Kontrolli i
Prostatës

kontrolli i prostatës

Zbulimi i hershëm i sëmundjeve të prostatës, përfshirë kancerin e prostatës, hiperplazinë beninje (BPH) dhe prostatitin, është çelësi për trajtim më të suksesshëm dhe ruajtjen e cilësisë së jetës.

 

 

 

 

 

 

Pse është i rëndësishëm?

Çfarë vlerësohet me ekografi?

Prostata (TRUS)

Madhësia dhe volumi i prostatës Struktura dhe homogeniteti Noduset (të dyshimta apo beninje) Kalcifikimet
Rezidui post-void

Vezikulat seminale

Zgjerimi ose ndryshimet strukturore
Prania e cisteve Inflamacionet

Rezidui post-void

Vëllimi i urinës së mbetur pas urinimit Ndihmon në vlerësimin e funksionit të fshikëzës

Rrethi prostatik

Indet rreth prostatës
Muret e rektumit Nyjet limfatike (ku të vlerësohen)

Doppler (në nevojë)

Vaskularizimi i noduseve të dyshimta
Ndihmon në vlerësimin e lezioneve

Kush duhet të bëjë kontroll të prostatës?

Meshkuj mbi 50 vjeç
Persona me histori familjare të kancerit të prostatës
Meshkuj mbi 45 vjeç nëse kanë rrezik të lartë
Persona me simptoma urinare: vështirësi në urinim, rrjedhje e dobët, etj.
Persona me rritje të PSA në analiza ose palpim të dyshimtë
Kontroll rutinë vjetor

Sa shpesh duhet të bëhet kontrolli?

Kur të kontaktoni mjekun?

Vështirësi në urinim ose rrjedhje e dobët

Urinim i shpeshtë, sidomos natën

Gjak ose djegie gjatë urinimit

Dhimbje në zonën e legenit ose në pjesën e poshtme të shpinës

Rezultate të larta të PSA në analiza

Ekografia – e sigurt dhe pa rrezatim

Ekografia transrektale (TRUS) është metodë e sigurt, pa dhimbje të rëndësishme dhe pa rrezatim. Përgatitja e lehtë dhe procedura e shkurtër e bëjnë atë metodën më të mirë për vlerësimin e prostatës.

dr slmir skana

Kontrolli i rregullt ndihmon në vlerësimin e prostatës dhe zbulimin e hershëm të ndryshimeve
Vlerësimi i prostatës me ekzaminim klinik, analiza laboratorike, ekografi dhe MRI sipas indikacionit.

Kontrolli i prostatës ndihmon në identifikimin e hiperplazisë beninje, inflamacionit, noduseve ose ndryshimeve të dyshimta për kancer të prostatës. Mund të rekomandohet te pacientët me vështirësi në urinim, urinim të shpeshtë, rrjedhë të dobët urinare, hematuri ose rritje të PSA-së.

Analiza e PSA-së, ekografia dhe MRI e prostatës ndihmojnë në vlerësimin e madhësisë, strukturës dhe karakteristikave të gjendrës, si dhe në përcaktimin e nevojës për ekzaminime të mëtejshme.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose procedura diagnostike të drejtuara me imazheri.

Vlerësim individual klinik
dhe urologjik

Ekografi dhe MRI sipas
indikacionit

Vlerësim i noduseve dhe ndryshimeve të prostatës

SI KRYHET KONTROLLI I PROSTATËS?

1. Vlerësimi Klinik dhe Laboratorik

Vlerësohen simptomat urinare, historia familjare, PSA-ja dhe faktorët e rrezikut, për të përcaktuar nevojën për ekzaminime të mëtejshme.

2. Ekografia

Ekografia ndihmon në vlerësimin e madhësisë së prostatës, fshikëzës urinare dhe urinës reziduale pas urinimit.

3. MRI e Prostatës

Kur indikohet, MRI multiparametrike ndihmon në identifikimin dhe karakterizimin e zonave të dyshimta, si dhe në planifikimin e biopsisë.

4. Vlerësimi i Lezioneve

Gjetjet klinike, PSA-ja dhe imazheria integrohen për të përcaktuar rrezikun dhe nevojën për monitorim ose biopsi.

5. Monitorimi dhe Biopsia

Në bazë të rezultateve mund të rekomandohet ndjekje periodike, vlerësim urologjik ose biopsi e prostatës, sipas rastit.

Keni simptoma urinare, PSA të rritur ose ndryshime të zbuluara në prostatë?

Merrni një vlerësim të specializuar të prostatës për të përcaktuar natyrën e ndryshimeve dhe nevojën për monitorim ose ekzaminime të mëtejshme.

 

 

Scroll to Top