Embolizimi i Tumorit
(TAE / TACE)
Embolizimi i tumorit është një procedurë minimale invazive që bllokon furnizimin me gjak të tumoreve, duke ngadalësuar ose ndaluar rritjen e tyre. Mvarësisht nga rasti, kryhet si TAE (vetëm embolizim) ose TACE (embolizim me kemoterapi).
Trajtim i Targetuar
Dërgon terapinë direkt te tumori duke
ruajtur indin e shëndetshëm.
Minimalisht Invaziv
Akses me kateter të vogël, pa incizion
kirurgjikal, qëndrim i shkurtër në spital.
I Ripërsëritshëm kur Nevojitet
Mund të përsëritet bazuar në përgjigjen dhe vlerësimin klinik.
Kontroll Efektiv i Tumorit
Redukton madhësinë e tumorit, simptomat
dhe rrezikun e progresionit.
SI FUNKSIONON PROCEDURA
SI FUNKSIONON PROCEDURA
INFORMACION MBI PROCEDURËN
1. Aksesi
Një kateter i vogël futet përmes arteries femorale.
2. Navigimi
Kateteri drejtohet përmes arterieve drejt enëve të gjakut që ushqejnë tumorin.
3. Angiografia
Kryhet imazheri për të identifikuar tumorin dhe furnizimin e tij me gjak.
4. Embolizimi
Grimcat embolike ± kemoterapia dërgohen në enët e gjakut të tumorit.
5. Bllokimi i Fluksit të Gjakut
Furnizimi me gjak i tumorit bllokohet, duke "izoluar" (pa ushqim) tumorin.
6. Përgjigja e Tumorit
Me kalimin e kohës, tumori tkurret dhe simptomat përmirësohen.
7. Ndjekja
Pacienti monitorohet me imazheri dhe vlerësim klinik.
Radiologjia intervenuese nuk është vetëm trajtim i tumorit.
Është trajtim selektiv përmes arterieve që e furnizojnë.
Embolizimi i tumoreve është një trajtim minimalisht invaziv që synon reduktimin ose ndërprerjen e furnizimit arterial të tumorit përmes kateterizimit selektiv të enëve që e ushqejnë.
Në TAE (Transarterial Embolization) administrohen materiale embolizuese që reduktojnë fluksin e gjakut drejt tumorit. Në TACE (Transarterial Chemoembolization) embolizimi kombinohet me administrimin lokal të një agjenti kimioterapeutik.
Qëllimi është kontrolli lokoregjonal i tumorit, reduktimi i vaskularizimit dhe përqendrimi i trajtimit në indin patologjik, duke ruajtur sa më shumë indet e shëndetshme përreth.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar tipin e tumorit, imazherinë, anatominë vaskulare dhe gjendjen klinike për të përcaktuar teknikën më të përshtatshme.
Vlerësim individual i tumorit
dhe furnizimit vaskular
Planifikim, embolizim dhe
ndjekje imazherike
Trajtim selektiv endovaskular nën
kontroll angiografik
SI REALIZOHET EMBOLIZIMI I TUMORIT TAE/TACE)?
1. Vlerësimi
Rishikohen diagnoza, analizat laboratorike dhe ekzaminimet si CT ose MRI për të përcaktuar numrin, përmasat dhe lokalizimin e tumoreve.
2. Angiografia
Hartëzohet anatomia arteriale dhe identifikohen degët që furnizojnë tumorin.
3. Aksesi Arterial
Përmes arteries radiale ose femorale vendoset një kateter, i cili avancohet drejt arterieve pelvike nën kontroll angiografik.
4. Embolizimi Selektiv
Administrohen materiale embolizuese ose, në TACE, kombinimi i embolizimit me terapi lokale antitumorale.
5. Kontrolli & Ndjekja
Pas përfundimit të procedurës kryhet angiografi kontrolli për të vlerësuar rezultatin e embolizimit dhe qarkullimin e mbetur në territorin tumoral.
Indikacionet
- Karcinoma hepatocelulare (HCC)
- Metastazat në mëlçi (kolorektale, neuroendokrine, etj.)
- Tumore renale
- Metastazat në kocka (me dhimbje ose rrezik të lartë)
- Tumore të tjera hipervaskulare
- Kontroll paliativ i simptomave
Përfitimet
- Alternativë minimale invazive ndaj kirurgjisë
- Ruan indin e shëndetshëm
- Redukton madhësinë e tumorit dhe simptomat
- Mund të kombinohet me terapi të tjera
- Kohë e shkurtër rikuperimi
- Përmirëson cilësinë e jetës
Rreziqet e Mundshme
- Sindroma pas-embolizimit (dhimbje, ethe, të përziera)
- Gjakderdhje ose hematomë në vendin e aksesit
- Infeksion (i rrallë)
- Embolizim jashtë objektivit (non-target embolization - komplikime të rralla)
- Reaksion alergjik ndaj kontrastit (i rrallë)
Koha e Procedurës
60 – 120 minuta
Qëndrimi në Spital
Zakonisht 1 natë (vëzhgim)
Rikuperimi
Kthim në aktivitetet normale brenda 3 – 7 ditëve
Shkalla e Suksesit
Sukses i lartë teknik dhe përgjigje klinike
Pse të Zgjidhni Dr. Skana Clinic?
- Radiolog intervenues ekspert
- Imazheri & teknologji e avancuar
- Kujdes i fokusuar te pacienti dhe siguria
- Diagnozë e plotë & planifikim trajtimi
