Kontrolli i
Mëlçisë
Ekografia e mëlçisë është metoda kryesore e sigurt, jo-invazive dhe e shpejtë për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të mëlçisë si steatoza, fibroza, cistet, tumoret ose tromboza portale, edhe para shfaqjes së simptomave.
Pse është i rëndësishëm?
Çfarë vlerësohet me ekografi?
Steatozë (Dhjamosje)
Rritje e ekogjenicitetit Zbehje e penetrimit Hepatomegali
Fibrozë / Cirrozë
Sipërfaqe e parregullt
Konture të pabarabarta
Nodularitet
Splenomegali, ascit
Lezione fokale
Ciste
Hemangiomë
Adenomë
HCC (kanceri primar)
Metastaza
Enët e mëlçisë
Vena portale
Vena hepatike
Arteria hepatike
Tromboza portale
Të tjera
Dilatim i rrugëve biliare
Tumefaksion i vezikulës biliare (nëse e pranishme)
Ascit
Kush duhet të bëjë kontroll të mëlçisë?
Persona me hepatit B ose C
Persona me konsum të rregullt alkooli
Persona me mbipeshë, diabet ose sindromë metabolike
Persona me histori familjare të sëmundjeve të mëlçisë ose kancerit të mëlçisë
Persona që përdorin afatgjatë medikamente që ndikojnë në mëlçi
Persona me sëmundje autoimune ose çrregullime të tjera sistemike
Sa shpesh duhet të bëhet?
Kur të kontaktoni mjekun?
Verdhëz i lëkurës ose i syve
Dhimbje ose rëndesë në anën e djathtë të barkut
Fryrje e barkut, ënjtje të këmbëve
Humbje peshe e pashpjeguar ose lodhje e theksuar
Të përziera, humbje oreksi
Gjakderdhje të pazakonta (gjak i zi në feçe, të vjella me gjak)
Ekografia – e sigurt dhe pa rrezatim
Ekografia e mëlçisë është metodë totalisht e sigurt, jo-invazive dhe e përshtatshme për të gjitha moshat. Ajo ndihmon në zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe monitorimin efektiv të trajtimit.
Kontrolli i rregullt ndihmon në vlerësimin e strukturës dhe funksionit të mëlçisë
Vlerësimi i mëlçisë me ekografi, analiza laboratorike, CT, MRI dhe imazheri të avancuar sipas indikacionit.
Kontrolli i mëlçisë ndihmon në identifikimin e steatozës hepatike, cisteve, hemangiomave, lezioneve fokale, fibrozës ose ndryshimeve të tjera strukturore. Disa sëmundje hepatike mund të jenë pa simptoma për një kohë të gjatë, ndaj vlerësimi periodik mund të jetë i rëndësishëm te pacientët me faktorë rreziku.
Ekografia abdominale dhe analizat e funksionit hepatik janë shpesh hapi i parë, ndërsa CT ose MRI përdoren kur kërkohet karakterizim më i detajuar i një lezioni ose ndryshimi të mëlçisë.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose procedura diagnostike të drejtuara me imazheri.
Vlerësim individual klinik
dhe hepatik
Ekografi, CT ose MRI
sipas indikacionit
Vlerësim i lezioneve dhe
ndryshimeve të mëlçisë
SI KRYHET KONTROLLI I MËLÇISË?
1. Vlerësimi Klinik dhe Laboratorik
Vlerësohen simptomat, faktorët e rrezikut dhe analizat e funksionit hepatik, përfshirë enzimat hepatike dhe bilirubinën sipas rastit.
2. Ekografia e Mëlçisë
Ekografia ndihmon në vlerësimin e madhësisë, strukturës dhe ekogjenitetit të mëlçisë, si dhe në identifikimin e lezioneve fokale.
3. CT
CT përdoret për të vlerësuar më në detaje lezionet hepatike, enët e gjakut dhe strukturat përreth, sipas indikacionit.
4. MRI e Mëlçisë
MRI ofron karakterizim më të avancuar të lezioneve fokale dhe ndryshimeve difuze të mëlçisë, veçanërisht kur gjetjet në ekografi ose CT kërkojnë sqarim.
5. Monitorimi dhe Vlerësimi i Mëtejshëm
Në bazë të rezultateve mund të rekomandohet monitorim periodik, ekzaminim i mëtejshëm, elastografi ose biopsi e drejtuar me imazheri, sipas rastit.
Keni ndryshime në analizat e mëlçisë ose një gjetje në ekografi?
Merrni një vlerësim të specializuar të mëlçisë për të përcaktuar natyrën e ndryshimeve dhe nevojën për monitorim ose ekzaminime të mëtejshme.
