Obstruksioni i Rrugëve
Qendrore të Frymëmarrjes
Obstruksioni i rrugëve qendrore të frymëmarrjes ndodh kur trakeja ose bronket kryesore bllokohen pjesërisht ose plotësisht nga një masë tumorale, ngushtim (stenozë), kompresion i jashtëm ose trup i huaj. Kjo gjendje mund të shkaktojë simptoma të rënda respiratore dhe kërkon vlerësim të shpejtë dhe trajtim të përshtatur.
Çfarë është obstruksioni i rrugëve qendrore të frymëmarrjes?
Është ngushtimi ose bllokimi i trakesë apo bronkeve kryesore. Shkaqet mund të përfshijnë masa tumorale, stenoza beninje ose malinje, kompresion të jashtëm nga ganglionet apo enët e gjakut, si dhe trupa të huaj.
Simptomat
Dispne (vështirësi në frymëmarrje)
Stridor (frymëmarrje me zhurmë)
Kollë e vazhdueshme
Hemoptizi (gjak në sputum)
Infeksione të përsëritura respiratore
Ulje e tolerancës ndaj aktivitetit fizik
Ndjesi mbytjeje
Diagnostikimi
Bronkoskopi diagnostike për vlerësim të drejtpërdrejtë dhe marrje biopsie
Spirometri dhe analiza të gazometrisë, sipas nevojës
Trajtimi
Heqjen e trupit të huaj
Vendosjen e një stenti endobronkial
Dilatimin e stenozës
Trajtimin me lazer ose terapi fotodinamike
Radioterapi
Kimioterapi
Trajtim kirurgjikal
Parandalimi dhe prognoza
Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i shkakut themelor përmirësojnë cilësinë e jetës dhe zvogëlojnë rrezikun e komplikacioneve. Prognoza varet nga shkaku i obstruksionit, shkalla e bllokimit dhe përgjigjja ndaj trajtimit.
Diagnostikimi i saktë përcakton shkakun dhe trajtimin
Vlerësimi i obstruksionit të rrugëve qendrore të frymëmarrjes me CT, bronkoskopi dhe imazheri të avancuar torakale.
Obstruksioni i rrugëve qendrore të frymëmarrjes është ngushtimi ose bllokimi i trakesë apo bronkeve kryesore, që mund të shkaktohet nga tumore, stenoza, kompresioni nga strukturat përreth ose shkaqe të tjera. Mund të shfaqet me gulçim, kollë, stridor ose infeksione respiratore të përsëritura.
CT e toraksit ndihmon në përcaktimin e lokalizimit, shkallës dhe shkakut të obstruksionit dhe në planifikimin e trajtimit.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim minimalisht invaziv të drejtuar me imazheri.
Vlerësim individual klinik
dhe respirator
CT e toraksit sipas
indikacionit
Vlerësim për trajtim intervenues kur nevojitet
SI VLERËSOHET OBSTRUKSIONI I RRUGËVE QENDRORE TË FRYMËMARRJES?
1. Vlerësimi Klinik
Vlerësohen gulçimi, kolla, stridori dhe simptomat respiratore, si dhe historia klinike dhe shkaku i mundshëm i obstruksionit.
2. CT e Toraksit
CT përcakton lokalizimin, gjatësinë dhe shkallën e ngushtimit, si dhe marrëdhënien e tij me strukturat përreth.
3. Identifikimi i Shkakut
Imazheria ndihmon në dallimin e masave tumorale, stenozave, kompresionit të jashtëm ose patologjive të tjera që mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.
4. Bronkoskopia
Kur indikohet, bronkoskopia mundëson vlerësimin e drejtpërdrejtë të rrugëve të frymëmarrjes, marrjen e biopsisë dhe planifikimin e trajtimit.
5. Trajtimi dhe Monitorimi
Në varësi të shkakut dhe shkallës së obstruksionit mund të nevojiten procedura bronkoskopike, vendosje stenti ose trajtime të tjera të specializuara, të shoqëruara me monitorim imazherik.
Keni diagnozë ose dyshim për obstruksion të rrugëve qendrore të frymëmarrjes?
Merrni një vlerësim të specializuar për të
përcaktuar lokalizimin dhe shkakun e
obstruksionit dhe për të orientuar
trajtimin e përshtatshëm.
