NDJEKJA PAS OPERACIONIT

ndjekja pas operacionit

Ndjekja pas operacionit është një pjesë e rëndësishme e procesit të rikuperimit. Ekografia, CT, MRI dhe Doppler-i mund të përdoren sipas llojit të ndërhyrjes për të vlerësuar shërimin, për të identifikuar komplikacione të hershme ose të vonshme dhe për të monitoruar rezultatet e trajtimit. Nëse evidentohet një komplikacion i përshtatshëm për trajtim minimalisht invaziv, procedurat e drejtuara me imazheri mund të përdoren në raste të përzgjedhura.

 

GJENDJET PAS OPERACIONIT QË NDJEKIM

Ndjekja pas kolecistektomisë ➜

Vlerësim për koleksione biliare, dëmtime të kanaleve biliare ose komplikacione të tjera pas operacionit.

Ndjekja pas hepatektomisë ➜

Monitorim për koleksione të lëngjeve, rrjedhje biliare ose komplikacione të tjera pas kirurgjisë së mëlçisë.

Ndjekja pas kirurgjisë gastrointestinale ➜

Vlerësim për rrjedhje anastomotike, absces ose obstruksion intestinal.

Ndjekja pas nefrektomisë ose kirurgjisë renale ➜

Vlerësim për urinoma, hematoma ose koleksione të tjera të lëngjeve.

Ndjekja pas kirurgjisë gjinekologjike ➜

Monitorim për koleksione pelvike, hematoma ose komplikacione të tjera pas operacionit.

Ndjekja pas kirurgjisë së prostatës ➜

Vlerësim për koleksione të lëngjeve, rrjedhje urinare ose komplikacione të tjera pas operacionit.

Ndjekja pas kirurgjisë ortopedike ➜

Vlerësim për efuzion artikular, hematoma ose koleksione të indeve të buta.

Ndjekja pas kirurgjisë torakale ➜

Monitorim për efuzion pleural, pneumotoraks ose komplikacione të tjera torakale.

Ndjekja pas kirurgjisë kardiake ➜

Vlerësim për efuzion perikardial, koleksione të lëngjeve ose komplikacione të tjera.

Komplikacionet e plagës kirurgjikale ➜

Vlerësim për infeksione të plagës, abscese, seroma ose dehishencë të plagës.

Ndjekja pas ndërhyrjeve vaskulare ➜

Ndjekje pas vendosjes së stentit, angioplastikës ose procedurave të embolizimit.

Ndjekja e përgjithshme pas operacionit ➜

Ekzaminime rutinë me imazheri për të siguruar shërimin e duhur dhe zbulimin e hershëm të komplikacioneve.

dr slmir skana

Ndjekja e sigurt pas operacionit kërkon vlerësimin e duhur.
Monitorim imazherik i rikuperimit dhe ndryshimeve postoperatore.

Periudha pas një ndërhyrjeje kirurgjikale kërkon monitorim të kujdesshëm për të vlerësuar procesin e rikuperimit dhe për të identifikuar në kohë ndryshimet që mund të kërkojnë vëmendje të mëtejshme.

Ekografia, radiografia, CT dhe MRI përdoren sipas llojit të ndërhyrjes dhe situatës klinike për të vlerësuar zonën e operuar, strukturat përreth dhe ndryshimet që shfaqen gjatë periudhës postoperatore.

Imazheria mund të ndihmojë në evidentimin e komplikacioneve të tilla si koleksionet, hematomat, absceset, rrjedhjet, obstruksionet apo ndryshime të tjera, si dhe në dallimin e tyre nga gjetjet e pritshme pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke marrë në konsideratë ndërhyrjen e kryer, simptomat, ecurinë klinike dhe ekzaminimet e mëparshme për të orientuar ndjekjen e mëtejshme të pacientit.

Vlerësim i personalizuar
sipas operacionit

Ekografi, Doppler, CT dhe
MRI sipas indikacionit

Identifikim i komplikacioneve
postoperative

SI KRYHET NDJEKJA PAS OPERACIONIT

1. Historia e Operacionit

Lloji, data dhe arsyeja e ndërhyrjes, simptomat aktuale.

2. Zgjedhja e Ekzaminimit

Ekografi, Doppler, CT ose MRI sipas situatës.

3. Vlerësimi i Zonës së Operuar

Shërimi, organet, indet dhe strukturat përreth.

4. Kërkimi i Komplikacioneve

Koleksione, hematoma, infeksion, rrjedhje, trombozë ose gjakderdhje.

5. Raporti & Orientimi

Krahasimi me ekzaminimet e mëparshme dhe orientimi për kontroll, kirurg, trajtim ose procedurë intervenuese.

Keni kryer një operacion dhe ju nevojitet kontroll imazherik?

  • DËRGO EKZAMINIMET PËR OPINION TË DYTË
Scroll to Top