Embolizimi i Arterieve
të Prostatës (PAE)

pae

Një procedurë minimale invazive, me kateter, që redukton fluksin e gjakut në prostatë, duke lehtësuar simptomat e hiperplazisë beninje të prostatës (BPH).

Minimalisht Invazive

Pa kirurgji, pa anestezi gjenerale, punksion
i vogël në kyçin e dorës ose në rrëzë të kofshës.

Lehtësim Efektiv i Simptomave

Përmirëson fluksin e urinës, redukton
shpeshtësinë dhe urgjencën urinare.

Ruan Cilësinë e Jetës

Rrezik minimal për disfunksion seksual dhe
komplikime të tjera.

Rikuperim i Shpejtë

Shumica e pacientëve kthehen në shtëpi të
njëjtën ditë dhe i rikthehen aktiviteve normale
brenda pak ditësh.

SI FUNKSIONON PROCEDURA

SI FUNKSIONON PROCEDURA

INFORMACION MBI PROCEDURËN

Aksesi

Një kateter i vogël futet përmes arteries radiale (kyçi i dorës) ose femorale (rrëza e kofshës).

Navigimi

Kateteri drejtohet përmes arterieve drejt arterieve të prostatës.

Pozicionimi

Kateteri pozicionohet saktësisht në arterien e prostatës.

Embolizimi

Injektohen grimca mikroskopike për të bllokuar fluksin e gjakut drejt prostatës.

Reduktimi i Fluksit të Gjakut

Fluksi i gjakut në prostatë reduktohet, duke bërë që ajo të tkurret me kalimin e kohës.

Lehtësimi i Simptomave

Simptomat urinare përmirësohen gradualisht gjatë javëve ose muajve në vijim.

dr almir skana (3)

Radiologjia intervenuese nuk është vetëm trajtim i tumorit.
Është trajtim i synuar direkt në lezion.

Embolizimi i arterieve të prostatës (PAE – Prostatic Artery Embolization) është një procedurë minimalisht invazive që përdoret për trajtimin e simptomave urinare të shkaktuara nga hiperplazia beninje e prostatës (BPH).

Përmes një aksesi të vogël arterial, një mikrokateter avancohet nën kontroll angiografik deri në arteriet që furnizojnë prostatën. Më pas administrohen mikrosfera embolizuese që reduktojnë në mënyrë selektive furnizimin arterial të indit prostatik.

Qëllimi është reduktimi gradual i volumit të prostatës dhe përmirësimi i simptomave urinare, pa ndërhyrje kirurgjikale transuretrale në pacientë të përzgjedhur.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar simptomat, volumin e prostatës, PSA-në, ekzaminimet urologjike dhe imazherinë për të përcaktuar nëse PAE është alternativa e përshtatshme.

Vlerësim individual i
simptomave dhe anatomisë
prostatike

Planifikim, embolizim dhe ndjekje
pas procedurës

Trajtim endovaskular minimalisht
invaziv nën kontroll angiografik

SI REALIZOHET EMBOLIZIMI I ARTERIEVE TË PROSTATËS?

1. Vlerësimi

Vlerësohen simptomat urinare, PSA, volumi i prostatës, ekzaminimi urologjik dhe trajtimet e mëparshme.

2. Planifikimi Vaskular

CT angiografia ose imazheria tjetër e përshtatshme mund të përdoret për të vlerësuar anatominë komplekse të arterieve prostatike dhe për të planifikuar procedurën.

3. Aksesi Arterial

Përmes arteries radiale ose femorale vendoset një kateter, i cili avancohet drejt arterieve pelvike nën kontroll angiografik.

4. Embolizimi Selektiv

Arteriet prostatike kateterizohen me mikrokateter dhe administrohen mikrosfera embolizuese, duke synuar të reduktohet furnizimi arterial i prostatës duke ruajtur strukturat përreth.

5. Kontrolli & Ndjekja

Pas procedurës kontrollohet rezultati angiografik. Përmirësimi i simptomave dhe reduktimi i volumit prostatik vlerësohen gradualisht gjatë ndjekjes.

Indikacionet

Përfitimet

Rreziqet e Mundshme

Koha e Procedurës

60 – 90 minuta

Qëndrimi në Spital

Zakonisht dalje në të njëjtën ditë

Rikuperimi

Kthim në aktivitetet normale brenda 2 – 5 ditëve

Efektet

Simptomat përmirësohen gjatë javëve deri në muaj

Pse të Zgjidhni Dr. Skana Clinic?

  • Radiolog intervenues ekspert
  • Imazheri & teknologji e avancuar
  • Kujdes i fokusuar te pacienti dhe siguria
  • Diagnozë e plotë & planifikim trajtimi
  •  
Scroll to Top