Varikocela e Venave
Ovarike
Varikocela e venave ovarike është zgjerimi patologjik i venave ovarike dhe pelvike, shpesh i shoqëruar me refluks venoz. Mund të jetë pjesë e sindromës së kongjestionit pelvik dhe të shkaktojë dhimbje kronike në pjesën e poshtme të abdomenit dhe pelvis. Ekografia Doppler, CT/MR venografia dhe venografia ndihmojnë në diagnostikim dhe planifikimin e trajtimit.
Në pacientet e përzgjedhura, embolizimi i venave ovarike ofron një alternativë minimalisht invazive ndaj kirurgjisë.
Çfarë është varikocela e venave ovarike?
Varikocela e venave ovarike është zgjerimi dhe pamjaftueshmëria e venave ovarike dhe pelvike, e shoqëruar shpesh me kthim jonormal të gjakut (refluks venoz).
Rritja e presionit venoz mund të shkaktojë kongjestion të venave të legenit dhe dhimbje kronike pelvike.
Cilat janë simptomat?
Dhimbje kronike ose ndjesi rëndese në pelvis
Dhimbje që përkeqësohet gjatë qëndrimit të gjatë në këmbë
Dhimbje ose rëndesë në fund të ditës
Dhimbje gjatë ose pas marrëdhënieve seksuale
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
Dhimbje që mund të përkeqësohet para ose gjatë menstruacioneve
Varice vulvare, perineale ose të gjymtyrëve të poshtme në disa raste
Ndjesi presioni ose fryrjeje në pelvis
Shkaqet & Faktorët e Rrezikut
Pamjaftueshmëri e valvulave venoze
Refluks në venat ovarike
Shtatzëni të shumta
Zgjerim i venave pelvike pas shtatzënive
Ndryshime hormonale
Predispozicion anatomik ose familjar
Kompresion i venës renale të majtë (Sindroma Nutcracker) në raste të caktuara
Kompresione të tjera venoze pelvike
Faktorë që favorizojnë hipertensionin venoz pelvik
Diagnostikimi
Ekografi Doppler transvaginale për vlerësimin e venave pelvike dhe refluksit➔
Ekografi Doppler transabdominale sipas rastit➔
CT venografi për vlerësimin anatomik të sistemit venoz➔
MR venografi në raste të përzgjedhura➔
Venografi për konfirmimin e refluksit dhe planifikimin e embolizimit➔
Vlerësim për shkaqe të tjera të dhimbjes kronike pelvike
Trajtimi
Aksesi realizohet përmes një vene periferike
Kateteri drejtohet drejt venës ovarike të prekur
Kateteri drejtohet drejt venës ovarike të prekur
Venat patologjike mbyllen me spirale (coils) dhe/ose agjentë embolizues
Reduktohet refluksi dhe presioni në venat pelvike
Procedura kryhet nën udhëheqje fluoroskopike
Nuk kërkon kirurgji të hapur
Përfitimet
Reduktim i dhimbjes kronike pelvike
Procedurë minimalisht invazive
Pa prerje kirurgjikale
Qëndrim i shkurtër në spital
Rikuperim relativisht i shpejtë
Rikthim më i shpejtë në aktivitetet e përditshme
Trajtim i drejtpërdrejtë i refluksit venoz
Përmirësim i cilësisë së jetës
Kujdesi pas Procedurës
Aktivitet i lehtë gjatë ditëve të para
Shmangie e ushtrimeve dhe ngritjes së peshave për disa ditë
Analgjezikë sipas rekomandimit mjekësor
Kujdes i vendit të aksesit vaskular
Kontroll klinik pas procedurës
Ekografi Doppler ose imazheri tjetër sipas indikacionit
Rivlerësim i simptomave gjatë javëve dhe muajve në vazhdim
Ndikimi në Fertilitet
Lidhja midis variceve ovarike, sindromës së kongjestionit pelvik dhe fertilitetit është komplekse. Embolizimi kryhet kryesisht për kontrollin e simptomave dhe refluksit venoz, jo si trajtim standard i infertilitetit.
Te pacientet që dëshirojnë shtatzëni, vendimi për trajtim duhet të merret individualisht në bashkëpunim me gjinekologun dhe radiologun intervenues.
Prognoza
Shumica e pacienteve të përzgjedhura mirë për embolizim kanë përmirësim të ndjeshëm të dhimbjes dhe cilësisë së jetës. Përmirësimi mund të jetë gradual gjatë javëve ose muajve pas procedurës.
Në një pjesë të rasteve simptomat mund të vazhdojnë ose të rikthehen dhe mund të kërkohet rivlerësim i venave ovarike dhe pelvike.
Diagnostikimi i saktë përcakton shkallën dhe trajtimin
Vlerësimi i varikocelës së venave ovarike me Eko-Doppler, CT/MR venografi dhe radiologji intervenuese.
Varikocela e venave ovarike karakterizohet nga zgjerimi dhe insuficienca e venave ovarike, duke shkaktuar refluks dhe grumbullim të gjakut në venat e pelvisit. Mund të shoqërohet me dhimbje kronike pelvike, ndjesi rëndese, dhimbje pas marrëdhënieve seksuale dhe variçe pelvike.
Eko-Doppler dhe CT/MR venografia ndihmojnë në identifikimin e venave të zgjeruara dhe refluksit venoz, si dhe në planifikimin e trajtimit.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim endovaskular të drejtuar me imazheri.
Vlerësim individual klinik
dhe vaskular
Eko-Doppler dhe CT/MR
venografi sipas indikacionit
Vlerësim për embolizim të venave ovarike
SI VLERËSOHET VARIKOCELA E VENAVE OVARIKE?
1. Vlerësimi Klinik
Vlerësohen dhimbja kronike pelvike, ndjesia e rëndesës dhe faktorët që përkeqësojnë simptomat, si qëndrimi i zgjatur në këmbë.
2. Eko-Doppler
Eko-Doppleri ndihmon në identifikimin e venave pelvike të zgjeruara dhe refluksit venoz, si dhe në vlerësimin e drejtimit të qarkullimit të gjakut.
3. CT / MR Venografia
Mundëson vlerësimin e detajuar të venave ovarike dhe pelvike, diametrit të tyre dhe anatomisë së sistemit venoz.
4. Venografia
Kur indikohet, venografia me kateter konfirmon refluksin venoz dhe përcakton venat përgjegjëse për simptomat.
5. Embolizimi dhe Monitorimi
Në paciente të përzgjedhura mund të kryhet embolizimi endovaskular i venave ovarike, me qëllim mbylljen e venave insuficiente dhe reduktimin e kongjestionit pelvik.
Keni dhimbje kronike pelvike ose variçe të venave pelvike?
Merrni një vlerësim të specializuar për të
përcaktuar praninë e refluksit në venat
ovarike dhe mundësinë e trajtimit
endovaskular minimalisht invaziv.
