Biopsia e Gjirit
Biopsia e gjirit nën guidë imazherike është një procedurë minimalisht invazive që lejon marrjen e një me mostre të vogël indi nga një lezion i gjirit për diagnozë të saktë dhe planifikim të trajtimit.
Diagnozë e Saktë
Mundëson marrjen e mostrës së duhur
për rezultate të besueshme.
Minimale Invazive
Gjilpërë e hollë, minimalisht e dhimbshme
dhe me rikuperim të shpejtë.
Rikuperim i Shpejtë
Shumica e pacientëve i kthehen aktiviteteve normale brenda 24–48 orëve.
Precizitet me Guidë
Udhëheqje me ekografi, mamografi ose
MRI për vendosje të saktë.
SI FUNKSIONON PROCEDURA
INDIKACIONET
SI FUNKSIONON PROCEDURA
Masa palpueshme e gjirit
Lezione jo-palpueshme në imazheri
Mikrokalcifikime të dyshimta
Rezultate anormale në mamografi ose ekografi
Vlerësim i lezioneve (BI-RADS 4–5)
Ndjekje e ndryshimeve të njohura
Planifikim para kirurgjikal
Paciente me rrezik të lartë që kërkojnë diagnozë histologjike
1. Vlerësimi
Analizohet imazheria dhe përcaktohet zona e dyshimtë.
2. Vendndodhja
Lezioni lokalizohet me ekografi, mamografi ose MRI.
3. Përgatitja
Pastrohet lëkura dhe aplikohet anestetik lokal.
4. Futja e Gjilpërës
Gjilpëra futet në lezion nën guidë imazherike në kohë reale.
5. Marrja e mostrës
Merren mostra të vogla indi për analizë laboratorike.
6. Pas procedurës
Hiqet gjilpëra dhe vendoset një fashë e vogël mbrojtëse.
7. Rikuperimi
Paciente kthehet në shtëpi të njëjtën ditë dhe rifillon aktivitetet së shpejti.
Radiologjia intervenuese nuk është vetëm diagnostikim.
Është edhe marrje e synuar e mostrës nën kontroll imazherik.
Biopsia e gjirit është një procedurë minimalisht invazive që përdoret për marrjen e mostrave indore nga një nodus ose lezion i dyshimtë i gjirit për ekzaminim histopatologjik.
Kur lezioni është i dukshëm në ekografi, gjilpëra pozicionohet me saktësi brenda tij nën kontroll ekografik në kohë reale dhe merren disa mostra indore.
Qëllimi është përcaktimi i natyrës së lezionit dhe sigurimi i diagnozës histopatologjike të nevojshme për planifikimin e trajtimit ose ndjekjes së mëtejshme.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar ekografinë, mamografinë dhe MRI-në kur disponohen, për të përcaktuar indikacionin dhe metodën më të përshtatshme të biopsisë.
Vlerësim individual i lezionit
dhe indikacionit për biopsi
Marrje e synuar e mostrës
dhe ndjekje pas procedurës
Biopsi minimalisht invazive
nën kontroll ekografik
SI REALIZOHET BIOPSIA E GJIRIT?
1. Vlerësimi
Rishikohen ekzaminimet ekzistuese të gjirit dhe karakteristikat e lezionit, përfshirë klasifikimin BI-RADS.
2. Planifikimi
Përcaktohet lezioni që duhet biopsiuar dhe rruga më e sigurt për vendosjen e gjilpërës.
3. Lokalizimi nën Ekografi
Pas anestezisë lokale, lezioni identifikohet në kohë reale dhe gjilpëra pozicionohet me saktësi në zonën e synuar.
4. Marrja e mostres
Merren disa mostra me core needle biopsy, të cilat dërgohen për ekzaminim histopatologjik.
5. Monitorimi & Ndjekja
Pas procedurës kontrollohet vendi i biopsisë dhe rezultati histopatologjik korrelohet me gjetjet imazherike për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
Përfitimet
- Diagnozë e saktë dhe e shpejtë
- Udhëheqje imazherike në kohë reale
- Minimale invazive
- Kohëzgjatje e shkurtër
- Rikuperim i shpejtë
- Procedurë ambulatore
Rreziqet e Mundshme
- Dhimbje ose mavijosje e lehtë
- Gjakosje e vogël (e rrallë)
- Infeksion (shumë i rrallë)
- Hematoma (e rrallë)
- Reaksion alergjik ndaj anestezikut (i rrallë)
Kujdesi Pas Procedurës
- Pushim për pjesën tjetër të ditës
- Mbani fashën të pastër dhe të thatë
- Shmangni aktivitetin e rëndë për 24–48 orë
- Kontrolloni për skuqje, ënjtje ose dhimbje të shtuar
Kush Mund Të Përfitojë
- Femra me lezione të dyshimta të gjirit
- Paciente që kanë nevojë për diagnozë histologjike
- Paciente me rezultate anormale në imazheri
- Paciente për planifikim kirurgjikal
Koha e Procedurës
15–30 min
Qëndrimi në Spital
Ambulatore (nuk kërkon shtrim)
Koha e Rikuperimit
24–48 orë
Udhëheqja
Ekografi, mamografi ose MRI
Pse të Zgjidhni Dr. Skana Clinic?
- Radiolog intervenues ekspert
- Imazheri & teknologji e avancuar
- Kujdes i fokusuar te pacienti dhe siguria
- Diagnozë e plotë & planifikim trajtimi
