Kemoembolizimi
Transarterial (TACE)
TACE kombinon kimioterapinë dhe embolizimin për të ndërprerë furnizimin me gjak të tumorit dhe për të dërguar doza të larta medikamenti direkt te tumori.
Trajtim i Targetuar
Dërgon kimioterapinë direkt te tumori
përmes furnizimit të tij me gjak.
Minimale Invazive
Kryhet përmes një punksioni të vogël, pa
incizione të mëdha.
Zgjat Jetën
E provuar se përmirëson mbijetesën dhe
cilësinë e jetës te pacientët me kancer të mëlçisë.
E Sigurt & E Udhëhequr
Bllokon furnizimin me gjak të tumorit dhe
dërgon kimioterapi në të njëjtën kohë.
SI FUNKSIONON PROCEDURA
SI FUNKSIONON PROCEDURA
ÇFARË TË PRISNI & INFORMACION MBI PROCEDURËN
Aksesi
Një kateter futet përmes arteries femorale në rrëzë të kofshës.
Navigimi i Kateterit
Kateteri drejtohet drejt arteries hepatike që furnizon tumorin.
Dërgimi i Ilaçit
Kimioterapia e përzier me kontrast dërgohet direkt te tumori.
Embolizimi
Injeksionohen grimca embolizuese për të bllokuar furnizimin e tumorit me gjak.
Nekroza e Tumorit
Tumorit i hiqet fluksi i gjakut dhe ilaçet shkatërrojnë qelizat kancerogjene.
Ndjekja (Follow-Up)
Pacienti monitorohet dhe mund të planifikohen seanca të ripërsëritura nëse nevojitet.
Radiologjia intervenuese nuk është vetëm trajtim i tumorit.
Është trajtim lokoregjonal, direkt në furnizimin e tij arterial.
Kemoembolizimi transarterial (TACE – Transarterial Chemoembolization) është një procedurë minimalisht invazive e radiologjisë intervenuese që përdoret për trajtimin lokoregjonal të tumoreve të mëlçisë, veçanërisht të karcinomës hepatocelulare (HCC) në pacientë të përzgjedhur.
Përmes një aksesi të vogël arterial, kateterët dhe mikrokateterët avancohen nën kontroll angiografik deri në arteriet që furnizojnë tumorin. Në mënyrë selektive administrohet një agjent kimioterapeutik i kombinuar me materiale embolizuese, duke synuar njëkohësisht veprimin lokal të kimioterapisë dhe reduktimin e furnizimit arterial të tumorit.
Qëllimi është të arrihet një trajtim sa më i përqendruar në indin tumoral, duke kufizuar ekspozimin e parenkimës hepatike të shëndetshme dhe organizmit ndaj trajtimit kur kjo është teknikisht e mundur.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar karakteristikat e tumorit, funksionin hepatik, gjendjen klinike dhe ekzaminimet imazherike për të përcaktuar nëse TACE është pjesë e përshtatshme e strategjisë terapeutike.
Vlerësim individual i tumorit
dhe funksionit hepatik
Planifikim, kemoembolizim dhe
ndjekje imazherike pas
procedurës
Trajtim lokoregjonal selektiv
nën kontroll angiografik
SI REALIZOHET KEMOEMBOLIZIMI TRANSARTERIAL (TACE)?
1. Konsulta & vlerësimi
Rishikohen diagnoza, stadi i sëmundjes, funksioni hepatik, analizat laboratorike dhe ekzaminimet imazherike të fundit, zakonisht CT ose MRI e mëlçisë me kontrast.
2. Angiografia & Hartëzimi Arterial
Përmes një aksesi arterial realizohet angiografia e arterieve hepatike për të identifikuar anatominë vaskulare dhe degët që furnizojnë tumorin.
3. Kateterizimi Selektiv i Tumorit
Një mikrokateter avancohet në mënyrë selektive ose superselektive në degët arteriale që furnizojnë tumorin.
4. Kemoembolizimi
Përmes mikrokateterit administrohet trajtimi lokoregjonal. Sipas teknikës së zgjedhur mund të kryhet: TACE konvencionale (cTACE) ose TACE me mikrosfera të ngarkuara me medikament (DEB-TACE)
5. Monitorimi & Ndjekja
Pas përfundimit të trajtimit kryhet kontroll angiografik për të vlerësuar rezultatin e embolizimit.Pacienti monitorohet pas procedurës dhe kryhen analiza laboratorike për vlerësimin e funksionit hepatik.
Indikacionet
- Karcinoma hepatocelulare (HCC)
- Metastazat në mëlçi (kolorektale, neuroendokrine, etj.)
- Tumore të paresekueshme të mëlçisë
- Ure trajtuese deri në transplantim
- Ulja e stadiut para kirurgjisë
- Trajtim paliativ për kontrollin e rritjes së tumorit
Përfitimet
- Efekt i Lartë Lokal
- Ruan Indin e Shëndetshëm të Mëlçisë
- Spital Ditor ose Qëndrim i Shkurtër
- Mjekësi e Bazuar në Prova
Koha e Procedurës
60 – 120 minuta në varësi të kompleksitetit.
Qëndrimi në Spital
Dalje nga spitali brenda ditës në shumicën e rasteve.
Koha e Rikuperimit
Kthim në aktivitetet normale brenda 1 jave.
Efektet Anësore
Mund të shfaqet sindroma pas-embolizimit (ethje, dhimbje, të përziera të përkohshme)
Pse të Zgjidhni Dr. Skana Clinic?
- Radiolog intervenues ekspert
- Imazheri & teknologji e avancuar
- Kujdes i fokusuar te pacienti dhe siguria
- Diagnozë e plotë & planifikim trajtimi
