Kontrolli i
Tiroides
Ekografia e tiroides është metoda më e saktë, jo-invazive dhe e sigurt për vlerësimin e gjëndrës tiroide, zbulimin e hershëm të noduseve dhe monitorimin e ndryshimeve strukturore.
Pse është i rëndësishëm?
Çfarë vlerësohet me ekografi?
Noduset
Madhësia
Numri dhe lokalizimi
Karakteristikat e noduseve (solid, kistik, miks)
Struktura
Ekohomogjeniteti Ekostruktura Kalcifikimet
Qarkullimi (Doppler)
Vaskularizimi brenda nodusit Indeksi i rezistencës në arteriet tiroide
Gjëndra tiroide
Madhësia e lobeve
Istmusi
Konturet dhe kapsula
Shenja inflamacioni
Nyjet limfatike
Nyjet laterocervikale Madhësia dhe morfologjia Kalcifikime ose ndryshime të dyshimta
Kush duhet të bëjë kontroll të tiroides?
Persona me histori familjare të kancerit të tiroides
Njerëz me nodus të prekshëm në qafë
Persona me ekspozim ndaj rrezatimit të kokës dhe qafës, veçanërisht në fëmijëri
Persona me sëmundje autoimune të tiroides (Hashimoto, Graves)
Gra shtatzëna ose që planifikojnë shtatzëni
Kontroll rutinë sipas vlerësimit dhe rekomandimit mjekësor
Sa shpesh duhet të bëhet kontrolli?
Kur të kontaktoni mjekun?
Noduse që rriten me shpejtësi
Ndjesi presioni në qafë ose vështirësi në frymëmarrje
Ndryshim i zërit ose ngjirje e zgjatur
Vështirësi në gëlltitje
Dhimbje në qafë e pashpjeguar
Ekografia – e sigurt dhe pa rrezatim
Ekografia e tiroides është një metodë e sigurt, pa dhimbje, pa rrezatim dhe mund të përsëritet sa herë që është e nevojshme.
Kontrolli i rregullt ndihmon në vlerësimin e strukturës dhe funksionit të tiroides
Vlerësimi i tiroides me ekografi, analiza hormonale dhe ekzaminime të mëtejshme sipas indikacionit.
Kontrolli i tiroides ndihmon në vlerësimin e madhësisë, strukturës dhe funksionit të gjendrës tiroide, si dhe në identifikimin e noduseve, strumës, proceseve inflamatore ose ndryshimeve të tjera. Çrregullimet e tiroides mund të shoqërohen me lodhje, ndryshime në peshë, palpitacione, intolerancë ndaj të ftohtit ose nxehtësisë dhe ndryshime në qafë.
Ekografia e tiroides dhe analizat hormonale ndihmojnë në vlerësimin e gjendrës dhe në përcaktimin e nevojës për monitorim ose ekzaminime të mëtejshme.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose procedura diagnostike të drejtuara me imazheri.
Vlerësim individual klinik
dhe hormonal
Ekografi e tiroides sipas
indikacionit
Vlerësim i noduseve dhe
strukturës së gjendrës
SI KRYHET KONTROLLI I TIROIDES?
1. Vlerësimi Klinik
Vlerësohen simptomat, historia familjare, ndryshimet në peshë, palpitacionet dhe shqetësimet në qafë.
2. Analizat Hormonale
Vlerësohen TSH, FT4 dhe analiza të tjera sipas indikacionit, për të kontrolluar funksionin e tiroides.
3. Ekografia e Tiroides
Ekografia përcakton madhësinë dhe strukturën e gjendrës, si dhe praninë e noduseve, cisteve ose ndryshimeve inflamatore.
4. Vlerësimi i Noduseve
Kur evidentohen noduse, analizohen madhësia dhe karakteristikat ekografike, për të përcaktuar nevojën për monitorim ose biopsi.
5. Monitorimi
Në bazë të rezultateve përcaktohet nevoja për kontrolle periodike, vlerësim endokrinologjik ose FNA nën guidë ekografike, sipas rastit.
Keni ndryshime hormonale, noduse tiroide ose shqetësime në qafë?
Merrni një vlerësim të specializuar të tiroides për të kontrolluar strukturën dhe funksionin e gjendrës dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
