Biopsi e
Limfonodulit

biopsi e limfonodulit

Biopsia e limfonodulit është procedura më e besueshme për të përcaktuar shkakun e rritjes së nyjeve limfatike. Kryhet në mënyrë të sigurt me udhëzim ekografik ose CT, duke siguruar mostër të mjaftueshme për diagnozë të saktë hematologjike.

 

Procedura realizohet nën udhëzim me imazheri (US/Fluoro) për siguri maksimale dhe komplikacione minimale.

 

 

 

Teknikat e Biopsisë së Limfonodulit

Biopsi me gjilpërë të hollë (FNA) -

-Gjilpërë shumë e hollë (22–25G)
-Marrje qelizash për citologji
-E shpejtë, me dhimbje minimale
-Përdoret për vlerësim fillestar

Biopsi me gjilpërë të trashë (CORE) -

-Gjilpërë më e trashë (14–18G)
-Marrje indore për histologji dhe imunohistokimi
-Rrit ndjeshëm saktësinë diagnostike

Biopsi guiduar nga CT

-Për nyje të thella (mediastinale, retroperitoneale, pelvike)
-Saktësi e lartë dhe siguri
-Rrezatim minimal, procedurë e shkurtër

Lokalizimet limfonodulare që mund të biopsiohen

Komplikacionet e rralla -

Përfitimet

Pas procedurës

Si kryhet procedura?

1. Vlerësimi klinik dhe imazherik

Analizë e historisë, ekografi ose CT për të identifikuar nyjen më të përshtatshme.

2. Pozicionimi i pacientit

Vendosja në pozicion të përshtatshëm sipas lokalizimit të nyjes.

3. Dezinfektim & Anestezi lokale

Pastrim i zonës dhe anestezi lokale për komfort maksimal.

4. Guidimi me imazheri

Gjilpëra futet nën udhëzim ekografik ose CT drejt nyjes.

5. Marrja e mostrës

Aspirim ose prerje indore për citologji, histologji dhe analiza të specializuara.

6. Kompresimi dhe kujdesi lokal

Komprimim i lehtë për disa minuta dhe vendoset fashë sterile.

7. Monitorim & rezultatet

1. Vëzhgim i shkurtër pas procedurës. Rezultatet brenda pak ditësh.

Procedura zgjat 15–30 minuta • Kthim në aktivitet normal brenda 24 orëve • Rrezik minimal komplikacionesh

A është procedura e dhimbshme?

Jo. Kryhet me anestezi lokale dhe dhimbja është minimale.

Cili është ndryshimi midis FNA dhe CORE?

FNA merr qeliza më të imta për citologji, ndërsa CORE merr ind për histologji dhe analiza më të avancuara.

A ka rreziqe të mëdha?

Jo. Komplikacionet janë shumë të rralla dhe zakonisht të lehta.

Kur marr rezultatet?

Rezultatet citologjike zakonisht brenda 24–72 orëve, ndërsa ato histologjike brenda 3–7 ditëve.

A duhet të ndërpres ilaçet e gjakut?

Ndonjëherë po. Këshillohuni me mjekun; udhëzimet përshtaten sipas medikamenteve tuaja.

dr slmir skana

Diagnostikimi i saktë ndihmon në përcaktimin e natyrës së limfonodulit
Biopsia e limfonodulit me guidë ekografike ose CT për marrjen e mostrës dhe vlerësimin histopatologjik.

Limfonodujt e zmadhuar mund të lidhen me infeksione, procese inflamatore, sëmundje hematologjike ose patologji malinje. Kur karakteristikat klinike ose imazherike kërkojnë vlerësim të mëtejshëm, biopsia ndihmon në përcaktimin e diagnozës.

Ekografia ose CT përdoren për të lokalizuar limfonodulin dhe për të drejtuar gjilpërën në mënyrë të kontrolluar drejt zonës që duhet të mostrohet.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për biopsi të limfonodulit dhe teknikën më të përshtatshme të drejtuar me imazheri.

Vlerësim individual i
limfonodulit

Biopsi me guidë ekografike
ose CT

Mostër për analizë histopatologjike

SI KRYHET BIOPSIA E LIMFONODULIT?

1. Vlerësimi Para Procedurës

Vlerësohen lokalizimi, përmasat dhe karakteristikat e limfonodulit, si dhe analizat dhe gjendja e përgjithshme e pacientit.

2. Lokalizimi me Imazheri

Përcaktohet lloji më i përshtatshëm i aksesit, si kateter venoz qendror, PICC ose Port-a-Cath, sipas nevojave të trajtimit.

3. Marrja e Mostrës

Nën kontroll imazherik futet një gjilpërë e posaçme dhe merret material nga limfonoduli për analizë.

4. Analiza Histopatologjike

Mostra dërgohet për ekzaminim citologjik ose histopatologjik, dhe kur nevojitet për analiza të tjera të specializuara.

5. Monitorimi Pas Procedurës

Pas biopsisë kontrollohet vendi i punksionit dhe gjendja e pacientit, ndërsa komplikacionet serioze janë të rralla.

Keni limfonoduj të zmadhuar ose një gjetje që kërkon biopsi?

Biopsia e drejtuar me imazheri mundëson marrjen e një mostre të saktë me procedurë minimalisht invazive, duke ndihmuar në përcaktimin e diagnozës dhe trajtimit të mëtejshëm.

 

 

Scroll to Top