Biopsi & Aspirim
i Palcës Kockore
Biopsia dhe aspirimi i palcës kockore janë procedura të sigurta dhe thelbësore për diagnostikimin e sëmundjeve hematologjike, vlerësimin e prodhimit të qelizave të gjakut dhe ndjekjen e ecurisë së trajtimit.
Pse kryhet?
-Diagnoza e anemive të pashpjeguara
-Leukemi akute dhe kronike
-Limfoma dhe mielomë multiple
-Sindroma mielodisplastike (MDS)
-Çrregullime mieloproliferative
-Vlerësimi i infiltrimit të palcës nga tumore
-Stadifikimi dhe vlerësimi i përgjigjes ndaj trajtimit
Vendi i marrjes:
Kresta iliake posterior (pjesa e pasme e legenit)
Si kryhet procedura?
- 1. Pastrimi i zonës me antiseptik
- 2. Anestezi lokale (mpirje e zonës)
- 3. Futja e gjilpërës në palcën kockore
- 4. Aspirimi i palcës kockore (mostër e lëngshme)
- 5. Marrja e biopsisë (mostër e ngurtë)
- 6. Vendoset fasha sterile
Para procedurës
- 1. Analiza të gjakut (hemogramë, koagulim)
- 2. Informoni mjekun për medikamentet (antikoagulantë, antiagregantë)
- 3. Në përgjithësi nuk kërkohet agjërim
Analiza e mostrës
Mostra dërgohet në laborator për:
- Ekzaminim mikroskopik
- Citometri me rrjedhë
- Kariotip
- Studime molekulare
- Histokimi & imunohistokimi
Pas procedurës
- Mbani fashën të pastër dhe të thatë për 24 orë
- Shmangni aktivitetin fizik të rëndë për 24–48 orë
- Mund të keni dhimbje të lehtë lokale për 1–2 ditë
Udhëzimi imazherik (kur indikohet)
Ekografi ose CT përdoret për të drejtuar gjilpërën me saktësi tek pacientët me anatomi të vështirë, obezitet ose kur nevojitet marrje nga zona alternative.
A është e dhimbshme procedura?
Për shkak të anestezisë lokale ndjeni vetëm një pickim të lehtë. Mund të keni pak dhimbje ose presion gjatë marrjes së mostrës.
A është e rrezikshme?
Komplikacionet janë shumë të rralla: gjakderdhje e lehtë, infeksion i lokalizuar ose dhimbje e përkohshme.
Sa kohë duhen rezultatet?
Ekzaminimi fillestar mikroskopik 1–2 ditë, ndërsa studimet e specializuara 3–7 ditë.
Kush mund ta kryejë procedurën?
Procedura kryhet nga mjek radiolog intervenues në kushte sterile dhe me udhëzim imazherik.
Procedura e saktë ndihmon në përcaktimin e diagnozës hematologjike
Biopsia dhe aspirimi i palcës kockore për vlerësimin e qelizave hematopoietike dhe diagnostikimin e sëmundjeve të gjakut.
Biopsia dhe aspirimi i palcës kockore janë procedura diagnostike që përdoren për të marrë mostra të palcës kockore, zakonisht nga kocka e legenit. Ato ndihmojnë në diagnostikimin dhe vlerësimin e anemive të pashpjeguara, leuçemive, limfomave, mielomës multiple dhe çrregullimeve të tjera hematologjike.
Procedura kryhet me teknikë sterile dhe, sipas rastit, mund të realizohet me guidë imazherike për lokalizim dhe siguri më të madhe.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për biopsi ose aspirim të palcës kockore dhe teknikën më të përshtatshme të procedurës.
Vlerësim individual para
procedurës
Aspirim dhe biopsi e
palcës kockore
Mostër për analiza hematologjike dhe histopatologjike
SI KRYHET BIOPSIA & ASPIRIMI I PALCËS KOCKORE?
1. Vlerësimi Para Procedurës
Vlerësohen indikacioni, analizat e gjakut, koagulimi dhe gjendja e përgjithshme e pacientit.
2. Përgatitja e Zonës
Zona përgatitet në kushte sterile dhe përdoret anestezi lokale për të reduktuar shqetësimin gjatë procedurës.
3. Aspirimi i Palcës Kockore
Me një gjilpërë të posaçme merret material i lëngshëm nga palca, i cili përdoret për analiza citologjike dhe hematologjike.
4. Biopsia e Palcës Kockore
Merret një fragment i vogël indi kockor dhe palce, për vlerësim histopatologjik dhe analiza të mëtejshme.
5. Monitorimi Pas Procedurës
Pas procedurës kontrollohet vendi i punksionit dhe gjendja e pacientit, ndërsa mostra dërgohet për analizat përkatëse laboratorike.
Keni nevojë për vlerësim të palcës kockore ose hetim të një çrregullimi hematologjik?
Biopsia dhe aspirimi i palcës kockore mundësojnë marrjen e mostrave të nevojshme për diagnozë të saktë dhe planifikim të trajtimit të mëtejshëm.
