Radikulopatia
Radikulopatia ndodh kur një rrënjë nervore në shtyllën kurrizore irritohet ose komprimohet, zakonisht nga një hernie diskale, ngushtim i kanalit kurrizor ose ndryshime degjenerative. Kjo mund të shkaktojë dhimbje, mpirje, dobësi ose ndjesi elektrike që përhapen drejt krahëve ose këmbëve.
Çfarë është radikulopatia?
Radikulopatia është irritimi ose kompresimi i një rrënje nervore në shtyllën kurrizore. Shkaktohet më shpesh nga një hernie diskale, ngushtimi i kanalit kurrizor (stenoza) ose ndryshime degjenerative (artroza) që ushtrojnë presion mbi nervin. Ky presion mund të shkaktojë dhimbje, ndjesi shpimi ose dobësi muskulare përgjatë rrugës së nervit.
Simptomat
Dhimbje që përhapet në krah ose këmbë (brakialgji ose shiatik)
Ndjesi mpirjeje, pickimi ose “rryme elektrike”
Dobësi muskulare
Reflekse të dobësuara
Përkeqësim i dhimbjes gjatë kollitjes, teshtitjes ose qëndrimit të zgjatur
Diagnostikimi
Elektromiografi (EMG) – për vlerësimin funksional të nervit
Vlerësim i plotë neurologjik
Trajtimi
Trajtim kirurgjikal në raste rezistente ose me deficite neurologjike progresive
prognoza
Shumica e pacientëve përmirësohen me trajtimin e duhur dhe në kohë. Zbulimi i hershëm dhe trajtimi i personalizuar rrisin mundësinë për rikuperim të plotë dhe rikthim në aktivitetet e përditshme.
Diagnostikimi i saktë përcakton shkakun dhe trajtimin
Vlerësimi i radikulopatisë me MRI, CT dhe imazheri të avancuar të shtyllës kurrizore.
Radikulopatia është një gjendje që shkaktohet nga komprimimi, irritimi ose dëmtimi i një rrënje nervore në shtyllën kurrizore. Ajo mund të shfaqet në nivelin cervikal, torakal ose lumbosakral dhe të shkaktojë dhimbje që përhapet përgjatë nervit, mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash ose dobësi muskulore.
Shkaqet më të zakonshme përfshijnë hernien diskale, stenozën e kanalit spinal dhe ndryshimet degjenerative të shtyllës kurrizore. MRI është ekzaminimi kryesor për vlerësimin e disqeve, rrënjëve nervore dhe indeve të buta, ndërsa CT mund të përdoret për vlerësimin më të detajuar të strukturave kockore.
Vlerësimi identifikon nivelin dhe shkakun e kompresionit nervor, si dhe ndryshimet e disqeve dhe strukturave përreth.
Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim minimalisht invaziv të drejtuar me imazheri.
Vlerësim individual i
dhimbjes dhe simptomave
neurologjike
MRI ose CT e shtyllës
sipas indikacionit
Vlerësim për trajtim të
drejtuar me imazheri
kur nevojitet
SI VLERËSOHET RADIKULOPATIA?
1. Vlerësimi Klinik
Vlerësohen lokalizimi dhe përhapja e dhimbjes, mpirja, dobësia muskulore dhe ndryshimet e ndjeshmërisë, për të identifikuar rrënjën nervore të prekur.
2. MRI e Shtyllës Kurrizore
MRI mundëson vlerësimin e disqeve intervertebrale, rrënjëve nervore dhe kanalit spinal, duke identifikuar herniet diskale ose kompresionin nervor.
3. CT e Shtyllës Kurrizore
Kur indikohet, CT ofron vlerësim të detajuar të strukturave kockore dhe ndryshimeve degjenerative që mund të kontribuojnë në ngushtimin ose kompresionin nervor.
4. Vlerësimi për Trajtim
Gjetjet klinike dhe imazherike ndihmojnë në përcaktimin e nevojës për trajtim konservativ, procedura minimalisht invazive ose vlerësim kirurgjikal, sipas rastit.
5. Trajtimi dhe Monitorimi
Në pacientë të përzgjedhur mund të përdoren infiltrime ose injeksione të drejtuara me imazheri për kontrollin e dhimbjes dhe inflamacionit, të shoqëruara me ndjekje klinike.
Keni dhimbje që përhapet nga qafa ose shpina drejt krahut apo këmbës?
Merrni një vlerësim të specializuar për të
identifikuar shkakun e kompresionit nervor
dhe për të përcaktuar mundësitë e
trajtimit të përshtatshëm.
