Hernia Diskale
Hernia diskale ndodh kur materiali i brendshëm i diskut intervertebral del jashtë përmes një çarjeje në unazën fibroze. Kjo mund të ushtrojë presion mbi rrënjët nervore ose palcën kurrizore, duke shkaktuar dhimbje, mpirje, dobësi muskulare ose çrregullime të funksionit.
Çfarë është Hernia Diskale?
Hernia diskale ndodh kur bërthama e butë e diskut del jashtë unazës së tij të jashtme (fibroze) për shkak të lodhjes, dëmtimit ose degjenerimit. Mund të jetë protruzion (dalje e lehtë) ose ekstruzion (dalje e plotë).
Shkaqet
Degjenerimi i diskut, plakja, trauma, ngritja e peshave të rënda, lëvizjet e gabuara, pozicioni i zgjatur ulur, obeziteti dhe faktorët gjenetikë.
Simptomat
Dhimbje në qafë ose në shpinë
Dhimbje që përhapet në krah ose këmbë (sciatikë)
Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash
Dobësi muskulare
Vështirësi në ecje ose qëndrimin në këmbë
Diagnostikimi
Radiografi e shtyllës kurrizore - përjashton patologji të tjera
Vlerësim neurologjik i plotë
Trajtimi
Kirurgji: disektomi mikroskopike / endoskopike në rastet që nuk përgjigjen ndaj trajtimit konservativ ose kur ka deficite neurologjike progresive
Prognoza
Shumica e pacientëve përmirësohen me trajtim konservativ. Diagnoza e hershme dhe trajtimi i duhur zvogëlojnë rrezikun e komplikacioneve dhe lejojnë rikthimin e shpejtë në aktivitetet e përditshme.
Nëse keni dhimbje të vazhdueshme në shtyllën kurrizore, mpirje, dobësi ose dhimbje që përhapet në gjymtyrë, konsultohuni me neurologun ose radiologun për vlerësim të specializuar.
Diagnostikimi i saktë përcakton shkakun dhe trajtimin
Vlerësimi i hernies diskale me MRI, CT dhe imazheri të avancuar të shtyllës kurrizore.
Hernia diskale ndodh kur një pjesë e diskut intervertebral zhvendoset përtej kufijve normalë, duke shkaktuar irritim ose kompresion të rrënjëve nervore. Mund të shfaqet me dhimbje në qafë ose mes, dhimbje që përhapet në krah apo këmbë, mpirje dhe dobësi muskulore.
MRI e shtyllës kurrizore ndihmon në identifikimin e nivelit dhe përmasave të hernies dhe në vlerësimin e kompresionit të strukturave nervore.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim minimalisht invaziv të drejtuar me imazheri.
Vlerësim individual i
dhimbjes dhe simptomave
neurologjike
MRI ose CT e shtyllës sipas indikacionit
Vlerësim për trajtim minimalisht invaziv kur nevojitet
SI VLERËSOHET HERNIA DISKALE?
1. Vlerësimi Klinik
Vlerësohen lokalizimi dhe përhapja e dhimbjes, mpirja, dobësia muskulore dhe kufizimi i lëvizjes, për të përcaktuar nivelin e mundshëm të prekur.
2. MRI e Shtyllës Kurrizore
MRI përcakton lokalizimin, përmasat dhe tipin e hernies, si dhe marrëdhënien e saj me rrënjët nervore dhe kanalin spinal.
3. CT e Shtyllës Kurrizore
Kur indikohet, CT ndihmon në vlerësimin e strukturave kockore dhe ndryshimeve degjenerative që mund të shoqërojnë hernien diskale.
4. Vlerësimi për Trajtim
Gjetjet klinike dhe imazherike ndihmojnë në përcaktimin e nevojës për trajtim konservativ, procedura minimalisht invazive ose vlerësim kirurgjikal.
5. Trajtimi dhe Monitorimi
Në pacientë të përzgjedhur mund të kryhen infiltrime të drejtuara me imazheri për kontrollin e dhimbjes dhe inflamacionit, të shoqëruara me ndjekje klinike.
Keni dhimbje mesi ose qafe që përhapet drejt këmbës apo krahut?
Merrni një vlerësim të specializuar për të
përcaktuar nivelin e hernies, kompresionin
nervor dhe mundësitë e përshtatshme
të trajtimit.
