Abscesi Hepatik
Abscesi hepatik është një grumbullim i lokalizuar i qelbit brenda mëlçisë, i shkaktuar nga infeksione bakteriale, parazitare ose fungale. Mund të jetë i vetëm ose i shumëfishtë dhe kërkon diagnostikim të hershëm dhe trajtim të përshtatshëm për të parandaluar komplikacionet serioze.
Çfarë është abscesi hepatik?
Abscesi hepatik është një grumbullim i qelbit në parenkimën e mëlçisë. Mund të jetë piogjen (bakterial), amebik ose fungal. Shkaktarët më të shpeshtë përfshijnë infeksionet biliare, përhapjen përmes qarkullimit të gjakut, traumat ose përhapjen e drejtpërdrejtë nga organet fqinje.
Simptomat
Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
Ethe dhe të dridhura
Dhimbje në kuadrantin e sipërm të djathtë të barkut
Lodhje dhe dobësi
Humbje të oreksit ose të peshës
Nauze ose të vjella
Zmadhim të mëlçisë
Diagnostikimi
Trajtimi
Trajtimi përfshin antibiotikoterapi të përshtatur sipas shkaktarit dhe rezultateve të kulturës.
Absceset e vogla, zakonisht me diametër më të vogël se 3–5 cm, në raste të përzgjedhura mund të trajtohen vetëm me antibiotikë.
Ndërhyrja kirurgjikale rezervohet për rastet kur drenazhi perkutan nuk është i mundur, nuk rezulton efektiv ose kur shfaqen komplikacione.
Komplikacionet
Komplikacionet e mundshme përfshijnë:
Rupturë intraperitoneale ose intratorakale
Sepsis
Peritonit
Fistulë biliare
Empiemë pleurale
Insuficiencë hepatike
Prognoza
Prognoza është përgjithësisht e mirë kur diagnostikimi dhe trajtimi kryhen herët dhe në mënyrë adekuate. Vonesa në diagnostikim ose trajtim rrit rrezikun e komplikacioneve serioze dhe të mortalitetit.
Diagnostikimi i saktë përcakton trajtimin e duhur.
Vlerësim i abscesit hepatik me ekografi, CT dhe radiologji intervenuese.*
Abscesi hepatik është një grumbullim i infektuar brenda parenkimës së mëlçisë, i cili mund të jetë i vetëm ose i shumëfishtë. Vlerësimi imazherik është thelbësor për të përcaktuar lokalizimin, përmasat, numrin dhe kompleksitetin e koleksioneve, si dhe praninë e komplikacioneve.
Ekografia abdominale përdoret shpesh si ekzaminimi fillestar, ndërsa CT me kontrast mundëson karakterizim më të detajuar të abscesit dhe të strukturave përreth. Imazheria ndihmon gjithashtu në planifikimin e rrugës më të sigurt për aspirim ose drenazh perkutan, kur kjo procedurë indikohet.
Vlerësimi plotësohet me analiza laboratorike, hemokultura dhe ekzaminim mikrobiologjik të materialit të aspiruar, kur kryhet drenazhi, për të ndihmuar në identifikimin e shkaktarit dhe orientimin e trajtimit antimikrobik.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike, laboratorike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, trajtim medikamentoz ose drenazh të drejtuar me imazheri.
Vlerësim individual klinik,
laboratorik dhe imazherik
Ekografi dhe CT me
kontrast sipas indikacionit
Planifikim i drenazhit
perkutan kur nevojitet
SI VLERËSOHET ABSCESI HEPATIK?
1. Vlerësimi Klinik
Vlerësohen simptomat, kohëzgjatja e tyre, ethet, të dridhurat, dhimbja në kuadrantin e sipërm të djathtë dhe faktorët e mundshëm predispozues.
2. Ekografia Abdominale
Ekzaminohet mëlçia për të identifikuar koleksionin, lokalizimin, përmasat dhe karakteristikat e tij, si dhe sistemin biliar dhe strukturat përreth.
3. CT me Kontrast
Përcaktohen me saktësi numri, përmasat, lokalizimi dhe shtrirja e abscesit, si dhe komplikacionet apo vatra të tjera intraabdominale.
4. Vlerësimi për Drenazh
Analizohet nëse koleksioni është i përshtatshëm për aspirim ose drenazh perkutan dhe planifikohet rruga më e sigurt nën guidë ekografike ose CT.
5. Trajtimi & Monitorimi
Gjetjet imazherike dhe mikrobiologjike integrohen për orientimin e trajtimit dhe për kontrollin e përgjigjes pas antibiotikoterapisë ose drenazhit.
Keni diagnozë ose dyshim për absces hepatik?
Merrni një vlerësim të specializuar për të
përcaktuar ekzaminimin e nevojshëm dhe
nëse indikohet trajtim minimalisht invaziv i
drejtuar me imazheri.
