Embolizimi i Tumorit
(TAE / TACE)

embolizimi tumorit tae

Embolizimi i tumorit është një procedurë minimale invazive që bllokon furnizimin me gjak të tumoreve, duke ngadalësuar ose ndaluar rritjen e tyre. Mvarësisht nga rasti, kryhet si TAE (vetëm embolizim) ose TACE (embolizim me kemoterapi).

Trajtim i Targetuar

Dërgon terapinë direkt te tumori duke
ruajtur indin e shëndetshëm.

Minimalisht Invaziv

Akses me kateter të vogël, pa incizion
kirurgjikal, qëndrim i shkurtër në spital.

I Ripërsëritshëm kur Nevojitet

Mund të përsëritet bazuar në përgjigjen dhe vlerësimin klinik.

Kontroll Efektiv i Tumorit

Redukton madhësinë e tumorit, simptomat
dhe rrezikun e progresionit.

SI FUNKSIONON PROCEDURA

SI FUNKSIONON PROCEDURA

INFORMACION MBI PROCEDURËN

1. Aksesi

Një kateter i vogël futet përmes arteries femorale.

2. Navigimi

Kateteri drejtohet përmes arterieve drejt enëve të gjakut që ushqejnë tumorin.

3. Angiografia

Kryhet imazheri për të identifikuar tumorin dhe furnizimin e tij me gjak.

4. Embolizimi

Grimcat embolike ± kemoterapia dërgohen në enët e gjakut të tumorit.

5. Bllokimi i Fluksit të Gjakut

Furnizimi me gjak i tumorit bllokohet, duke "izoluar" (pa ushqim) tumorin.

6. Përgjigja e Tumorit

Me kalimin e kohës, tumori tkurret dhe simptomat përmirësohen.

7. Ndjekja

Pacienti monitorohet me imazheri dhe vlerësim klinik.

dr almir skana (3)

Radiologjia intervenuese nuk është vetëm trajtim i tumorit.
Është trajtim selektiv përmes arterieve që e furnizojnë.

Embolizimi i tumoreve është një trajtim minimalisht invaziv që synon reduktimin ose ndërprerjen e furnizimit arterial të tumorit përmes kateterizimit selektiv të enëve që e ushqejnë.

Në TAE (Transarterial Embolization) administrohen materiale embolizuese që reduktojnë fluksin e gjakut drejt tumorit. Në TACE (Transarterial Chemoembolization) embolizimi kombinohet me administrimin lokal të një agjenti kimioterapeutik.

Qëllimi është kontrolli lokoregjonal i tumorit, reduktimi i vaskularizimit dhe përqendrimi i trajtimit në indin patologjik, duke ruajtur sa më shumë indet e shëndetshme përreth.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar tipin e tumorit, imazherinë, anatominë vaskulare dhe gjendjen klinike për të përcaktuar teknikën më të përshtatshme.

Vlerësim individual i tumorit
dhe furnizimit vaskular

Planifikim, embolizim dhe
ndjekje imazherike

Trajtim selektiv endovaskular nën
kontroll angiografik

SI REALIZOHET EMBOLIZIMI I TUMORIT TAE/TACE)?

1. Vlerësimi

Rishikohen diagnoza, analizat laboratorike dhe ekzaminimet si CT ose MRI për të përcaktuar numrin, përmasat dhe lokalizimin e tumoreve.

2. Angiografia

Hartëzohet anatomia arteriale dhe identifikohen degët që furnizojnë tumorin.

3. Aksesi Arterial

Përmes arteries radiale ose femorale vendoset një kateter, i cili avancohet drejt arterieve pelvike nën kontroll angiografik.

4. Embolizimi Selektiv

Administrohen materiale embolizuese ose, në TACE, kombinimi i embolizimit me terapi lokale antitumorale.

5. Kontrolli & Ndjekja

Pas përfundimit të procedurës kryhet angiografi kontrolli për të vlerësuar rezultatin e embolizimit dhe qarkullimin e mbetur në territorin tumoral.

Indikacionet

Përfitimet

Rreziqet e Mundshme

Koha e Procedurës

60 – 120 minuta

Qëndrimi në Spital

Zakonisht 1 natë (vëzhgim)

Rikuperimi

Kthim në aktivitetet normale brenda 3 – 7 ditëve

Shkalla e Suksesit

Sukses i lartë teknik dhe përgjigje klinike

Pse të Zgjidhni Dr. Skana Clinic?

  • Radiolog intervenues ekspert
  • Imazheri & teknologji e avancuar
  • Kujdes i fokusuar te pacienti dhe siguria
  • Diagnozë e plotë & planifikim trajtimi
  •  
Scroll to Top