Embolizimi i Arteries
Splenike

embolizimi i arteries splenike

Embolizimi i arteries splenike është një procedurë radiologjike intervenuese minimalisht invazive që redukton qarkullimin e gjakut në shpretkë, duke trajtuar në mënyrë efektive sëmundje hematologjike dhe komplikacione të lidhura me shpretkën.

 

Procedura realizohet nën udhëzim me imazheri (US/Fluoro) për siguri maksimale dhe komplikacione minimale.

 

 

 

Indikacionet

Para embolizimit

CT – splenomegali e rëndësishme

Angiografi – arterie splenike hipervaskularizuar

Pas embolizimit (SAE)

CT – reduktim i perfuzionit të shpretkës

Angiografi – reduktim i qarkullimit në shpretkë

Shkalla e embolizimit personalizohet sipas sëmundjes dhe gjendjes së pacientit (partial ose total SAE)

Indikacionet

Komplikacionet e mundshme

Përfitimet

Pas procedurës

Si kryhet procedura?

1. Hyrja vaskulare

Punksion i arteries femorale nën anestezi lokale.

2. Kateterizimi selektiv

Kateteri udhëzohet në arterien splenike nën kontroll fluoroskopik.

3. Angiografia

Vlerësohet anatomia vaskulare dhe identifikohen degët e shpretkës.

4. Embolizimi

Aplikohet material embolizues (partikula, coils ose plugs) për të reduktuar qarkullimin.

5. Angiografia kontrolluese

Konfirmohet reduktimi i rrjedhjes së gjakut në shpretkë.

6. Përfundimi

Hiqet kateteri dhe aplikohet kompresion në vendin e punksionit.

Procedurë minimalisht invazive • Zgjat 60–120 minuta • Qëndrim në spital 24–48 orë (në varësi të rastit)

Për kë është e përshtatshme kjo procedurë?

Për pacientë me sëmundje hematologjike që shkaktojnë splenomegali ose citopeni, ose për trauma/komplikacione të shpretkës.

A është një alternativë ndaj splenektomisë?

Po. SAE mund të kontrollojë simptomat dhe të përmirësojë parametrat e gjakut, duke shmangur kirurgjinë në shumë raste.

A humb funksionin shpretka pas embolizimit?

Jo plotësisht. Në embolizimin e pjesshëm, një pjesë e shpretkës ruan funksionin imunologjik.

A jam i/e shtrirë gjatë procedurës?

Jo. Procedura kryhet nën anestezi lokale dhe ju jeni zgjuar gjatë gjithë kohës.

Kur mund të kthehem në aktivitetet e përditshme?

Zakonisht brenda 3–7 ditëve, në varësi të gjendjes suaj dhe shkallës së embolizimit.

dr slmir skana

Trajtimi endovaskular ndihmon në kontrollin e gjakderdhjes dhe ruajtjen e funksionit të shpretkës
Embolizimi i arteries splenike është një procedurë minimalisht invazive e radiologjisë intervenuese, e përdorur për kontrollin e gjakderdhjes ose reduktimin e furnizimit me gjak të shpretkës.

Procedura mund të indikohet në raste të traumës splenike, aneurizmës ose pseudoaneurizmës së arteries splenike, hipersplenizmit apo gjakderdhjeve të caktuara, duke shmangur në disa raste nevojën për ndërhyrje kirurgjikale të hapur.

Angiografia përdoret për të identifikuar enën përgjegjëse dhe për të drejtuar materialin embolizues në mënyrë të kontrolluar.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për embolizim të arteries splenike dhe teknikën më të përshtatshme endovaskulare.

Vlerësim individual klinik
dhe vaskular

Angiografi për
identifikimin e arteries
përgjegjëse

Embolizim selektiv kur indikohet

SI KRYHET EMBOLIZIMI I ARTERIES SPLENIKE?

1. Vlerësimi Para Procedurës

Vlerësohen indikacioni, gjendja hemodinamike, analizat laboratorike dhe ekzaminimet imazherike, për të përcaktuar strategjinë e trajtimit.

2. Aksesi Vaskular

Përmes një arterie periferike vendoset një kateter, i cili drejtohet nën kontroll fluoroskopik drejt arteries splenike.

3. Angiografia

Kryhet angiografi për të identifikuar burimin e gjakderdhjes, aneurizmën, pseudoaneurizmën ose segmentin vaskular që duhet trajtuar.

4. Embolizimi

Në zonën e synuar vendosen materiale embolizuese, me qëllim reduktimin ose ndalimin e qarkullimit të gjakut në segmentin patologjik.

5. Monitorimi Pas Procedurës

Pas embolizimit monitorohen gjendja klinike, parametrat laboratorikë dhe rezultatet imazherike, për të vlerësuar efektivitetin e trajtimit dhe komplikacionet e mundshme.

Keni diagnozë që mund të kërkojë embolizim të arteries splenike?

Merrni një vlerësim të specializuar për të përcaktuar nëse trajtimi endovaskular mund të ofrojë një alternativë minimalisht invazive për kontrollin e gjakderdhjes ose patologjive vaskulare të shpretkës.

 

Scroll to Top