Noduset dhe Masat
Pulmonare
Noduset dhe masat pulmonare janë gjetje të zakonshme në ekzaminimet imazherike të kraharorit. Ato mund të jenë beninje, malinje ose me origjinë inflamatore. Vlerësimi i madhësisë, formës, lokalizimit, rritjes në kohë dhe karakteristikave imazherike ndihmon në përcaktimin e rrezikut dhe në zgjedhjen e trajtimit të duhur.
Çfarë janë noduset dhe masat pulmonare?
Janë formacione të lokalizuara në mushkëri, të cilat mund të zbulohen rastësisht ose gjatë vlerësimit të simptomave respiratore. Noduset pulmonare kanë diametër deri në 3 cm, ndërsa lezionet më të mëdha se 3 cm klasifikohen si masa pulmonare.
Simptomat
Shpesh janë asimptomatike. Kur shfaqen simptoma, ato mund të përfshijnë:
Kollë të thatë ose produktive
Hemoptizi (gjak në sputum)
Dhimbje në kraharor
Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje
Humbje të pashpjegueshme në peshë
Lodhje
Infeksione të përsëritura respiratore
Diagnostikimi
Krahasimi me ekzaminimet e mëparshme për të vlerësuar ndryshimet në kohë
PET-CT për vlerësimin e aktivitetit metabolik të lezioneve të përzgjedhura
Trajtimi
Trajtim të shkakut infektiv ose inflamator
Rezeksion kirurgjikal në rastet me dyshim të lartë për malignitet
Trajtim onkologjik të personalizuar kur konfirmohet një sëmundje malinje
Parandalimi dhe prognoza
Ndërprerja e duhanit, kontrolli i ekspozimit ndaj substancave të dëmshme, trajtimi i infeksioneve dhe ndjekja e rregullt mjekësore ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut. Prognoza varet nga natyra e lezionit, madhësia, përhapja dhe zbulimi i hershëm.
Diagnostikimi i saktë përcakton natyrën dhe trajtimin
Vlerësimi i noduseve dhe masave pulmonare me CT, PET/CT dhe procedura të drejtuara me imazheri.
Noduset dhe masat pulmonare janë formacione jonormale të evidentuara në mushkëri, të cilat mund të jenë beninje ose malinje. Ato shpesh zbulohen rastësisht në imazheri, por karakteristikat e tyre kërkojnë vlerësim për të përcaktuar rrezikun për malignitet dhe nevojën për ekzaminime të mëtejshme.
CT e toraksit ndihmon në vlerësimin e përmasave, lokalizimit dhe karakteristikave të lezionit, ndërsa në raste të përzgjedhura mund të nevojitet PET/CT ose biopsi e drejtuar me imazheri.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose procedura diagnostike dhe terapeutike të drejtuara me imazheri.
Vlerësim individual klinik
dhe imazherik
CT dhe PET/CT sipas
indikacionit
Vlerësim për biopsi të
drejtuar me imazheri
SI VLERËSOHEN NODULET DHE MASAT PULMONARE?
1. Vlerësimi Klinik
Vlerësohen simptomat, historia e duhanpirjes, mosha dhe faktorët e tjerë të rrezikut, së bashku me ekzaminimet e mëparshme.
2. CT e Toraksit
CT përcakton madhësinë, lokalizimin, formën dhe karakteristikat e nodusit ose masës, si dhe marrëdhënien me strukturat përreth.
3. PET/CT
Kur indikohet, PET/CT ndihmon në vlerësimin metabolik të lezionit dhe kërkimin e përhapjes së mundshme, veçanërisht kur ekziston dyshim për malignitet.
4. Biopsia
Në raste të përzgjedhura mund të kryhet biopsi perkutane e drejtuar me CT, për marrjen e materialit dhe përcaktimin e diagnozës histopatologjike.
5. Monitorimi dhe Trajtimi
Sipas karakteristikave dhe rezultateve përcaktohet nevoja për monitorim periodik me CT, biopsi ose trajtim të mëtejshëm, në bashkëpunim me ekipin multidisiplinar.
Ju është zbuluar një nodus ose masë pulmonare?
Merrni një vlerësim të specializuar për të
përcaktuar karakteristikat e lezionit,
nevojën për monitorim dhe, kur
indikohet, biopsi të drejtuar me imazheri.
