Sëmundja e Arterieve
Karotide

sëmundja e arterieve karotide

Sëmundja e arterieve karotide përfshin ngushtimin ose bllokimin e arterieve karotide që furnizojnë trurin me gjak. Shkaku kryesor është ateroskleroza, e cila rrit rrezikun për goditje ishemike në tru. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm janë thelbësore për parandalimin e komplikacioneve serioze.

 

Çfarë është sëmundja e arterieve karotide?

Arteriet karotide janë enë të mëdha në qafë që dërgojnë në tru gjak të pasur me oksigjen. Ateroskleroza shkakton depozita yndyrore (pllaka aterosklerotike) në muret e tyre, duke ngushtuar lumenin dhe reduktuar rrjedhjen e gjakut.

Simptomat

Sulme ishemike kalimtare (TIA): dobësi e papritur, mpirje ose çrregullime të të folurit

Humbje e përkohshme e shikimit në njërin sy

Marramendje dhe humbje e ekuilibrit

Dobësi ose mpirje në fytyrë, krah ose këmbë, zakonisht në njërën anë të trupit

Dhimbje koke e papritur dhe e pazakontë

Diagnostikimi

Trajtimi

Trajtim mjekësor: antiagregantë (Aspirinë/Clopidogrel), statina dhe kontroll i tensionit arterial, diabetit dhe kolesterolit

Ndryshime në stilin e jetesës: dietë e shëndetshme, aktivitet fizik, ndalim i duhanit dhe kontroll i peshës

Endarterektomia karotide (CEA) – heqja kirurgjikale e pllakës aterosklerotike

Parandalimi dhe prognoza

Kontrolli i rregullt i faktorëve të rrezikut është çelësi i parandalimit

Trajtimi i hershëm redukton ndjeshëm rrezikun e goditjes në tru

Me trajtim të përshtatshëm, shumica e pacientëve kanë prognozë të mirë

dr slmir skana

Diagnostikimi i saktë përcakton rrezikun dhe trajtimin
Vlerësimi i sëmundjeve të arterieve karotide me Eko-Doppler, CT angiografi dhe imazheri vaskulare.

Sëmundjet e arterieve karotide përfshijnë patologji që mund të shkaktojnë ngushtim, bllokim ose dëmtim të arterieve që furnizojnë trurin me gjak. Ateroskleroza është një nga shkaqet më të zakonshme dhe mund të rrisë rrezikun për TIA dhe goditje ishemike në tru.

Eko-Doppler dhe CT angiografia ndihmojnë në vlerësimin e qarkullimit, lokalizimin dhe shkallën e ndryshimeve vaskulare.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim endovaskular të drejtuar me imazheri.

Vlerësim individual i
qarkullimit karotid

Eko-Doppler dhe CT angiografi sipas indikacionit

Vlerësim për trajtim endovaskular kur nevojitet

SI VLERËSOHEN SËMUNDJET E ARTERIEVE KAROTIDE?

1. Vlerësimi Klinik

Vlerësohen simptomat neurologjike dhe faktorët e rrezikut vaskular, si hipertensioni, diabeti, dislipidemia dhe duhanpirja.

2. Eko-Doppler i Karotideve

Vlerësohen qarkullimi i gjakut, prania e pllakave aterosklerotike dhe shkalla e ngushtimit të arterieve karotide.

3. CT Angiografia

Mundëson vlerësimin e detajuar të anatomisë së arterieve, lokalizimit dhe shkallës së stenozave ose okluzioneve.

4. Vlerësimi për Trajtim

Gjetjet klinike dhe imazherike ndihmojnë në përcaktimin e nevojës për monitorim, trajtim medikamentoz, endovaskular ose kirurgjikal, sipas rastit.

5. Trajtimi dhe Monitorimi

Në pacientë të përzgjedhur mund të indikohet angioplastika dhe stentimi karotid, të shoqëruara me monitorim klinik dhe imazherik.

Keni diagnozë ose dyshim për sëmundje të arterieve karotide?

Merrni një vlerësim të specializuar për të

përcaktuar gjendjen e arterieve karotide,

shkallën e ndryshimeve dhe mundësinë

e trajtimit endovaskular kur indikohet.

 

Scroll to Top