Kontrolli i
Aparatit Urinar

kontrolli i aparatit urinar

Ekografia e veshkave dhe rrugëve urinare është metodë e sigurt, jo-invazive dhe e shpejtë për zbulimin e hershëm të sëmundjeve, gurëve, infeksioneve, cisteve dhe anomalive strukturore.

 

 

 

 

 

 

Pse është i rëndësishëm?

Çfarë vlerësohet me ekografi?

Veshkat

Madhësia dhe pozicioni Struktura (korteks/medulë) Ciste, tumore apo lezione solide
Nefrokalcinoza

Gurët (litiaza)

Gurë në veshka
Gurë në ureter
Hije akustike dhe dilatim i sistemit mbledhës

Sistemi mbledhës

Dilatim (hidronefrozë) Obstruksione
Anomali kongjenitale

Fshikëza urinare

Madhësia dhe muri
Mbajtje e urinës
Post-void (rezidui urinar)
Gurë, masa ose divertikuj

Prostata (te meshkujt)

Madhësia
Vëllimi
Urina post-void

Rrugët urinare

Ureterët proksimalë
Dilatim
Anomali strukturore

Kush duhet të bëjë kontroll të aparatit urinar?

Persona mbi 40 vjeç, veçanërisht me faktorë rreziku
Persona me histori familjare të sëmundjeve të veshkave ose gurëve
Persona me infeksione të përsëritura urinare
Persona me hipertension, diabet, sëmundje kardiake ose obezitet
Persona me dhimbje në bel, urinim të shpeshtë ose urinim të dhimbshëm
Kontroll rutinë për ruajtjen e shëndetit të veshkave

Sa shpesh duhet të bëhet kontrolli?

Kur të kontaktoni mjekun?

Dhimbje në bel ose anash

Gjak në urinë (hematuri)

Urinim i shpeshtë, i dhimbshëm ose vështirësi

Infeksione të përsëritura urinare

Zgjerim i barkut, ënjtje ose lodhje e pazakontë

Ekografia – e sigurt dhe pa rrezatim

Ekografia e aparatit urinar është metodë e sigurt, pa dhimbje, pa rrezatim dhe e përshtatshme për të gjitha moshat, për zbulim të hershëm dhe monitorim efektiv të sëmundjeve të veshkave dhe rrugëve urinare.

dr slmir skana

Kontrolli i saktë ndihmon në vlerësimin e veshkave dhe rrugëve urinare
Vlerësimi i aparatit urinar me ekografi, analiza laboratorike, CT dhe MRI sipas indikacionit.

Kontrolli i aparatit urinar ndihmon në vlerësimin e veshkave, ureterëve dhe fshikëzës urinare, si dhe në identifikimin e gurëve, zgjerimit të rrugëve urinare, infeksioneve, cisteve, masave ose anomalive të tjera.

Ekografia urinare është shpesh ekzaminimi i parë, ndërsa CT ose MRI përdoren kur nevojitet vlerësim më i detajuar i traktit urinar ose i një gjetjeje të caktuar.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose procedura diagnostike të drejtuara me imazheri.

Vlerësim individual klinik
dhe urinar

Ekografi, CT ose MRI sipas indikacionit

Vlerësim i veshkave dhe rrugëve urinare

SI KRYHET KONTROLLI I APARATIT URINAR?

1. Vlerësimi Klinik dhe Laboratorik

Vlerësohen dhimbja, urinimi, hematuria, infeksionet urinare dhe analizat e gjakut e urinës, sipas rastit.

2. Ekografia Urinare

Ekografia ndihmon në vlerësimin e veshkave, fshikëzës urinare dhe zgjerimit të rrugëve urinare, si dhe në identifikimin e gurëve ose lezioneve të tjera.

3. CT e Aparatit Urinar

CT përdoret për vlerësimin e detajuar të gurëve, obstruksionit, masave dhe anatomisë së traktit urinar.

4. MRI

Kur indikohet, MRI mund të përdoret për karakterizimin e masave renale ose pelvike dhe për vlerësimin e mëtejshëm të strukturave urinare.

5. Monitorimi dhe Vlerësimi i Mëtejshëm

Në bazë të rezultateve mund të nevojitet ndjekje periodike, konsultë urologjike ose procedura diagnostike dhe terapeutike të mëtejshme.

Keni dhimbje urinare, hematuri, gurë ose ndryshime të zbuluara në ekografi?

Merrni një vlerësim të specializuar të aparatit urinar për të përcaktuar shkakun dhe nevojën për ekzaminime ose trajtim të mëtejshëm.

 

 

Scroll to Top