Tumoret e trupit karotid (Paragangliomat)
Tumoret e trupit karotid (paragangliomat) janë tumore të rralla, zakonisht beninje, që zhvillohen nga qelizat paraganglionare në bifurkacionin e arteries karotide. Ato rriten ngadalë dhe mund të shkaktojnë simptoma për shkak të presionit mbi strukturat përreth
Çfarë janë tumoret e trupit karotid?
Janë tumore që origjinojnë nga trupat karotidë, të vendosur në bifurkacionin e arteries karotide. Më shumë se 90% janë beninje dhe rriten ngadalë.
Simptomat
Masë e dukshme ose e prekshme në qafë
Zhurmë në vesh (tinitus), veçanërisht pulsuese
Dhimbje koke
Ndjesi shtypjeje në fyt
Vështirësi në gëlltitje ose në lëvizjen e gjuhës
Ngjirje e zërit
Diagnostikimi
Trajtimi kryesor është heqja kirurgjikale e tumorit. Para ndërhyrjes, në raste të përzgjedhura, mund të kryhet embolizimi endovaskular për të reduktuar furnizimin me gjak të tumorit dhe rrezikun e gjakderdhjes gjatë operacionit.
Trajtimi
Prognoza
Prognoza është përgjithësisht shumë e mirë. Tumoret beninje kanë shkallë të lartë shërimi pas trajtimit kirurgjikal. Ndjekja periodike me imazheri ndihmon në vlerësimin e rezultateve dhe zbulimin e një rikthimi të mundshëm.
Diagnostikimi i saktë përcakton shtrirjen dhe trajtimin
Vlerësimi i paragangliomave të kokës dhe qafës me CT, MRI, angiografi dhe radiologji intervenuese.
Paragangliomat e kokës dhe qafës janë tumore të rralla, zakonisht me rritje të ngadaltë dhe shumë të vaskularizuara, që zhvillohen nga indi paraganglionar. Ato mund të lokalizohen në zona të ndryshme, përfshirë trupin karotid, regjionin jugular dhe vagal.
Imazheria është thelbësore për të përcaktuar lokalizimin, përmasat, vaskularizimin dhe raportin e tumorit me enët e gjakut dhe strukturat përreth. CTA dhe MRA ndihmojnë në karakterizimin e lezionit, ndërsa angiografia mund të përdoret për vlerësimin vaskular dhe planifikimin e trajtimit endovaskular.
Vlerësimi përcakton madhësinë, shtrirjen dhe vaskularizimin e tumorit, si dhe raportin e tij me enët dhe strukturat anatomike përreth.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim endovaskular të drejtuar me imazheri.
Vlerësim individual klinik
dhe imazherik
CT, MRI dhe angiografi
sipas indikacionit
Vlerësim për embolizim
paraoperator kur nevojitet
SI VLERËSOHEN PARAGANGLIOMAT E KOKËS DHE QAFËS?
1. Vlerësimi Klinik
Vlerësohen simptomat, lokalizimi i masës dhe historia klinike, për të orientuar ekzaminimet dhe vlerësimin e mëtejshëm.
2. CT dhe MRI
Përcaktohen lokalizimi, përmasat dhe shtrirja e tumorit, si dhe marrëdhënia e tij me strukturat vaskulare dhe nervore përreth.
3. Vlerësimi Vaskular
CT/MR angiografia ose, kur indikohet, angiografia me kateter ndihmon në identifikimin e arterieve që furnizojnë tumorin dhe karakterizimin e vaskularizimit të tij.
4. Vlerësimi për Trajtim
Të dhënat klinike dhe imazherike përdoren për të përcaktuar strategjinë e përshtatshme, e cila mund të përfshijë monitorim, kirurgji, radioterapi ose trajtim endovaskular, sipas rastit.
5. Embolizimi dhe Monitorimi
Në raste të përzgjedhura, embolizimi paraoperator mund të përdoret për të reduktuar furnizimin me gjak të tumorit përpara ndërhyrjes kirurgjikale. Më pas kryhet ndjekja klinike dhe imazherike.
Keni diagnozë ose dyshim për paragangliomë të kokës dhe qafës?
Merrni një vlerësim të specializuar për të
përcaktuar karakteristikat e lezionit,
ekzaminimet e nevojshme dhe mundësinë
e trajtimit endovaskular kur indikohet.
