Monitorimi i Komplikacioneve
të Plagës pas
Kirurgjisë

monitorimi i komplikacioneve të plagës pas kirurgjisë

Ekografia është metodë jo-invazive, e sigurt dhe e shpejtë për vlerësimin e plagëve post-operative dhe zbulimin e komplikacioneve lokale.

 

 

 

 

 

Pse është e rëndësishme?

Çfarë vlerësohet me ekografi?

Koleksione / Seroma

Lëng anekoik / hipoekogjen Kufij të rregullt
Vlerëson madhësinë dhe volumin

Absces / Infeksion

Lëng heterogjen
Septacione / debris
Eritemë e indit përreth Hiperemi në Doppler

Hematoma

Eko të përziera
Koagula / nivele lëngu Vlerëson fazën e hematomës

Celulit / Inflamacion

Trashje e indit nënlëkuror Edemë / lëng intersticial
Rritje e vaskularizimit në Doppler

Dehiscencë e plagës

Ndërprerje e indeve
Koleksion në hapësirën e pllakës kirurgjikale
Vlerëson thellësinë

Trupi i huaj

Materiale të huaja
Reaksion inflamator
Formim granulome

Kur rekomandohet ekografia?

Kontroll rutinë pas 1–3 javësh nga operacioni.

Në prani të simptomave: dhimbje, ethe, të përziera, verdhëz, fryrje barku.

Dyshim për komplikacione: rrjedhje e tëmthit, hematomë, infeksion, koleksion.

Vlerësim i funksionit të rrugëve biliare dhe organeve përreth.

Ndjekje e pacientëve me patologji bashkëshoqëruese (diabet, obezitet, etj.).

Komplikacionet e mundshme pas kolecistektomisë

Skuqje, ënjtje ose dhimbje në vendin e operacionit

Rrjedhje lëngu, qelbi ose gjaku nga plaga

Temperaturë, ethe ose ndjesi sëmundjeje

Dyshim për koleksion, absces, seromë ose hematomë

Monitorim pas drenimit ose pas trajtimit të komplikimit

Komplikacionet e mundshme pas kirurgjisë

Seromë

Hematoma

Absces

Infeksion i plagës

Celulit

Dehiscencë e plagës

Fistulë

Trup i huaj i mbetur

Granulomë

Nekrozë e indeve

Komplikacione të linjës së qepjes

Kur të kontaktoni menjëherë mjekun?

Skuqje ose rritje e dhimbjes në plagë

Temperaturë >38°C

Dalje qelbi, erë e keqe ose lëngje me ngjyrë

Hapje e qepjeve ose rritje e gjerë e plagës

Nauze, të vjella ose dobësi e përgjithshme

Ekografia – e sigurt dhe pa rrezatim

Ekografia është metodë e sigurt, jo invazive, pa rrezatim, e përshtatshme për të gjitha moshat dhe e përsëritshme për monitorimin e plagës dhe ndjekjen e ecurisë së shërimit.

dr slmir skana

Monitorimi i saktë ndihmon në identifikimin dhe trajtimin e komplikacioneve të plagës
Vlerësimi i komplikacioneve të plagës pas kirurgjisë me ekografi, CT dhe procedura të drejtuara me imazheri sipas indikacionit.

Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, plaga mund të zhvillojë komplikacione si hematomë, seromë, infeksion, absces ose koleksione të tjera të lëngshme. Këto mund të shfaqen me dhimbje, skuqje, ënjtje, sekrecione ose temperaturë.

Ekografia dhe CT ndihmojnë në identifikimin e koleksioneve, vlerësimin e shtrirjes së tyre dhe planifikimin e aspirimit ose drenimit kur është e nevojshme.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose procedura diagnostike dhe terapeutike të drejtuara me imazheri.

Vlerësim individual i
plagës postoperative

Ekografi ose CT sipas
indikacionit

Aspirim ose drenim kur
nevojitet

SI KRYHET MONITORIMI I KOMPLIKACIONEVE TË PLAGËS PAS KIRURGJISË?

1. Vlerësimi Klinik

Vlerësohen dhimbja, skuqja, ënjtja, temperatura dhe sekrecionet nga plaga, së bashku me ecurinë postoperative.

2. Ekografia

Ekografia ndihmon në identifikimin e seromave, hematomave dhe absceseve, si dhe në përcaktimin e thellësisë dhe përmasave të tyre.

3. CT

Kur dyshohet për përfshirje më të thellë, CT ndihmon në vlerësimin e shtrirjes së koleksionit dhe marrëdhënies me strukturat përreth.

4. Vlerësimi për Aspirim ose Drenim

Në bazë të madhësisë dhe karakteristikave të koleksionit përcaktohet nëse nevojitet aspirim, drenim perkutane ose trajtim kirurgjikal.

5. Trajtimi dhe Monitorimi

Kur indikohet, kryhet aspirim ose drenim nën guidë ekografike ose CT, i shoqëruar me monitorim klinik dhe imazherik.

Keni dhimbje, ënjtje, skuqje ose sekrecione nga plaga pas operacionit?

Merrni një vlerësim të specializuar për të identifikuar koleksionet ose infeksionin dhe për të përcaktuar nevojën për aspirim, drenim ose trajtim të mëtejshëm.

 

 

Scroll to Top