Efuzioni Pleural

efuzioni pleural

Efuzioni pleural është grumbullimi i lëngut në hapësirën pleurale (midis mushkërisë dhe murit të kraharorit). Mund të prekë një ose të dy mushkëritë dhe ka shkaqe të ndryshme.

Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i saktë ndihmojnë në lehtësimin e simptomave dhe trajtimin e shkakut themelor.

 

 

Çfarë është efuzioni pleural ?

Efuzioni pleural është grumbullimi jonormal i lëngut në hapësirën pleurale, midis mushkërisë dhe murit të kraharorit. Mund të jetë transudat ose eksudat.

Cilat janë shenjat dhe simptomat?

Frymëmarrje e vështirësuar, gulçim, dhimbje gjoksi, kollë, lodhje, ethe, rënie e oreksit dhe ndjesi rëndese në gjoks.

Si diagnostikohen?

Ekografia torakale është metoda e parë e zgjedhjes. ➜

X-ray dhe CT toraksi përdoren për vlerësim më të detajuar.➜

Analiza e lëngut pleural ndihmon në përcaktimin e shkakut.➜

Çfarë e shkakton?

Infeksione (pneumoni, TB), sëmundje inflamatore, sëmundje kardiake, sëmundje renale/hepatike, trauma, tumore ose pas operacioneve.

 

Si trajtohen?

Trajtimi i shkakut bazë (antibiotikë, anti-TB, terapi diuretike, etj.)

Drenazh pleural (toracentezë) në rast dyshimi, infeksioni ose lëngut të bollshëm

Drenazh me kateter (chest tube) në rast efuzioni të madh ose komplikacioneve

Monitorim i afërt klinik, laboratorik dhe imazherik

A është serioze?

Varet nga shpejtësia e zhvillimit dhe shkaku. Trajtimi në kohë redukton rrezikun e komplikacioneve si infeksioni, kolapsi pulmonar ose insuficienca respiratore.

A mund të kthehen pas trajtimit?

Po, nëse shkaku themelor nuk trajtohet plotësisht. Prandaj është i rëndësishëm monitorimi dhe ndjekja mjekësore.

Prognoza

Zakonisht e mirë kur trajtohet shpejt dhe saktë. Varet nga shkaku dhe përgjigjja ndaj trajtimit.

dr slmir skana

Diagnostikimi i saktë përcakton shkakun dhe trajtimin
Vlerësimi i efuzionit pleural me radiografi, ekografi, CT dhe procedura të drejtuara me imazheri.

Efuzioni pleural është grumbullimi jonormal i lëngut në hapësirën pleurale, midis mushkërisë dhe murit të kraharorit. Mund të lidhet me infeksione, insuficiencë kardiake, sëmundje malinje ose procese të tjera inflamatore, dhe mund të shkaktojë gulçim, dhimbje gjoksi ose kollë.

Ekografia dhe CT ndihmojnë në përcaktimin e sasisë, lokalizimit dhe karakteristikave të lëngut, si dhe në planifikimin e drenimit kur ai është i nevojshëm.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose drenim të drejtuar me imazheri.

Vlerësim individual klinik
dhe torakal

Ekografi, radiografi ose
CT sipas indikacionit

Toracentezë ose drenim kur nevojitet

SI VLERËSOHET EFUZIONI PLEURAL?

1. Vlerësimi Klinik

Vlerësohen gulçimi, dhimbja e gjoksit, kolla dhe simptomat shoqëruese, së bashku me historinë mjekësore.

2. Radiografia e Toraksit

Ndihmon në identifikimin e pranisë dhe shtrirjes së lëngut pleural, si dhe të ndryshimeve të tjera pulmonare.

3. Ekografia dhe CT

Ekografia vlerëson sasinë dhe karakteristikat e lëngut, ndërsa CT ndihmon në përcaktimin e shkakut dhe ndryshimeve të strukturave përreth.

4. Vlerësimi për Toracentezë

Kur indikohet, mund të kryhet marrje e lëngut pleural për analiza diagnostike dhe lehtësim të simptomave.

5. Drenimi dhe Monitorimi

Në raste të përzgjedhura mund të kryhet vendosja e drenit pleural nën guidë imazherike, e ndjekur nga monitorimi klinik dhe imazherik.

Keni diagnozë ose dyshim për efuzion pleural?

Merrni një vlerësim të specializuar për të përcaktuar shkakun, sasinë e lëngut dhe nevojën për toracentezë ose drenim minimalisht invaziv.

 

 

Scroll to Top