Vendosja e PICC
në Pediatri
PICC (Peripherally Inserted Central Catheter) është një kateter i gjatë që futet në një venë të krahut dhe avancon deri në venën e madhe (qendrore) pranë zemrës.
Përdoret për terapi afatgjatë, medikamente, lëngje intravenoze, ushqyerje parenterale dhe marrje gjaku.
Çfarë është PICC Line?
PICC është një kateter i butë dhe i gjatë që futet në një venë të krahut (zakonisht në pjesën e sipërme) dhe avancon deri në venën e madhe pranë zemrës.
Kurse përdoret?
Përdoret për administrim të medikamenteve, lëngjeve intravenoze, antibiotikëve, ushqyerjes parenterale, kemoterapisë ose marrjes së gjakut për periudha të gjata.
Si kryhet procedura?
Procedura kryhet në kushte sterile, nën guidë ultratinguj për punktimin e venës dhe me kontroll radiologjik (EKG) për pozicionimin e saktë të kateterit.
A është e sigurt për fëmijët?
Po. PICC line është e sigurt dhe e mirë toleruar tek foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët. Përdoren kateterë të posaçëm pediatrikë dhe teknikë atraumatike.
Avantazhet e PICC Line
Më pak dhimbje dhe punktime të përsëritura
Qasje afatgjatë dhe e besueshme venoze
Lehtëson trajtimin në spital dhe në shtëpi
Mund të përdoret për marrje gjaku
Kujdesi pas vendosjes
Kateteri mbahet i pastër dhe i thatë.
Fasha ndryshohet sipas protokollit.
Shmangni lagien dhe tërheqjen e kateterit.
Raportoni skuqje, ënjtje ose dhimbje.
Komplikacionet e mundshme (të rralla)
Infeksion, trombozë ose bllokim i kateterit. Me teknikë të duhur dhe kujdes të mirë, risku i komplikacioneve është shumë i ulët.
Kohëzgjatja e përdorimit
PICC line mund të qëndrojë për javë deri në muaj, në varësi të nevojës së trajtimit dhe gjendjes së fëmijës.
Vendosja e saktë siguron akses venoz të qëndrueshëm dhe të sigurt
Vendosja e PICC në pediatri me guidë ekografike dhe kontroll imazherik të pozicionit.e të drejtuara me imazheri.
PICC është një kateter venoz qendror i futur nëpërmjet një vene periferike, i përdorur te fëmijët që kanë nevojë për akses venoz afatmesëm ose afatgjatë. Mund të përdoret për antibiotikë, kimioterapi, ushqyerje parenterale, medikamente intravenoze ose terapi të tjera të zgjatura.
Ekografia ndihmon në zgjedhjen e venës dhe vendosjen e sigurt të kateterit, ndërsa kontrolli imazherik konfirmon pozicionin e majës së tij.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për vendosjen e PICC dhe teknikën më të përshtatshme të drejtuar me imazheri.
Vlerësim individual i
aksesit venoz
Vendosje me guidë
ekografike
Kontroll i pozicionit të kateterit
SI KRYHET VENDOSJA E PICC NË PEDIATRI?
1. Vlerësimi Para Procedurës
Vlerësohen indikacioni, mosha dhe pesha e fëmijës, terapia e planifikuar dhe gjendja e sistemit venoz.
2. Zgjedhja e Venës
Me ndihmën e ekografisë identifikohet vena më e përshtatshme për vendosjen e kateterit.
3. Vendosja e PICC
Kateteri futet në mënyrë sterile përmes venës periferike dhe avancohet drejt qarkullimit venoz qendror.
4. Kontrolli i Pozicionit
Pozicioni i majës së kateterit konfirmohet me metodën imazherike të përshtatshme, përpara përdorimit të tij.
5. Kujdesi dhe Monitorimi
Pas vendosjes monitorohet funksioni i kateterit, vendi i hyrjes dhe shenjat e mundshme të komplikacioneve, si infeksioni, tromboza ose keqpozicionimi.
Fëmija ka nevojë për akses venoz afatgjatë ose terapi intravenoze të zgjatur?
Vendosja e PICC mund të sigurojë akses venoz
të qëndrueshëm dhe të kontrolluar, duke
reduktuar nevojën për shpime të
përsëritura periferike.
