Absces Pulmonar &
Empiemë
Abscesi pulmonar është një koleksion i qelbit në parenkimën e mushkërisë i shkaktuar nga infeksione bakteriale, aspiracion ose obstruksion bronkial. Empiema është grumbullimi i qelbit në hapësirën pleurale (midis mushkërisë dhe murit torakal).
Trajtimi i hershëm dhe i përshtatshëm është thelbësor për të shmangur komplikacionet serioze.
Simptomat
Ethe dhe të dridhura
Kollë e produktive me sputum të trashë ose me qelb
Dhimbje gjoksi e lokalizuar
Vështirësi në frymëmarrje
Humbje peshe, lodhje
Nauze, humbje oreksi
Në rastin e empiemës: dhimbje e fortë anësore dhe gulçim i shtuar
Simptomat mund të jenë të lehta në fillim dhe të përkeqësohen nëse infeksioni nuk trajtohet.
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut
Aspiracion
Aspiracioni i përmbajtjes orofaringeale Anestezi, konfuzion, alkoolizëm
Infeksione bakteriale
Stafilokok, streptokok, anaerobë Pneumoni nekrotizuese
Obstruksion bronkial
Tumor, trup i huaj Bronkiektazi
Imunosupresioni
Diabet mellitus HIV, terapi imunosupresive Kequshqyerje
Faktorë të tjerë
Pirja e duhanit Abuzimi me alkoolin Higjienë e dobët orale
Diagnostikimi
1. Vlerësimi klinik
Anamnezë, ekzaminim fizik dhe vlerësim i faktorëve të rrezikut.
2. Analizat e Gjakut
Leukocitozë, CRP e rritur, prokalcitoninë, hemokultura nëse ka dyshim për sepsis.
3. Kultura e sputumit
Mikroskopi dhe kulturë për identifikimin e bakterieve.
4. Radiografia e toraksit
Mund të tregojë kavitet ose efuzion pleural (empiemë).
5. CT toraksi
Metoda më e saktë për të vlerësuar abscesin, madhësinë, lokalizimin dhe empiemën.
6. Eko pleurale
Për të konfirmuar efuzionin pleural dhe për të udhëhequr drenazhin.
TRAJTIMI
Antibiotikoterapia
- Fillon trajtimi empirik me spektër të gjerë.
- Përshtatja sipas kulturës dhe antibiogramës.
- Trajtimi i gjatë (4–6 javë ose më shumë).
Drenazhi i abscesit
- Drenazh percutan nën udhëzim e CT/US për absceset >3–5 cm.
- Aspirim të përsëritura nëse është e nevojshme.
Drenazhi i empiemës
- Vendosje e drenit torakal (chest tube).
- Terapia fibrinolitike intrapleurale në fazat e komplikuara.
- Lavazh i kavitetit pleural me solucion fiziologjik.
Trajtim kirurgjikal
- Indikohet në rastet refraktare ose për komplikacione.
- Dekortikim (VATS ose torakotomi).
- Reseksion pulmonar (rrallë, vetëm kur është e domosdoshme).
Komplikacionet e mundshme
Rupturë e abscesit dhe pneumotoraks
Sepsë dhe shok septik
Bronkiektazi post-infektive
Fistula bronko-pleurale
Fibrozë pulmonare
Vdekshmëri e rritur në rastet e rënda
Kur të kontaktoni menjëherë mjekun?
Ethe e lartë që zgjat >48 orë
Gulçim i rënduar ose dhimbje gjoksi e fortë
Kollë me gjak
Dobësi e skajshme, konfuzion
Ulje e sasisë së urinës
Nëse jeni me tub drenazhi dhe ka rritje të skuqjes, dhimbjes ose daljes së qelbit rreth vendit të drenit
Diagnostikimi i saktë përcakton trajtimin dhe nevojën për drenim
Vlerësimi i abscesit pulmonar dhe empiemës me radiografi, CT, ekografi dhe procedura të drejtuara me imazheri.
Abscesi pulmonar është një koleksion i infektuar brenda indit të mushkërisë, ndërsa empiema është grumbullimi i qelbit në hapësirën pleurale. Të dyja gjendjet mund të shfaqen me temperaturë, kollë, dhimbje gjoksi, gulçim dhe shenja të infeksionit sistemik.
CT e toraksit dhe ekografia pleurale ndihmojnë në përcaktimin e lokalizimit, përmasave dhe shtrirjes së infeksionit, si dhe në planifikimin e drenimit kur ai është i nevojshëm.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose drenim të drejtuar me imazheri.
Vlerësim individual klinik
dhe torakal
Ekografi ose CT sipas
indikacionit
Drenim perkutane ose pleural kur nevojitet
SI VLERËSOHEN ABSCESI PULMONAR & EMPIEMA?
1. Vlerësimi Klinik dhe Laboratorik
Vlerësohen temperatura, kolla, dhimbja e gjoksit, gulçimi dhe analizat laboratorike, për të përcaktuar rëndësinë e infeksionit.
2. Radiografia dhe CT e Toraksit
Ndihmojnë në identifikimin e koleksioneve pulmonare ose pleurale, si dhe në vlerësimin e shtrirjes së sëmundjes.
3. Ekografia Pleurale
Ekografia ndihmon në vlerësimin e sasisë dhe karakteristikave të lëngut pleural dhe në identifikimin e septimeve ose koleksioneve të lokalizuara.
4. Vlerësimi për Drenim
Në bazë të lokalizimit, përmasave dhe gjendjes klinike përcaktohet nëse nevojitet drenim pleural ose perkutane i koleksionit.
5. Drenimi dhe Monitorimi
Kur indikohet, kryhet vendosja e drenit nën guidë ekografike ose CT, e shoqëruar me monitorim klinik dhe imazherik.
Keni diagnozë ose dyshim për absces pulmonar apo empiemë?
Merrni një vlerësim të specializuar për të përcaktuar shtrirjen e infeksionit dhe nevojën për drenim minimalisht invaziv të drejtuar me imazheri.
