Nodujt e Tiroides
Nodujt e tiroides janë shumë të shpeshtë në popullatë dhe në shumicën e rasteve janë beninjë. Vlerësimi i duhur ndihmon në përcaktimin e natyrës së nodujve dhe në udhëzimin e trajtimit optimal.
Ekografia e tiroides është metoda e parë dhe më e rëndësishme për vlerësimin e nodujve.
Çfarë janë noduset e tiroides?
Janë formacione të vogla (beninje ose malinje) që zhvillohen brenda gjëndrës tiroide. Janë shumë të shpeshta, sidomos te femrat dhe me rritjen e moshës.
Cilat janë shenjat dhe simptomat?
Shpesh nuk japin simptoma.
Mund të shkaktojnë frymëmarrje të vështirësuar.
Vështirësi në gëlltitje.
Ndjesi presioni në qafë.
Ndryshim të zërit në rastet e nodujve të mëdhenj.
Si diagnostikohen?
Ekografia e tiroides është metoda kryesore.➜
Vlerësohen madhësia, përbërja, kufijtë, mikrokalcifikimet dhe vaskularizimi.
Kur është e nevojshme kryhet FNA (fine needle aspiration) nën guidë US.➜
Cilat janë kriteret e dyshimta në US?
Nodul solid hipo-ekoik.
Margjina të parregullta.
Mikrokalcifikime.
Formë më e lartë se e gjerë.
Invazion ekstratiroidal.
Adenopati të dyshimta.
Si trajtohen?
Nodujt beninjë: ndjekje periodike me ekografi.➜
Nodujt simptomatikë: trajtim me radiofrekuencë (RFA) ose kirurgji.
Nodujt malinjë: trajtim kirurgjikal sipas stadit dhe udhëzimeve onkologjike.
Terapia hormonale përdoret në raste të përzgjedhura.
Sa shpesh duhet të kontrollohen?
Varet nga karakteristikat e nodulit. Nodujt e vegjël beninjë zakonisht kontrollohen çdo 6–12 muaj, ndërsa nodujt e dyshimtë sipas rekomandimeve të mjekut.
Kur duhet të vizitoj mjekun?
Nëse vëreni një fryrje në qafë, ndryshim të zërit, vështirësi në gëlltitje ose histori familjare të kancerit të tiroides.
Prognoza
Shumica e nodujve janë beninjë dhe kanë prognozë shumë të mirë me ndjekje të rregullt ose trajtim të duhur.
Diagnostikimi i saktë përcakton natyrën dhe trajtimin
Vlerësimi i noduseve të tiroides me ekografi dhe biopsi të drejtuar me imazheri.
Noduset e tiroides janë formacione të lokalizuara brenda gjendrës tiroide, shumica e të cilave janë beninje. Ato mund të zbulohen rastësisht ose të shfaqen me zmadhim të qafës, ndjesi presioni, vështirësi në gëlltitje ose ndryshime të funksionit të tiroides.
Ekografia e tiroides ndihmon në vlerësimin e madhësisë dhe karakteristikave të nodusit, ndërsa në raste të përzgjedhura mund të kryhet biopsi me gjilpërë të hollë (FNA) për vlerësim citologjik.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose biopsi të drejtuar me imazheri.
Vlerësim individual klinik
dhe ekografik
Ekografi e tiroides sipas
indikacionit
Biopsi FNA e drejtuar me ekografi kur nevojitet
SI VLERËSOHEN NODUSET E TIROIDES?
1. Vlerësimi Klinik
Vlerësohen simptomat, madhësia e nodusit, historia familjare dhe faktorët e rrezikut, së bashku me funksionin e tiroides.
2. Ekografia e Tiroides
Ekografia përcakton madhësinë, përbërjen, kufijtë dhe karakteristikat e nodusit, si dhe praninë e noduseve të tjera ose nyjeve limfatike të dyshimta.
3. Klasifikimi i Rrezikut
Karakteristikat ekografike përdoren për të vlerësuar nivelin e dyshimit dhe nevojën për ndjekje ose biopsi.
4. Biopsia FNA
Kur indikohet, kryhet aspirim me gjilpërë të hollë nën guidë ekografike, për marrjen e materialit për analizë citologjike.
5. Monitorimi dhe Trajtimi
Në bazë të rezultateve përcaktohet nevoja për monitorim periodik, vlerësim endokrinologjik, kirurgjikal ose trajtim tjetër, sipas rastit.
Keni një nodus të tiroides ose ndryshime të zbuluara në ekografi?
Merrni një vlerësim të specializuar për të përcaktuar karakteristikat e nodusit dhe nevojën për monitorim ose biopsi të drejtuar me ekografi.
