Abscesi i Indeve
të Buta
Abscesi i indeve të buta është një grumbullim i qelbit brenda lëkurës, indit nënlëkuror ose muskujve, i shkaktuar më së shpeshti nga infeksione bakteriale. Mund të zhvillohet pas lëndimeve, injeksioneve, ndërhyrjeve kirurgjikale ose nga përhapja e infeksionit nga zona të afërta.
Trajtimi i hershëm dhe drenazhimi i duhur parandalojnë komplikacionet.
Simptomat
Dhimbje dhe ndjeshmëri në zonë
Ënjtje, skuqje dhe ngrohje lokale
Formim i masës së butë ose të fortë
Qelbim ose rrjedhje nëse çahet
Ethe dhe të dridhura në raste të rënda
Vështirësi në lëvizje nëse është pranë nyjeve
Simptomat mund të jenë të lehta në fillim dhe të përkeqësohen nëse infeksioni nuk trajtohet.
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut
Lëndime dhe trauma
Plagë prerëse, pickuese ose kontuzione
Hematoma të infektuara
Trup i huaj nën lëkurë
Procedura mjekësore
Injeksione intramuskulare Vendosje kateterësh Ndërhyrje kirurgjikale
Infeksione lokale
Folikulit, furunkul Qime e futur (ingrown hair) Infeksione të lëkurës (celulit, erizipelë)
Gjendje që rrisin rrezikun
Diabet mellitus
Imunosupresion (HIV, etj.)
Sëmundje kronike
Kequshqyerje
Faktorë të tjerë
Përdorimi i drogave IV
Higjienë e dobët
Obezitet
Diagnostikimi
1. Vlerësimi klinik
Anamnezë e hollësishme dhe ekzaminim fizik i zonës së prekur.
2. Eko (Ultratinguj)
Metoda e parë për konfirmimin e abscesit dhe madhësinë dhe thellësinë.
3. Laboratori
Leukocitozë, CRP e rritur, kulturë e qelbit nëse ka rrjedhje.
4. MRI në raste të komplikuara
Për vlerësimin e përfshirjes së thellë muskulare e fasciale.
5. CT në raste të komplikuara
Ndihmon në vlerësimin e hapjes së abscesit dhe strukturave përreth.
6. Aspirim / Biopsi
Aspirim i qelbit për kulturë dhe antibiogramë kur është e nevojshme.
TRAJTIMI
Antibiotikoterapia
- Antibiotikë sipas spektrit të gjerë në fillim, pastaj të targetuar sipas kulturës.
- Zakonisht 7–14 ditë sipas rëndësisë së infeksionit.
Drenazhi i abscesit
- Drenazh kirurgjikal (incizion dhe drenazh) nën anestezi lokale ose të përgjithshme.
- Drenazh perkutan nën eko ose CT-guided për abscese të thella.
Trajtim mbështetës
- Analgjezikë për kontrollin e dhimbjes.
- Kujdes lokal i plagës dhe pastrim.
- Hidratim dhe ushqim i mirë.
Menaxhimi i shkakut
- Trajtim i sëmundjeve bazë (p.sh. diabet).
- Heqja e trupit të huaj nëse është prezent.
Komplikacionet e mundshme
Përhapja e infeksionit (celulit, fasciit nekrotizues)
Bakteriemi / sepsë
Formim i absceseve të reja
Dëmtim i indeve dhe funksionit lokal
Kur të kontaktoni menjëherë mjekun?
Ethe e lartë >38.5°C ose të dridhura
Dhimbje të forta, që përkeqësohen shpejt
Skuqje e gjerë, ënjtje e shpejtë
Qelbim i vijueshëm
Vështirësi në lëvizje ose dobësi e përgjithshme
Diagnostikimi i saktë përcakton trajtimin dhe nevojën për drenim
Vlerësimi i abscesit të indeve të buta me ekografi, CT, MRI dhe procedura të drejtuara me imazheri.
Abscesi i indeve të buta është një koleksion i infektuar që formohet në lëkurë, indin nënlëkuror, muskuj ose struktura të tjera të buta. Mund të shfaqet me dhimbje, ënjtje, skuqje, temperaturë dhe ndjeshmëri lokale.
Ekografia është shpesh ekzaminimi i parë për identifikimin e koleksionit, ndërsa CT ose MRI mund të përdoren për të vlerësuar shtrirjen dhe përfshirjen e strukturave më të thella.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose drenim perkutane të drejtuar me imazheri.
Vlerësim individual klinik
dhe imazherik
Ekografi, CT ose MRI
sipas indikacionit
Drenim perkutane kur nevojitet
SI VLERËSOHET ABSCESI I INDEVE TË BUTA?
1. Vlerësimi Klinik dhe Laboratorik
Vlerësohen dhimbja, skuqja, ënjtja, temperatura dhe analizat inflamatore, për të përcaktuar rëndësinë e infeksionit.
2. Ekografia
Ekografia ndihmon në identifikimin e koleksionit, përmasave dhe thellësisë së tij, si dhe në dallimin nga ndryshimet inflamatore pa absces.
3. CT ose MRI
Kur infeksioni është më i thellë ose kompleks, CT dhe MRI ndihmojnë në vlerësimin e shtrirjes së tij dhe marrëdhënies me muskujt, fasciet dhe strukturat përreth.
4. Vlerësimi për Drenim
Në bazë të madhësisë, lokalizimit dhe gjendjes klinike përcaktohet nëse nevojitet drenim perkutane, trajtim kirurgjikal ose vetëm terapi medikamentoze.
5. Drenimi dhe Monitorimi
Kur indikohet, kryhet aspirim ose drenim nën guidë ekografike ose CT, i shoqëruar me monitorim klinik dhe imazherik.
Keni diagnozë ose dyshim për absces të indeve të buta?
Merrni një vlerësim të specializuar për të përcaktuar shtrirjen e infeksionit dhe nevojën për drenim minimalisht invaziv të drejtuar me imazheri.
