Komplikacionet e
Diabetit
Diabetes mellitus mund të prekë shumë organe dhe sisteme të trupit. Zbulimi i hershëm i komplikacioneve përmes imazherisë dhe vlerësimeve të specializuara është thelbësor për të parandaluar përkeqësimin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.
Komplikacionet kryesore
Retinopatia diabetike
Dëmtim i enëve të gjakut të syrit dhe rrezik për humbje të shikimit.
Nefropatia diabetike
Dëmtim i funksionit të veshkave që mund të çojë në insuficiencë renale.
Neuropatia diabetike
Dëmtim i nervave periferikë që shkakton mpirje, dhimbje dhe ulçera në këmbë.
Komplikacionet kardiovaskulare
Rrit rrezikun për sëmundje koronare, goditje në tru dhe sëmundje vaskulare.
Sëmundja e këmbës diabetike
Ulçera, infeksione dhe në raste të rënda, amputim.
Pse janë të rëndësishme kontrollet periodike në diabet?
Sepse shumë komplikacione nuk japin simptoma në fazat e hershme. Zbulimi i hershëm lejon trajtim në kohë dhe parandalon dëmtimet e përhershme.
Cilat ekzaminime imazherike më duhen?
Ekografia e veshkave➜
Ekografi Doppler vaskulare➜
CT Angiografi➜
MRI (vaskulare, këmbë, tru)➜
Retinografi / OCT➜
Skorimi i kalciumit koronar (CAC)➜
Ekokardiografi➜
Si parandalohen komplikacionet e diabetit?
Kontroll i mirë i sheqerit në gjak
Kontroll i presionit të gjakut
Kontroll i kolesterolit
Aktivitet fizik
Dietë e shëndetshme
Mospirje duhani
Teste laboratorike të rëndësishme
HbA1c (kontrolli i glicemisë)➜
Mikroalbuminuria / Albuminuria➜
Kreatinina, eGFR➜
Profili lipidik➜
Funksioni i mëlçisë➜
CRP, Homocisteina➜
Vitaminë D, B12➜
Çfarë shenjash duhet të vëzhgoj?
Shikim i turbullt
Mpirje apo djegie në këmbë
Plagë që nuk shërohen
Ënjtje të këmbëve
Dhimbje gjoksi
Lodhe e pazakontë
Sa shpesh duhet të bëj kontrolle?
Të paktën 1 herë në vit, ose më shpesh sipas rekomandimit të mjekut, në varësi të gjendjes suaj.
Diagnostikimi i saktë ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e komplikacioneve
Vlerësimi i komplikacioneve të diabetit me Eko-Doppler, CT, MRI dhe imazheri të avancuar sipas indikacionit.
Diabeti mund të shkaktojë me kalimin e kohës dëmtime të enëve të gjakut, nervave, veshkave, syve dhe indeve të gjymtyrëve. Komplikacionet mund të përfshijnë sëmundje arteriale periferike, këmbën diabetike, neuropati, nefropati dhe komplikacione kardiovaskulare.
Eko-Doppler, CT dhe MRI ndihmojnë në vlerësimin e qarkullimit, indeve dhe organeve të prekura, duke orientuar trajtimin dhe monitorimin.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim të drejtuar me imazheri.
Vlerësim individual i
komplikacioneve të diabetit
Eko-Doppler, CT ose MRI
sipas indikacionit
Vlerësim i qarkullimit dhe indeve të prekura
SI VLERËSOHEN KOMPLIKACIONET E DIABETIT?
1. Vlerësimi Klinik
Vlerësohen simptomat, kontrolli i diabetit dhe faktorët e rrezikut, si dhe prania e dhimbjes, mpirjes, plagëve ose ndryshimeve të qarkullimit.
2. Eko-Doppler Vaskular
Ndihmon në vlerësimin e qarkullimit arterial dhe venoz, veçanërisht te pacientët me sëmundje arteriale periferike ose këmbë diabetike.
3. CT dhe MRI
Kur indikohen, përdoren për të vlerësuar komplikacionet vaskulare, infeksionet, osteomielitin dhe dëmtimet e indeve të buta.
4. Vlerësimi i Komplikacioneve
Të dhënat klinike dhe imazherike ndihmojnë në identifikimin e shtrirjes së dëmtimit vaskular ose indor dhe në përcaktimin e trajtimit të nevojshëm.
5. Trajtimi dhe Monitorimi
Në varësi të komplikacionit mund të nevojitet trajtim medikamentoz, kujdes i plagëve, trajtim vaskular ose procedura minimalisht invazive, së bashku me monitorim të vazhdueshëm.
Keni diabet dhe simptoma si dhimbje, mpirje, plagë që nuk shërohen ose probleme me qarkullimin?
Merrni një vlerësim të specializuar për të identifikuar komplikacionet dhe për të përcaktuar ekzaminimet dhe trajtimin më të përshtatshëm.
