Stenoza e Kanalit
Spinal

stenoza e kanalit spinal

Stenoza e kanalit spinal është ngushtimi i hapësirës në kanalin spinal, duke ushtruar presion mbi palcën kurrizore dhe rrënjët nervore. Mund të jetë e lindur ose e fituar, më e shpeshtë me rritjen e moshës për shkak të ndryshimeve degenerative të shtyllës kurrizore.

 

Çfarë është Stenoza e Kanalit Spinal?

Stenoza e kanalit spinal ndodh kur kanali spinal ngushtohet dhe ushtron presion mbi palcën kurrizore ose rrënjët nervore. Më e shpeshti prek shpinën e poshtme (lumbare), por mund të preket edhe qafa (cervikale).

Shkaqet

Shkaqet më të shpeshta janë: artroza (spondiloartroza), hipertrofia e ligamenteve të verdhë, hernia diskale, osteofite kockore, spondilolisteza, trauma ose procese të lindura.

Simptomat

Dhimbje në shpinë që përkeqësohet gjatë ecjes ose qëndrimit në këmbë

Dhimbje që shkon në këmbë (sciatikë)

Dobësi, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë

Ndjesi lodhjeje ose rëndese në këmbë

Simptoma lehtësohen me ulje ose përkulje përpara

Diagnostikimi

Radiografia e shtyllës kurrizore- përjashton patologji të tjera

Vlerësim neurologjik i plotë

Trajtimi

Trajtim konservativ: medikamente, fizioterapi, ushtrime, modifikim aktiviteti

Kirurgji (dekompresion) në raste të rënda ose kur trajtimi konservativ dështon

Prognoza

Me trajtim adekuat, shumica e pacientëve kanë përmirësim të simptomave dhe cilësi më të mirë jete. Trajtimi i hershëm ndihmon në parandalimin e dëmtimeve të përhershme neurologjice.

Nëse keni dhimbje në shpinë ose këmbë që kufizon aktivitetet tuaja, konsultohuni me radiologun ose neurologun për vlerësim të specializuar.

dr slmir skana

Diagnostikimi i saktë përcakton shkallën dhe trajtimin
Vlerësimi i stenozës së kanalit spinal me MRI, CT dhe imazheri të avancuar të shtyllës kurrizore.

Stenoza e kanalit spinal është ngushtimi i hapësirës brenda shtyllës kurrizore, që mund të ushtrojë presion mbi palcën ose rrënjët nervore. Mund të shkaktojë dhimbje, mpirje, dobësi të gjymtyrëve dhe vështirësi gjatë ecjes.

MRI dhe CT ndihmojnë në përcaktimin e nivelit dhe shkallës së ngushtimit, si dhe në identifikimin e strukturave nervore të prekura.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim minimalisht invaziv të drejtuar me imazheri.

Vlerësim individual i
simptomave neurologjike

MRI ose CT e shtyllës sipas indikacionit

Vlerësim për trajtim minimalisht invaziv kur nevojitet

SI VLERËSOHET STENOZA E KANALIT SPINAL?

1. Vlerësimi Klinik

Vlerësohen dhimbja, mpirja, dobësia dhe vështirësia në ecje, si dhe shpërndarja dhe rëndësia e simptomave neurologjike.

2. MRI e Shtyllës Kurrizore

MRI përcakton nivelin dhe shkallën e stenozës, si dhe kompresionin e palcës kurrizore ose rrënjëve nervore.

3. CT e Shtyllës Kurrizore

CT ndihmon në vlerësimin e strukturave kockore dhe ndryshimeve degjenerative që kontribuojnë në ngushtimin e kanalit spinal.

4. Vlerësimi për Trajtim

Gjetjet klinike dhe imazherike ndihmojnë në përcaktimin e nevojës për trajtim konservativ, procedura minimalisht invazive ose vlerësim kirurgjikal.

5. Trajtimi dhe Monitorimi

Në pacientë të përzgjedhur mund të përdoren infiltrime të drejtuara me imazheri për kontrollin e dhimbjes, të shoqëruara me monitorim klinik.

Keni dhimbje, mpirje ose vështirësi në ecje?

Merrni një vlerësim të specializuar për të

përcaktuar shkallën e stenozës, strukturat

nervore të prekura dhe mundësitë

e përshtatshme të trajtimit.

Scroll to Top