Kontrolli i
Gjirit
Ekografia e gjirit është metodë e sigurt, jo-invazive dhe shumë e ndjeshme për zbulimin e hershëm të ndryshimeve beninje ose malinje në indin e gjirit, edhe para shfaqjes së simptomave.
Pse është i rëndësishëm?
Çfarë vlerësohet me ekografi?
Noduset
Madhësia
Forma
Konturet
Eko-struktura
Vaskularizimi (Doppler)
Cistet
Ciste të thjeshta Ciste komplekse Niveli i lëngut Muret dhe septat
Struktura e indit
Ind gjëndror
Ind yndyror
Raporti ind/yndyrë
Asimetri fokale
Kalcifikimet
Mikrokalcifikime Makrokalcifikime Shpërndarja Shoqërimet
Gjëndrat limfatike
Nyje aksilare
Madhësia dhe forma
Korteksi dhe hilumi
Vaskularizimi
Kush duhet të bëjë kontroll të gjirit?
Sa shpesh duhet të bëhet?
Kur të kontaktoni mjekun?
Nëse ndjeni gungë të re ose në sqetull
Ndryshim në madhësi ose formë të gjirit
Dhimbje e vazhdueshme lokale
Skuqje, ënjtje ose ndryshim i lëkurës
Sekrecion nga thithka (i përgjakshëm ose jo)
Ekografia – e sigurt dhe pa rrezatim
Ekografia e gjirit është e sigurt, jo-invazive, pa rrezatim dhe mund të kryhet në çdo moshë. Është mënyra më e mirë për zbulim të hershëm dhe monitorim të kujdesshëm.
Kontrolli i rregullt ndihmon në zbulimin e hershëm të ndryshimeve në gji
Vlerësimi i gjirit me ekografi, mamografi, MRI dhe ekzaminime të mëtejshme sipas indikacionit.
Kontrolli i gjirit ndihmon në identifikimin e hershëm të noduseve, cisteve, ndryshimeve beninje ose lezioneve të dyshimta. Ekzaminimi mund të rekomandohet si pjesë e kontrollit rutinë ose në prani të simptomave si masë e prekshme, dhimbje, sekrecione nga mamela ose ndryshime të lëkurës.
Mamografia dhe ekografia e gjirit janë ekzaminimet kryesore për vlerësimin fillestar, ndërsa MRI mund të përdoret në raste të përzgjedhura për vlerësim më të detajuar.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose procedura diagnostike të drejtuara me imazheri.
Vlerësim individual klinik
dhe imazherik
Ekografi, mamografi ose
MRI sipas indikacionit
Vlerësim i lezioneve dhe nevojës për biopsi
SI KRYHET KONTROLLI I GJIRIT?
1. Vlerësimi Klinik
Vlerësohen simptomat, historia familjare dhe faktorët e rrezikut, si dhe çdo ndryshim i ri në gji.
2. Ekografia e Gjirit
Ekografia ndihmon në vlerësimin e noduseve, cisteve dhe indeve të gjirit, veçanërisht te gratë më të reja ose në gjinj të dendur.
3. Mamografia
Mamografia përdoret për skrining dhe diagnostikim, duke ndihmuar në identifikimin e mikrokalcifikimeve dhe ndryshimeve të tjera të dyshimta.
4. MRI e Gjirit
Kur indikohet, MRI ofron vlerësim më të detajuar te pacientet me rrezik të lartë, gjetje komplekse ose nevojë për karakterizim shtesë.
5. Biopsia dhe Monitorimi
Kur një lezion paraqet karakteristika të dyshimta, mund të rekomandohet biopsi e drejtuar me imazheri ose ndjekje periodike sipas rastit.
Keni një nodus, dhimbje ose ndryshim të ri në gji?
Merrni një vlerësim të specializuar të gjirit për të përcaktuar natyrën e ndryshimit dhe nevojën për ekzaminime ose biopsi të mëtejshme.
