Neuralgjia Trigeminale

neuralgia trigeminale

Neuralgjia trigeminale është një çrregullim i nervit trigeminal, nervi i pestë i kafkës, që shkakton dhimbje të forta, të shpejta dhe të përsëritura në fytyrë. Dhimbja zakonisht prek njërën anë të fytyrës dhe mund të shkaktohet nga prekje të lehta ose veprime të përditshme, si të folurit, përtypja ose larja e fytyrës.

 

Çfarë është neuralgjia trigeminale?

Është një çrregullim i nervit trigeminal që shkakton episode të shkurtra dhimbjeje shumë të fortë, të ngjashme me goditje elektrike, në fytyrë. Zakonisht prek njërën anë dhe mund të lidhet me presionin e një ene gjaku mbi nerv.

Simptomat

Dhimbje e fortë dhe e menjëhershme, si “rrymë elektrike” në fytyrë

Zakonisht prek nofullën, faqen, syrin ose ballin në njërën anë

Dhimbja zgjat nga disa sekonda deri në dy minuta

Shkaktohet nga prekje të lehta, larja e fytyrës, të folurit, përtypja ose rruajtja

Episode të përsëritura gjatë ditës

Diagnostikimi

Trajtimi

Trajtim mjekësor me karbamazepinë, okskarbazepinë ose gabapentinë

Trajtim minimalisht invaziv me injeksione gliceroli, radiofrekuencë ose kompresion me balon

Trajtim kirurgjikal me dekompresion mikrovaskular (MVD)

Neurokirurgji stereotaktike (Gamma Knife) në raste të përzgjedhura

prognoza

Shumica e pacientëve përmirësohen ndjeshëm me trajtimin e duhur

Episodet e dhimbjes mund të rikthehen pas periudhave pa simptoma

Monitorimi i rregullt neurologjik është i rëndësishëm

dr slmir skana

Vlerësimi i saktë ndihmon në identifikimin e shkakut
Vlerësimi i neuralgjisë trigeminale me ekzaminim klinik dhe imazheri të avancuar.

Neuralgjia trigeminale është një çrregullim i nervit trigeminal që karakterizohet nga episode të papritura dhe intensive dhimbjeje në fytyrë, zakonisht në njërën anë. Dhimbja shpesh përshkruhet si goditje elektrike dhe mund të provokohet nga prekja e fytyrës, përtypja, të folurit ose larja e dhëmbëve.

Diagnoza bazohet kryesisht në karakteristikat klinike të dhimbjes. MRI e trurit, sipas indikacionit, ndihmon në vlerësimin e nervit trigeminal dhe në identifikimin e një kompresioni neurovaskular ose shkaqeve të tjera që mund të lidhen me simptomat.

Vlerësimi ndihmon në identifikimin e shkakut të dhimbjes dhe evidentimin e ndryshimeve që mund të prekin nervin trigeminal.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim endovaskular të drejtuar me imazheri.

Vlerësim individual i
karakteristikave të dhimbjes

MRI e trurit dhe nervit
trigeminal sipas indikacionit

Identifikim i kompresionit
neurovaskular ose shkaqeve
të tjera

SI VLERËSOHET NEURALGJIA TRIGEMINALE?

1. Vlerësimi Klinik

Analizohen lokalizimi, intensiteti, kohëzgjatja dhe faktorët nxitës të dhimbjes, si dhe shpërndarja e saj përgjatë degëve të nervit trigeminal.

2. MRI e Trurit

MRI përdoret për të vlerësuar nervin trigeminal dhe strukturat përreth, si dhe për të përjashtuar shkaqe të tjera të dhimbjes së fytyrës.

3. Vlerësimi Neurovaskular

Imazheria me sekuenca të përshtatshme mund të evidentojë kontaktin ose kompresionin e nervit trigeminal nga një enë gjaku.

4. Përcaktimi i Shkakut

Rezultatet klinike dhe imazherike ndihmojnë në dallimin e neuralgjisë trigeminale klasike nga format sekondare dhe patologjitë e tjera që shkaktojnë dhimbje faciale.

5. Orientimi dhe Ndjekja

Në bazë të gjetjeve përcaktohet nevoja për trajtim medikamentoz, ndjekje neurologjike ose vlerësim për procedura të specializuara, sipas rastit.

Keni dhimbje të forta dhe të përsëritura në fytyrë?

Merrni një vlerësim të specializuar për të

identifikuar shkakun e dhimbjes dhe për të

përcaktuar ekzaminimet e nevojshme për

një orientim të saktë të trajtimit.

Scroll to Top