Tumoret Neuroendokrine
të Pankreasit (NETs)
Tumoret neuroendokrine pankreatike (NETs) janë neoplazi që burojnë nga qelizat neuroendokrine të pankreasit. Ato mund të jenë funksionale (prodhojnë hormone) ose jo-funksionale dhe variojnë nga lezione të vogla beninje deri te tumoret malinje.
Simptomat e mundshme
Dhimbje abdominale
Diarre, të përziera
Humbje peshe e pashpjegueshme
Skuqje (flushing)
Hipoglicemi (në insulinoma)
Ethe, lodhje
NETs mund të jenë:
Funksionale: prodhojnë hormone që mund të shkaktojnë sindroma specifike.
Jo-funksionale: nuk prodhojnë hormone dhe shpesh zbulohen rastësisht.
Si bëhet diagnoza e NETs pankreatike?
EUS.➜
CT me kontrast. ➜
MRI me kontrast. ➜
68Ga-DOTATATE PET/CT për vlerësimin e saktë dhe stadifikimin.➜
A janë NETs gjithmonë malinje?
Jo. Shumica janë me rritje të ngadaltë. Malinjiteti varet nga madhësia e tumorit, gradimi (Ki-67) dhe prania e metastazave.
Çfarë testesh laboratorike kërkohen?
Varet nga lloji funksional:
kromograninë A, 5-HIAA (në urinë 24h), insulinë, gastrinë, glukagon, VIP etj.
Si trajtohen NETs pankreatike? -
Kirurgji.
Analogë somatostatine.
Terapi targetuese.
PRRT (Peptide Receptor Radionuclide Therapy).
Kimioterapi.
Trajtimi përcaktohet sipas stadit dhe llojit të tumorit.
Sa e rëndësishme është ndjekja pas trajtimit?
Shumë e rëndësishme. Nevojitet ndjekje periodike me imazheri dhe laborator për zbulimin e hershëm të recidivës.
Diagnostikimi i saktë përcakton tipin, shtrirjen dhe trajtimin
Vlerësimi i tumoreve neuroendokrine të pankreasit (pNET) me CT, MRI, imazheri funksionale dhe procedura të drejtuara me imazheri.
Tumoret neuroendokrine të pankreasit (pNET) janë tumore të rralla që zhvillohen nga qelizat neuroendokrine të pankreasit. Ato mund të jenë funksionale, duke prodhuar hormone, ose jofunksionale dhe të zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimeve imazherike.
CT dhe MRI ndihmojnë në vlerësimin e lokalizimit, përmasave dhe shtrirjes së tumorit, ndërsa imazheria funksionale mund të përdoret për karakterizim dhe stadifikim më të detajuar.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose procedura diagnostike dhe terapeutike të drejtuara me imazheri.
Vlerësim individual klinik
dhe imazherik
CT, MRI dhe imazheri
funksionale sipas indikacionit
Biopsi ose procedura të
drejtuara me imazheri kur nevojitet
SI VLERËSOHEN TUMORET NEUROENDOKRINE TË PANKREASIT (pNET)?
1. Vlerësimi Klinik dhe Laboratorik
Vlerësohen simptomat, prodhimi hormonal dhe analizat laboratorike, sipas dyshimit për tumor funksional ose jofunksional.
2. CT e Abdomenit
CT ndihmon në përcaktimin e lokalizimit, përmasave dhe karakteristikave vaskulare të tumorit, si dhe në vlerësimin e përhapjes.
3. MRI
MRI ofron vlerësim të detajuar të pankreasit, mëlçisë dhe strukturave përreth, veçanërisht kur kërkohet karakterizim më i mirë i lezioneve.
4. Imazheria Funksionale
Në raste të përzgjedhura mund të përdoret PET/CT me tracerë specifikë për receptorët e somatostatinës, për stadifikim dhe vlerësim të shtrirjes së sëmundjes.
5. Planifikimi i Trajtimit
Në varësi të tipit, madhësisë dhe shtrirjes së tumorit, trajtimi mund të përfshijë kirurgji, terapi sistemike, trajtime radionuklidike ose procedura intervenuese, sipas rastit.
Keni diagnozë ose dyshim për tumor neuroendokrin të pankreasit?
Merrni një vlerësim të specializuar për karakterizimin e tumorit, përcaktimin e shtrirjes dhe planifikimin e strategjisë më të përshtatshme të trajtimit.
