Monitorimi pas
Kolecistektomisë
Ekografia pas kolecistektomisë ndihmon në vlerësimin e shërimit, zbulimin e komplikacioneve të hershme dhe sigurimin e funksionimit normal të rrugëve biliare dhe organeve përreth.
Pse është e rëndësishme?
Çfarë vlerësohet me ekografi?
Shtrati i fshikëzës
Lëng ose koleksione
Hematoma
Absces
Rrugët biliare
Diametri / zgjerimi i rrugëve biliare (CBD)
Gurë residualë
Stenozë ose strikturë
Mëlçia
Pamja e parenkimës Hematoma subkapsulare Abscese hepatike
Pankreasi
Edemë ose inflamacion Pankreatit post-operator
Lëngje në bark
Ascit
Koleksione intra-abdominale
Kur rekomandohet ekografia pas kolecistektomisë?
Kontroll rutinë pas 1–3 javësh nga operacioni.
Në prani të simptomave: dhimbje, ethe, të përziera, verdhëz, fryrje barku.
Dyshim për komplikacione: rrjedhje e tëmthit, hematomë, infeksion, koleksion.
Vlerësim i funksionit të rrugëve biliare dhe organeve përreth.
Ndjekje e pacientëve me patologji bashkëshoqëruese (diabet, obezitet, etj.).
Komplikacionet e mundshme pas kolecistektomisë
Koleksion në shtratin e fshikëzës (seromë, hematomë, absces)
Rrjedhje e tëmthit (bile leak)
Hematoma
Infeksion i shtratit kirurgjikal
Dilatacion i rrugëve biliare
Gurë residualë në kanal biliar
Stenozë ose strikturë e rrugëve biliare
Komplikacione pankreatike
Përgatitja dhe rekomandimet
Buka lehtë ushqyese në darkën para ekzaminimit.
Agjërim 6–8 orë para ekografisë.
Sillni raportin e operacionit dhe analizat e fundit.
Vishni rroba të rehatshme.
Monitorimi i saktë ndihmon në identifikimin e komplikacioneve pas operacionit
Vlerësimi pas kolecistektomisë me ekografi, CT, MRI/MRCP dhe procedura të drejtuara me imazheri sipas indikacionit.
Pas heqjes së fshikëzës së tëmthit, shumica e pacientëve rikuperohen pa komplikacione, por në disa raste mund të shfaqen koleksione biliare, rrjedhje e bilës, infeksion, gurë rezidualë në rrugët biliare ose zgjerim i kanaleve biliare.
Ekografia, CT dhe MRCP ndihmojnë në vlerësimin e rrugëve biliare, koleksioneve dhe komplikacioneve të mundshme pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose procedura diagnostike dhe terapeutike të drejtuara me imazheri.
Vlerësim individual pas
ndërhyrjes
Ekografi, CT ose MRCP
sipas indikacionit
Vlerësim për drenim ose procedura të tjera kur nevojitet
SI KRYHET MONITORIMI PAS KOLECISTEKTOMISË?
1. Vlerësimi Klinik
Vlerësohen dhimbja, temperatura, ikteri, nauzea dhe simptomat e tjera pas operacionit, si dhe ecuria e rikuperimit.
2. Ekografia Abdominale
Ekografia ndihmon në identifikimin e koleksioneve, zgjerimit të rrugëve biliare dhe ndryshimeve në regjionin hepatobiliar.
3. CT dhe MRCP
CT ndihmon në vlerësimin e komplikacioneve intra-abdominale, ndërsa MRCP mund të përdoret për vlerësimin më të detajuar të rrugëve biliare dhe rrjedhjeve të mundshme të bilës.
4. Vlerësimi i Komplikacioneve
Imazheria ndihmon në identifikimin e bilomës, abscesit, gurëve rezidualë ose komplikacioneve të tjera postoperatore.
5. Trajtimi dhe Monitorimi
Kur indikohet, kryhet vendosja e drenit nën guidë ekografike ose CT, e shoqëruar me monitorim klinik dhe imazherik.
Keni dhimbje, temperaturë, ikter ose shqetësime pas kolecistektomisë?
Merrni një vlerësim të specializuar për të kontrolluar rrugët biliare dhe për të identifikuar komplikacionet e mundshme pas ndërhyrjes.
