaj trajtimit.
Imazheri e Sistemit Kockor dhe Muskulor
Kockat, nyjet, indet e buta, dëmtimet sportive dhe artriti.
Imazheri e Gjirit
Mamografi, ultratinguj, MRI e gjirit dhe vlerësimi i lezioneve.
Imazheri Gjinekologjike
Ultratinguj pelvik, endometriozë, mioma dhe patologji të tjera.
Imazheri Vaskulare
Doppler i enëve të gjakut arteriale dhe venoze, aneurizma dhe stenozë.
Imazheri Pediatrike
Vlerësim i sigurt dhe i saktë për fëmijë me protokolle të dedikuara.
Raste të Tjera
Për çdo lloj imazherie apo raporti për të cilin keni pasqartësi, kontaktoni drejtpërdrejt me Dr. Almir Skanën.
Pse Të Zgjidhni Dr. Skana Clinic?
Ekspertizë e Posaçme
Eksperiencë e gjerë në imazheri të avancuar dhe radiologji intervenuese.
E Saktë & e Besueshme
Analizë e kujdesshme me teknologji moderne dhe bazuar në literaturë të fundit.
E Sigurt & Konfidenciale
Të dhënat tuaja janë të mbrojtura dhe trajtohen me konfidencialitet të plotë.
E Shpejtë & e Përshtatshme
Merrni opinionin tuaj në kohë sa më të shkurtër, pa lëvizur nga shtëpia.
Keni nevojë për Opinion të Dytë?
Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar
të merrni vendime të informuara
për shëndetin tuaj.
