Disfunksioni Erektil
(Vaskular)

disfunksioni erektil vaskular

Disfunksioni erektil me origjinë vaskulare ndodh kur qarkullimi i gjakut në penis është i pamjaftueshëm për të arritur ose mbajtur një ereksion të mjaftueshëm. Shkaqet kryesore lidhen me sëmundjet e enëve të gjakut, si ateroskleroza, hipertensioni arterial, diabeti, duhanpirja dhe dislipidemia.

 

Çfarë është disfunksioni erektil vaskular?

Është pamundësia e përsëritur për të arritur ose mbajtur një ereksion të mjaftueshëm për marrëdhënie seksuale, për shkak të uljes së fluksit arterial të gjakut drejt penisit dhe/ose çrregullimit të mekanizmit veno-okluziv.

Shkaqet

Ateroskleroza

Hipertensioni arterial

Diabeti mellitus

Duhanpirja

Kolesteroli dhe trigliceridet e larta

Obeziteti

Mungesa e aktivitetit fizik

Sëmundjet kardiovaskulare

Dëmtime ose patologji të enëve të gjakut

Disa medikamente dhe çrregullime hormonale

Simptomat

Vështirësi për të arritur ereksionin

Ereksion i dobët ose i pamjaftueshëm

Vështirësi për të mbajtur ereksionin

Humbje e ereksionit gjatë marrëdhënies

Reduktim i fortësisë së ereksionit

Ndryshime të përsëritura të funksionit erektil

Diagnostikimi

Trajtimi

Ndryshime në stilin e jetesës

Kontroll i faktorëve të rrezikut kardiovaskular

Trajtim i diabetit, hipertensionit dhe dislipidemisë

Ndërprerje e duhanpirjes

Medikamente orale, si inhibitorët PDE5, sipas rekomandimit mjekësor

Terapi me injeksione intrakavernoze në raste të përzgjedhura

Pajisje me vakum

Trajtim i sëmundjes vaskulare bazë

Trajtime endovaskulare në raste shumë të përzgjedhura

Trajtim kirurgjikal ose protezë penile kur terapitë e tjera nuk janë efektive

Parandalimi

Mbajtja e një peshe të shëndetshme

Aktivitet fizik i rregullt

Ushqyerje e balancuar

Mosduhanpirje

Kontroll i tensionit arterial

Kontroll i glicemisë

Kontroll i kolesterolit dhe triglicerideve

Vlerësim periodik kardiovaskular te pacientët me faktorë rreziku

PROGNOZA

Në shumë raste, kontrolli i faktorëve të rrezikut dhe trajtimi i shkakut bazë mund të përmirësojnë ndjeshëm funksionin erektil. Diagnostikimi i saktë i mekanizmit të disfunksionit ndihmon në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm dhe rrit mundësinë e suksesit terapeutik.

dr slmir skana

Diagnostikimi i saktë ndihmon në përcaktimin e shkakut dhe trajtimit
Vlerësimi i disfunksionit erektil vaskular me Eko-Doppler penil dhe imazheri vaskulare sipas indikacionit.

Disfunksioni erektil vaskular ndodh kur qarkullimi arterial drejt penisit është i pamjaftueshëm ose kur gjaku nuk mbahet në mënyrë efektive gjatë ereksionit. Ai mund të lidhet me aterosklerozën, diabetin, hipertensionin, dislipideminë dhe faktorë të tjerë kardiovaskularë.

Eko-Doppler penil, zakonisht pas stimulimit farmakologjik sipas protokollit, ndihmon në vlerësimin e fluksit arterial dhe funksionit veno-okluziv.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim të drejtuar sipas gjetjeve imazherike.

Vlerësim individual klinik
dhe vaskular

Eko-Doppler penil sipas
indikacionit

Identifikim i insuficiencës arteriale ose veno-okluzive

SI VLERËSOHET DISFUNKSIONI EREKTIL VASKULAR?

1. Vlerësimi Klinik

Vlerësohen karakteristikat e disfunksionit erektil, faktorët e rrezikut kardiovaskular, medikamentet dhe historia mjekësore, për të përcaktuar shkakun e mundshëm.

2. Eko-Doppler Penil

Eko-Doppleri vlerëson qarkullimin e gjakut në arteriet penilë dhe parametrat hemodinamikë të ereksionit.

3. Vlerësimi Arterial

Përcaktohet nëse ekziston reduktim i furnizimit arterial, i cili mund të lidhet me sëmundje vaskulare ose aterosklerozë.

4. Vlerësimi Veno-Okluziv

Ekzaminimi ndihmon në identifikimin e pamjaftueshmërisë veno-okluzive, kur gjaku nuk mbahet në mënyrë të mjaftueshme gjatë ereksionit.

5. Orientimi dhe Trajtimi

Në bazë të rezultateve përcaktohet nevoja për trajtim medikamentoz, vlerësim urologjik ose ekzaminime dhe procedura të mëtejshme, sipas rastit.

Keni probleme të vazhdueshme me arritjen ose ruajtjen e ereksionit?

Merrni një vlerësim të specializuar për të

përcaktuar nëse shkaku është vaskular

dhe për të orientuar trajtimin më të

përshtatshëm.

 

Scroll to Top