Osteoartriti
(Artroza)

osteoartriti

Osteoartriti është sëmundja degjenerative më e shpeshtë e kyçeve dhe ndodh kur kërci artikular konsumohet gradualisht, duke shkaktuar dhimbje, ngurtësi dhe kufizim të lëvizshmërisë.

 

Çfarë është osteoartriti?

Osteoartriti (artroza) është një sëmundje degjenerative e kyçeve, e karakterizuar nga konsumimi progresiv i kërcit artikular dhe ndryshimet e kockës nënkondrale. Me kalimin e kohës mund të shkaktojë dhimbje, ngurtësi dhe reduktim të funksionit të kyçit.

Kyçet më të prekura

Gjuri (gonartroza)

Ija (koksartroza)

Duart dhe gishtërinjtë

Shpatulla

Shtylla kurrizore

Kyçet e tjera që mbajnë peshë

Shkaqet & Faktorët e Rrezikut

Mosha e avancuar

Mbipesha dhe obeziteti

Mbingarkesa e përsëritur e kyçeve

Trauma ose dëmtime të mëparshme

Deformime ose çrregullime të boshtit të kyçit

Faktorë gjenetikë

Dobësi muskulare

Sëmundje të tjera të kyçeve

Simptomat

Dhimbje gjatë lëvizjes ose ngarkesës

Ngurtësi, veçanërisht pas pushimit ose në mëngjes

Kufizim i lëvizshmërisë

Kërcitje ose krepitacione në kyç

Ënjtje e lehtë

Ndjeshmëri lokale

Deformim progresiv në fazat e avancuara

Ulje e funksionit të kyçit

Diagnostikimi

Trajtimi

Reduktim i peshës trupore kur është e nevojshme

Fizioterapi dhe ushtrime terapeutike

Forcim i muskujve përreth kyçit

Modifikim i aktivitetit fizik

Analgjezikë dhe antiinflamatorë sipas rekomandimit mjekësor

Infiltrime me acid hialuronik në pacientë të përzgjedhur➔

Kirurgji ose protezë artikulare në artrozën e avancuar

Parandalimi

Mbajtja e një peshe të shëndetshme

Aktivitet fizik i rregullt me impakt të ulët

Forcim i muskujve përreth kyçeve

Shmangie e mbingarkesave të përsëritura

Teknikë e përshtatshme gjatë aktivitetit fizik

Trajtim i hershëm i traumave dhe patologjive të kyçeve

Mbrojtje e kyçeve nga dëmtimet

Prognoza

Osteoartriti është një sëmundje kronike dhe progresive, por simptomat mund të kontrollohen në mënyrë efektive te shumica e pacientëve. Trajtimi i hershëm, kontrolli i peshës, aktiviteti fizik dhe rehabilitimi ndihmojnë në ruajtjen e funksionit të kyçit dhe cilësisë së jetës.

dr slmir skana

Diagnostikimi i saktë përcakton shkallën dhe trajtimin
Vlerësimi i osteoartritit (artrozës) me radiografi, ekografi, CT ose MRI sipas indikacionit.

Osteoartriti është një sëmundje degjenerative e artikulacioneve, që karakterizohet nga konsumimi progresiv i kërcit dhe ndryshime në kockën përreth. Mund të shkaktojë dhimbje, ngurtësi, kufizim të lëvizjes dhe ënjtje të artikulacionit.

Radiografia, ekografia dhe MRI ndihmojnë në vlerësimin e shkallës së artrozës, strukturave të prekura dhe planifikimin e trajtimit.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim minimalisht invaziv të drejtuar me imazheri.

Vlerësim individual i
dhimbjes dhe funksionit
artikular

Radiografi, ekografi ose
MRI sipas indikacionit

Vlerësim për infiltrime të drejtuara me imazheri

SI VLERËSOHET OSTEOARTRITI (ARTROZA)?

1. Vlerësimi Klinik

Vlerësohen dhimbja, ngurtësia, kufizimi i lëvizjes dhe ndikimi në aktivitetet e përditshme.

2. Radiografia

Radiografia ndihmon në identifikimin e ngushtimit të hapësirës artikulare, osteofiteve dhe ndryshimeve kockore degjenerative.

3. Ekografia dhe MRI

Ekografia mund të vlerësojë efuzionin dhe strukturat periartikulare, ndërsa MRI ofron informacion më të detajuar mbi kërcin, meniskët, ligamentet dhe indet e buta.

4. Vlerësimi për Trajtim

Në bazë të simptomave dhe imazherisë përcaktohet nevoja për trajtim konservativ, fizioterapi, infiltrime ose vlerësim ortopedik.

5. Trajtimi dhe Monitorimi

Në pacientë të përzgjedhur mund të kryhen infiltrime intra-artikulare të drejtuara me ekografi ose fluoroskopi, të shoqëruara me monitorim klinik.

Keni dhimbje, ngurtësi ose kufizim të lëvizjes së artikulacioneve?

Merrni një vlerësim të specializuar për të

përcaktuar shkallën e artrozës dhe

mundësitë e përshtatshme të trajtimit.

 

Scroll to Top