Aneurizma e Aortës

aneurizma e aortes

Aneurizma e aortës është zgjerimi jonormal i murit të aortës, arteries kryesore që transporton gjakun nga zemra në trup. Më së shpeshti zhvillohet në aortën abdominale, por mund të prekë edhe aortën torakale. Shpesh është pa simptoma derisa të zmadhohet ose të shkaktojë komplikacione, si ruptura apo diseksioni. Diagnostikimi i hershëm dhe ndjekja e rregullt janë thelbësore për parandalimin e komplikacioneve serioze.

 

Çfarë është aneurizma e aortës?

Aneurizma e aortës është zgjerimi i një segmenti të aortës me më shumë se 50% krahasuar me diametrin normal. Rreziku kryesor është ruptura (çarja) e aneurizmës, e cila mund të jetë fatale. Shkaqet kryesore lidhen me aterosklerozën, hipertensionin, duhanpirjen dhe faktorët gjenetikë.

Simptomat

Shpesh nuk shkakton simptoma në fazat e hershme

Dhimbje e thellë në bark, shpinë ose në pjesën anësore të trupit, te aneurizmat abdominale

Ndjesi pulsimi në bark

Vështirësi në frymëmarrje, ngjirje zëri ose dhimbje kraharori, te aneurizmat torakale

Vështirësi në frymëmarrje ose në gëlltitje për shkak të shtypjes së strukturave përreth

Dhimbje e papritur dhe shumë e fortë mund të sinjalizojë rupturë

Diagnostikimi

Trajtimi

Kontrolli i presionit të gjakut dhe terapi medikamentoze, si beta-bllokues, ACE-inhibitorë/ARB dhe statina, sipas indikacionit

Ndalimi i duhanit dhe ndryshime në stilin e jetesës

Ndjekje e rregullt me imazheri sipas madhësisë dhe ritmit të rritjes së aneurizmës

Trajtim endovaskular (EVAR/TEVAR) – vendosja e një stent-grafti përmes kateterit

Kirurgji e hapur në raste të përzgjedhura, si aneurizmat shumë të mëdha ose të papërshtatshme për trajtim endovaskular

Parandalimi dhe prognoza

Kontrolli i faktorëve të rrezikut: hipertensioni, kolesteroli, diabeti dhe obeziteti

Ushqyerje e shëndetshme, aktivitet fizik i rregullt dhe kontroll i peshës trupore

Zbulimi i hershëm dhe ndjekja periodike përmirësojnë ndjeshëm prognozën

Prognoza varet nga madhësia, vendndodhja, shpejtësia e rritjes dhe shfaqja e komplikacioneve

dr slmir skana

Diagnostikimi i saktë përcakton rrezikun dhe trajtimin
Vlerësimi i aneurizmës së aortës me ekografi, CT angiografi dhe imazheri vaskulare të avancuar.

Aneurizma e aortës është një zgjerim jonormal i një segmenti të aortës, që mund të zhvillohet në pjesën torakale ose abdominale. Me rritjen e përmasave mund të shtohet rreziku për rupturë ose komplikacione të tjera serioze.

Ekografia dhe CT angiografia ndihmojnë në përcaktimin e lokalizimit, përmasave dhe anatomisë së aneurizmës dhe në planifikimin e trajtimit.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim endovaskular të drejtuar me imazheri.

Vlerësim individual klinik
dhe vaskular

Ekografi dhe CT angiografi
sipas indikacionit

Vlerësim për trajtim endovaskular kur nevojitet

SI VLERËSOHET ANEURIZMA E AORTËS?

1. Vlerësimi Klinik

Vlerësohen simptomat, historia familjare dhe faktorët e rrezikut kardiovaskular, si hipertensioni, ateroskleroza dhe duhanpirja.

2. Ekografia

Veçanërisht për aortën abdominale, ekografia mundëson matjen e diametrit të aortës dhe monitorimin e ndryshimeve në kohë.

3. CT Angiografia

Përcakton me saktësi lokalizimin, përmasat dhe shtrirjen e aneurizmës, si dhe raportin e saj me degët kryesore të aortës.

4. Vlerësimi për Trajtim

Përmasat, anatomia dhe ritmi i rritjes së aneurizmës ndihmojnë në përcaktimin e nevojës për monitorim, trajtim endovaskular ose kirurgjikal.

5. Trajtimi dhe Monitorimi

Në pacientë të përzgjedhur mund të kryhet riparimi endovaskular me stent-graft (EVAR/TEVAR), ndërsa imazheria përdoret edhe për kontrollin pas ndërhyrjes.

Keni diagnozë ose dyshim për aneurizëm të aortës?

Merrni një vlerësim të specializuar për të

përcaktuar përmasat dhe karakteristikat

e aneurizmës dhe mundësinë e

trajtimit endovaskular kur indikohet.

 

Scroll to Top