Hemorragji
Intrakraniale

hemoragji intrakraniale

Hemorragjia intrakraniale ndodh kur një enë gjakore në tru çahet dhe gjaku grumbullohet brenda indit cerebral, në hapësirën subaraknoidale ose brenda ventrikujve. Është një gjendje urgjente që kërkon diagnostikim dhe trajtim të menjëhershëm.

 

 

Çfarë është hemorragjia intrakraniale?

Është gjakderdhje brenda kafkës që mund të ndodhë në indin e trurit (intracerebrale), në hapësirën subaraknoidale (SAH) ose brenda ventrikujve.Shkaqet kryesore përfshijnë hipertensionin e pakontrolluar, aneurizmat cerebrale, malformacionet vaskulare, traumat dhe çrregullimet e koagulimit.

Simptomat

Dhimbje koke e papritur dhe shumë e fortë

Të përziera dhe të vjella

Humbje e vetëdijes ose përgjumje e thellë

Dobësi, mpirje ose paralizë në një anë të trupit

Çrregullime të të folurit ose shikimit

Konfuzion, marramendje, humbje ekuilibri

Diagnostikimi

Trajtimi

Menaxhim intensiv: kontroll i tensionit, oksigjenim dhe monitorim neurologjik

Trajtim mjekësor për reduktimin e edemës cerebrale dhe presionit intrakranial

Kirurgji (evakuim i hematomës, dekompresion) në raste të seleksionuara

Parandalimi dhe prognoza

Kontrolli i rregullt i tensionit arterial është thelbësor

Ndalo pirjes së duhanit dhe alkoolit të tepruar

Trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe përdorimi korrekt i medikamenteve

Prognoza varet nga shpejtësia e trajtimit dhe madhësia e hemorragjisë

dr slmir skana

Diagnostikimi i shpejtë përcakton trajtimin dhe prognozën
Vlerësimi i hemorragjisë intrakraniale me CT, CT angiografi dhe imazheri të avancuar.

Hemorragjia intrakraniale është grumbullimi i gjakut brenda kafkës, që mund të ndodhë në indin cerebral ose në hapësirat përreth trurit. Ajo mund të lidhet me hipertensionin, traumat, aneurizmat, malformacionet vaskulare ose çrregullimet e koagulimit.

CT e trurit pa kontrast është ekzaminimi kryesor në fazën akute, duke mundësuar identifikimin e shpejtë të hemorragjisë, lokalizimit dhe shtrirjes së saj. CT angiografia mund të ndihmojë në identifikimin e një shkaku vaskular dhe në planifikimin e trajtimit të mëtejshëm.

Vlerësimi përcakton lokalizimin dhe shtrirjen e hemorragjisë, efektin mbi strukturat cerebrale dhe praninë e një shkaku të mundshëm vaskular.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim endovaskular të drejtuar me imazheri.

Vlerësim neurologjik
dhe imazherik urgjent

CT dhe CT angiografi
sipas indikacionit

Vlerësim për trajtim
endovaskular kur nevojitet

SI VLERËSOHET HEMORRAGJIA INTRAKRANIALE?

1. Vlerësimi Klinik

Vlerësohen simptomat neurologjike, koha e fillimit dhe gjendja e përgjithshme e pacientit, së bashku me faktorët e mundshëm të rrezikut.

2. CT e Trurit

CT pa kontrast identifikon praninë, lokalizimin dhe përmasat e hemorragjisë, si dhe edemën, efektin masë ose komplikacione të tjera.

3. CT Angiografia

Kur dyshohet një shkak vaskular, CT angiografia vlerëson arteriet cerebrale për aneurizma, malformacione vaskulare ose patologji të tjera.

4. Angiografia Cerebrale

Në raste të përzgjedhura, angiografia me kateter (DSA) mundëson vlerësim të detajuar të qarkullimit cerebral dhe planifikimin e një ndërhyrjeje endovaskulare.

5. Trajtimi dhe Monitorimi

Trajtimi përcaktohet sipas shkakut, lokalizimit dhe rëndësisë së hemorragjisë dhe mund të përfshijë trajtim medikamentoz, neurokirurgjikal ose endovaskular, së bashku me monitorim klinik dhe imazherik.

Keni diagnozë ose dyshim për hemorragji intrakraniale?

Hemorragjia intrakraniale është një urgjencë

mjekësore. Diagnostikimi i shpejtë dhe

përcaktimi i shkakut janë thelbësorë për

zgjedhjen e trajtimit të përshtatshëm.

 

 

Scroll to Top