Vendosja e Tubit të
Gastrostomisë (G-Tube)
Gastrostomy Tube (G-Tube) është një tub i vendosur direkt në stomak përmes murit të abdomenit, që siguron ushqim, lëngje dhe medikamente tek fëmijët që nuk mund të ushqehen mjaftueshëm përmes gojës.
Procedura kryhet zakonisht nën guidë radiologjike (fluoroskopi) ose endoskopike, është e sigurt, minimalisht invazive dhe ofron ushqyerje të sigurt afatgjatë.
Çfarë është G-Tube?
Gastrostomy Tube (G-Tube) është një tub i vendosur në stomak përmes murit të barkut (gastrostomi) për të siguruar ushqim, lëngje dhe medikamente.
Kush ka nevojë për G-Tube?
Fëmijët që kanë vështirësi në gëlltitje, çrregullime neurologjike, sëmundje kronike, mosrritje në peshë ose kequshqyerje.
Si kryhet procedura?
Procedura kryhet nën sedacion të lehtë ose anestezi të përgjithshme dhe nën guidë radiologjike (fluoroskopi) ose endoskopike.
A është e sigurt për fëmijët?
Po. Është një procedurë e sigurt, minimalisht invazive, me komplikacione shumë të rralla kur kryhet nga specialistë me përvojë.
Avantazhet e G-Tube
Ushqyerje e sigurt dhe e mjaftueshme
Administrim i lehtë i lëngjeve dhe medikamenteve
Më pak aspirim dhe probleme me mushkëritë
Mbështet rritjen, zhvillimin dhe imunitetin
Mund të përdoret afatgjatë dhe është i lehtë për t’u menaxhuar
Kujdesi pas procedurës
Zona përreth tubit mbahet e pastër dhe e thatë. Ekipi jonë ju udhëzon për ushqyerjen, larjen e tubit dhe kujdesin e përditshëm në shtëpi.
Komplikacionet e mundshme (të rralla)
Infeksion lokal, rrjedhje përreth tubit, bllokim i tubit, zhvendosje e tubit. Monitorohen dhe trajtohen lehtësisht.
Kohëzgjatja e përdorimit
G-Tube mund të përdoret për muaj, vite ose përkohësisht, sipas nevojës së fëmijës dhe rekomandimit të mjekut.
Vendosja e saktë siguron ushqyerje enterale të qëndrueshme
Vendosja e tubit të gastrostomisë në pediatri me guidë imazherike dhe teknikë minimalisht invazive.
Tubi i gastrostomisë është një kateter që vendoset direkt në stomak përmes murit abdominal, duke siguruar ushqyerje enterale te fëmijët që nuk mund të marrin ushqim të mjaftueshëm nga goja. Mund të përdoret në raste me çrregullime neurologjike, probleme të gëlltitjes, sëmundje kronike ose nevojë për ushqyerje afatgjatë.
Ekografia, fluoroskopia ose teknika të tjera imazherike ndihmojnë në planifikimin dhe realizimin e sigurt të procedurës.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për vendosjen e gastrostomisë dhe teknikën më të përshtatshme të drejtuar me imazheri.
Vlerësim individual para
procedurës
Vendosje me guidë
imazherike
Kontroll i pozicionit dhe funksionit të tubit
SI KRYHET VENDOSJA E TUBIT TË GASTROSTOMISË NË PEDIATRI?
1. Vlerësimi Para Procedurës
Vlerësohen indikacioni, gjendja ushqyese, anatomia abdominale dhe gjendja e përgjithshme e fëmijës.
2. Planifikimi me Imazheri
Përcaktohet pozicioni i stomakut dhe rruga më e sigurt e aksesit, duke shmangur strukturat përreth.
3. Vendosja e Tubit
Tubi vendoset në stomak me teknikë perkutane minimalisht invazive, nën guidë imazherike dhe kushte sterile.
4. Kontrolli i Pozicionit
Pas vendosjes konfirmohen pozicioni dhe funksioni i tubit, përpara fillimit të ushqyerjes sipas protokollit klinik.
5. Kujdesi dhe Monitorimi
Monitorohen vendi i gastrostomisë, funksioni i tubit dhe shenjat e mundshme të komplikacioneve, si infeksioni, rrjedhja ose bllokimi.
Fëmija ka nevojë për ushqyerje enterale
afatgjatë?
Vendosja e gastrostomisë mund të sigurojë akses të qëndrueshëm për ushqyerje dhe administrim medikamentesh, duke reduktuar nevojën për sonda të përsëritura nazogastrike.
