Çrregullimet e
Hipofizës

crregullimet e hipofizes

Hipofiza është gjëndra e “dirigjentit” që rregullon hormone të rëndësishme për rritjen, metabolizmin, riprodhimin dhe ekuilibrin e lëngjeve. Çrregullimet e saj mund të ndikojnë në shumë funksione të organizmit.

 

 

 

Simptomat e mundshme

Dhimbje koke kronike

Çrregullime të shikimit (shikim i dyfishtë, humbje e fushës vizuale periferike)

Lodhje, dobësi

Çrregullime hormonale (çrregullime menstruale, ulje e libidos, infertilitet)

Ndryshime peshe

Intolerancë ndaj të ftohtit/nxehtësisë

Rritje e etjes dhe urinimit (DI)

Çrregullimet më të shpeshta

Adenoma hipofizare (sekretuese dhe jo-sekretuese)

Prolaktinoma

Akromegalia

Sëmundja e Cushing

Hipopituitarizëm

Diabet insipidus (DI)

Kraniofaringioma

Rathke cleft cyst

Si diagnostikohen çrregullimet e hipofizës?

MRI e hipofizës me dhe pa kontrast➜

Vlerësim hormonal i plotë ➜

Cilat janë analizat hormonale të nevojshme?

Prolaktinë

GH/IGF-1

ACTH

Kortizol

TSH

FT4

LH

FSH

Testosteron/Estrogjen

ADH etj.

 

A ndikon në shikim?

Po. Adenomat e mëdha mund të ushtrojnë presion mbi nervat optikë, duke shkaktuar humbje të fushës vizuale.

Si trajtohen çrregullimet e hipofizës?

Medikamentet

Agonistë dopaminergjikë

Analogë somatostatine

Kirurgji endoskopike transnazale

Radioterapi

A janë të shërueshme?

Shumica e adenomave diagnostikohen dhe trajtohen në kohë, me rezultate të mira.

dr slmir skana

Diagnostikimi i saktë përcakton shkakun dhe trajtimin
Vlerësimi i çrregullimeve të hipofizës me MRI, CT dhe imazheri të avancuar neuroendokrine.

Çrregullimet e hipofizës përfshijnë gjendje që mund të ndikojnë në prodhimin hormonal ose strukturën e gjendrës së hipofizës. Shkaqet mund të përfshijnë adenoma, kiste, procese inflamatore ose lezione të tjera dhe mund të shfaqen me çrregullime hormonale, dhimbje koke, ndryshime të shikimit ose simptoma të tjera neurologjike.

MRI e hipofizës është ekzaminimi kryesor për vlerësimin e gjendrës, madhësisë së lezionit dhe marrëdhënies së tij me strukturat përreth.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose ekzaminime të specializuara sipas gjetjeve imazherike.

Vlerësim individual klinik
dhe hormonal

MRI e hipofizës sipas
indikacionit

Karakterizim i lezionit dhe strukturave përreth

SI VLERËSOHEN ÇRREGULLIMET E HIPOFIZËS?

1. Vlerësimi Klinik dhe Hormonal

Vlerësohen simptomat, funksioni hormonal dhe analizat laboratorike, sipas dyshimit për çrregullim të hipofizës.

2. MRI e Hipofizës

MRI përcakton madhësinë, lokalizimin dhe karakteristikat e lezionit, si dhe marrëdhënien me kiazmën optike dhe sinusin kavernoz.

3. CT

CT mund të përdoret në raste të përzgjedhura për të vlerësuar strukturat kockore dhe ndryshimet e bazës së kafkës.

4. Vlerësimi i Ndikimit

Të dhënat klinike, hormonale dhe imazherike ndihmojnë në përcaktimin e ndikimit të lezionit në funksionin e hipofizës dhe strukturat neurologjike përreth.

5. Trajtimi dhe Monitorimi

Në varësi të diagnozës, mund të nevojitet monitorim, trajtim medikamentoz, vlerësim endokrinologjik ose neurokirurgjikal, sipas rastit.

Keni çrregullime hormonale ose dyshim për patologji të hipofizës?

Merrni një vlerësim të specializuar për të përcaktuar karakteristikat e hipofizës dhe nevojën për ekzaminime ose trajtim të mëtejshëm.

 

 

Scroll to Top