EKOGRAFI NË TIRANË
Diagnozë e saktë ku mund të besoni
Ekografi diagnostike dhe Doppler për të rritur
dhe fëmijë, me vlerësim dinamik, interpretim
mjekësor nga Dr. Almir Skana dhe raport të personalizuar.
SHËRBIME TË PLOTA EKOGRAFIKE
Pse Të Zgjidhni Dr. Skana Clinic?
Përsosmëri në Çdo Ekzaminim
Ekzaminim nga mjeku radiolog
Ekografia kryhet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana nga vlerësimi klinik deri tek raporti përfundimtar.
Vlerësim dinamik
Ekzaminimi përshtatet në kohë reale sipas gjetjeve dhe problematikave klinike.
Doppler sipas indikacionit
Kur është e nevojshme, ekzaminimi plotësohet me Color Doppler, Power Doppler dhe matje hemodinamike
Raport dhe orientim
Gjetjet përmblidhen në raport të qartë ekografik, me orientim të mëtejshëm kur indikohet.
Ekografia nuk është vetëm realizimi i imazheve.Është një ekzaminim dinamik.
Cilësia e një ekzaminimi ekografik varet jo vetëm nga aparatura, por edhe nga përvoja e mjekut, zgjedhja e sondës dhe e parametrave të përshtatshëm, vlerësimi dinamik dhe interpretimi i gjetjeve në kontekstin klinik.
Në Dr. Skana Clinic, ekzaminimi kryhet dhe interpretohet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, nga vlerësimi i indikacionit klinike deri te interpretimi dhe raporti përfundimtar.
Ekzaminim i kryer drejtpërdrejt nga mjeku radiolog
Vlerësim dinamik dhe Doppler sipas indikacionit
Raport i qartë dhe rekomandime të personalizuara
SI REALIZOHET EKOGRAFIA NË DR. SKANA CLINIC?
1. Kontakti dhe vlerësimi
Na tregoni simptomat, rekomandimin mjekësor ose arsyen e ekzaminimit.
2. Përcaktimi i ekzaminimit
Dr. Almir Skana përcakton llojin e ekografisë dhe protokollin më të përshtatshëm sipas indikacionit klinik.
3. Kryerja e ekografisë
Ekzaminimi kryhet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, me vlerësim dinamik të strukturave anatomike.
4. Doppler & vlerësim i detajuar
Kur indikohet, ekzaminimi plotësohet me Color Doppler, Power Doppler dhe matje hemodinamike.
5. Raporti dhe orientimi
Merrni raportin ekografik dhe, kur nevojitet, orientimin për ekzaminime ose hapa të mëtejshëm.
Keni nevojë për një ekzaminim ekografik?
Dr. Almir Skana dhe ekipi i tij janë këtu për t’ju ofruar kujdesin më të mirë.
