Absces Pelvik
Abscesi pelvik është grumbullimi i qelbit brenda zgavrës pelvike, që mund të origjinojë nga infeksione gjinekologjike, gastrointestinale, urinare ose pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
Trajtimi i hershëm dhe drenazhi i duhur janë thelbësorë për të shmangur komplikacionet serioze.
Simptomat
Ethe dhe të dridhura
Dhimbje pelvike të vazhdueshme
Presion ose ndjesi rëndese në pelvis
Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
Sekrecione vaginale anormale
Nauze, të vjella, humbje oreksi
Urinim i shpeshtë ose i dhimbshëm
Lodhje dhe dobësi
Simptomat mund të jenë të lehta në fillim dhe të përkeqësohen nëse infeksioni nuk trajtohet.
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut
Infeksione gjinekologjike
Sëmundje inflamatore pelvike (PID)
Absces tubo-ovarial
Infeksione pas lindjes
Infeksione gastrointestinale
Divertikulit i komplikuar Apendicit i perforuar Sëmundje inflamatore e zorrëve
Infeksione urinare
Infeksione të traktit urinar të poshtëm Pielonefrit i komplikuar
Pas ndërhyrjeve kirurgjikale
Komplikacione post-op
Drenazhim i pamjaftueshëm i zgavrës
Faktorë të tjerë rreziku
Diabet mellitus Imunosupresion Obezitet Shtatzënia
Diagnostikimi
1. Vlerësimi klinik
Anamnezë e hollësishme dhe ekzaminim fizik (inkl. ekzaminim gjinekologjik/rektal).
2. Analizat e Gjakut
Leukocitozë, CRP e rritur, prokalcitoninë, hemokulturë nëse ka dyshim për sepsë.
3. Eko pelvike
Vlerësim fillestar për identifikimin e koleksionit dhe lokalizimin.
4. CT abdomen/pelvis me kontrast
Metoda më e saktë për lokalizimin, madhësinë dhe marrëdhëniet e abscesit.
5. Aspirimi / drenazhi & biopsi
Aspirimi ose drenazhi perkutan nën guidim CT/Ekografi për kulturë.
6. Kultura & sensibiliteti
Identifikimi i agjentit shkaktar dhe përshtatja e trajtimit antibiotik.
TRAJTIMI
Antibiotikoterapia
- Antibiotikë me spektër të gjerë IV sipas protokolleve.
- Përshtatja sipas kulturave dhe antibiogramës.
- Kohëzgjatja zakonisht 2–6 javë (sipas ecurisë).
Drenazhi i abscesit
- Drenazh perkutan nën udhëzim CT ose Ekografi.
- Zgjedhja e qasjes (transabdominale ose transvaginale/transrektale).
- Lavazh i kavitetit dhe monitorim i daljes së drenit.
Trajtim kirurgjikal
- I rezervuar për rastet me rupturë, sepsë, abscese të mëdha komplekse ose dështim të drenazhit perkutan.
- Laparotomi ose laparoskopi.
Terapia mbështetëse
- Hidratim i mjaftueshëm.
- Kontroll i dhimbjes.
- Monitorim i parametrave vitale dhe funksionit organor.
Komplikacionet e mundshme
Rupturë e abscesit
Peritonit i përhapur
Sepsë dhe shok septik
Fistula (rektovaginale, enterovaginale)
Infertilitet / komplikacione riprodhuese
Kur të kontaktoni menjëherë mjekun?
Ethe e lartë >38.5°C
Dhimbje pelvike e fortë dhe në rritje
Të vjella të vazhdueshme
Rrahje të shpejta zemre, marramendje
Sekrecione me erë të keqe
Simptoma të sepsës (konfuzion, ulje e presionit)
Absces Pelvik
Diagnostikimi i saktë përcakton trajtimin dhe nevojën për drenim
Vlerësimi i abscesit pelvik me ekografi, CT, MRI dhe procedura të drejtuara me imazheri.
Abscesi pelvik është një koleksion i infektuar brenda kavitetit pelvik, që mund të shfaqet pas infeksioneve, ndërhyrjeve kirurgjikale, proceseve inflamatore ose patologjive gjinekologjike dhe gastrointestinale. Mund të shkaktojë dhimbje pelvike, temperaturë, ndjeshmëri abdominale dhe shenja të infeksionit sistemik.
Ekografia, CT dhe MRI ndihmojnë në përcaktimin e lokalizimit, përmasave dhe shtrirjes së koleksionit, si dhe në planifikimin e drenimit kur ai është i nevojshëm.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose drenim perkutane të drejtuar me imazheri.
Vlerësim individual klinik
dhe imazherik
Ekografi, CT ose MRI
sipas indikacionit
Drenim perkutane kur nevojitet
SI VLERËSOHET ABSCESI PELVIK?
1. Vlerësimi Klinik dhe Laboratorik
Vlerësohen dhimbja pelvike, temperatura, analizat e gjakut dhe shenjat e infeksionit, së bashku me historinë mjekësore dhe kirurgjikale.
2. Ekografia
Ekografia ndihmon në identifikimin e koleksioneve pelvike, veçanërisht kur janë të aksesueshme nga rruga abdominale ose transvaginale.
3. CT ose MRI
CT përcakton lokalizimin dhe shtrirjen e abscesit, ndërsa MRI mund të përdoret në raste të përzgjedhura për karakterizim më të detajuar të strukturave pelvike.
4. Vlerësimi për Drenim
Në bazë të përmasave, lokalizimit dhe gjendjes klinike përcaktohet nëse nevojitet drenim perkutane, trajtim konservativ ose ndërhyrje kirurgjikale.
5. Drenimi dhe Monitorimi
Kur indikohet, kryhet drenim nën guidë ekografike ose CT, i shoqëruar me monitorim klinik, laboratorik dhe imazherik.
Keni diagnozë ose dyshim për absces pelvik?
Merrni një vlerësim të specializuar për të përcaktuar shtrirjen e infeksionit dhe nevojën për drenim minimalisht invaziv të drejtuar me imazheri.
