Dhimbja e Shpinës

(Dhimbja Lumbare dhe Cervikale)

dhimbja e shpinës

Dhimbja e shpinës është një nga arsyet më të shpeshta për konsultë mjekësore dhe mund të shkaktohet nga ndryshime degjenerative, hernie diskale, stenoza e kanalit spinal, inflamacion, trauma ose probleme të tjera muskuloskeletale.

 

 

Çfarë është Dhimbja e Shpinës?

Dhimbja e shpinës është një ndjesi dhimbjeje, ngurtësie ose shqetësimi në zonën cervikale (qafë), torakale (mes shpinës) ose lumbare (zonën e mesit). Mund të jetë akute (kohëzgjatje e shkurtër) ose kronike (më shumë se 3 muaj) dhe mund të ndikojë ndjeshëm në aktivitetet e përditshme dhe cilësinë e jetës.

Shkaqet

Dhimbja e shpinës mund të shkaktohet nga:

Hernie diskale dhe protruzione diskale

Spondilozë (ndryshime degjenerative)

Stenoza e kanalit spinal

Artrozë e fasetave

Spondilolistezë

Trauma (aksidente, rënie)

Probleme muskulare ose ligamentoze

Simptomat

Dhimbje në qafë, mes shpine ose në pjesën e poshtme të shpinës

Ngurtësi dhe kufizim i lëvizjes

Dhimbje që përkeqësohet me aktivitet ose qëndrimin në të njëjtin pozicion

Dhimbje që përhapet në këmbë ose në krahë (sciatikë, cervikobrakialgji)

Mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash ose dobësi muskulare

Vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme

Diagnostikimi

X-ray (rëntgen) – vlerësim fillestar i strukturave kockore➔

MRI e shtyllës kurrizore – metoda më e saktë për disqet, nervat dhe palcën kurrizore➔

CT e shtyllës kurrizore – vlerësim i detajuar i strukturave kockore➔

Ekografi muskuloskeletale – për vlerësimin e indeve të buta (muskuj, ligamente, tendina)➔

Vlerësim neurologjik dhe klinik i plotë➔

Trajtimi

Trajtim konservativ: medikamente, fizioterapi, ushtrime specifike

Infiltrime epidurale ose në faseta – për reduktimin e dhimbjes

Bllokada të rrënjëve nervore – në raste të zgjedhura

Procedura intervenuese minimale nën guidancë imazherike

Kirurgji – në raste të rralla kur trajtimi konservativ dështon

Prognoza

Shumica e rasteve të dhimbjes së shpinës përmirësohen me trajtim të përshtatshëm. Diagnostikimi i hershëm dhe një plan trajtimi i personalizuar ndihmojnë në uljen e dhimbjes dhe parandalimin e rikthimeve.

dr slmir skana

Diagnostikimi i saktë ndihmon në identifikimin e shkakut të dhimbjes
Vlerësimi i dhimbjes së shpinës me radiografi, MRI, CT dhe imazheri të avancuar sipas indikacionit.

Dhimbja e shpinës është një problem i zakonshëm që mund të lidhet me ndryshime degjenerative, hernie diskale, stenozë të kanalit spinal, fraktura, inflamacion ose kompresion nervor. Ajo mund të jetë akute ose kronike dhe të shoqërohet me ngurtësi, dhimbje që përhapet në këmbë, mpirje ose dobësi muskulore.

MRI dhe CT e shtyllës kurrizore ndihmojnë në identifikimin e shkakut të dhimbjes dhe në vlerësimin e disqeve, rrënjëve nervore dhe strukturave kockore.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose trajtim minimalisht invaziv të drejtuar me imazheri.

Vlerësim individual i
dhimbjes dhe simptomave
neurologjike

MRI, CT ose radiografi
sipas indikacionit

Vlerësim për trajtim minimalisht invaziv kur nevojitet

SI VLERËSOHET DHIMBJA E SHPINËS?

1. Vlerësimi Klinik

Vlerësohen lokalizimi, intensiteti, kohëzgjatja dhe përhapja e dhimbjes, si dhe mpirja, dobësia ose kufizimi i lëvizjes.

2. Radiografia

Radiografia ndihmon në vlerësimin e strukturave kockore, deformimeve, frakturave dhe ndryshimeve degjenerative të shtyllës kurrizore.

3. MRI e Shtyllës Kurrizore

MRI vlerëson disqet intervertebrale, rrënjët nervore, kanalin spinal dhe indet e buta, duke ndihmuar në identifikimin e hernies diskale ose kompresionit nervor.

4. CT

Kur indikohet, CT ofron vlerësim të detajuar të strukturave kockore dhe ndryshimeve të shtyllës kurrizore.

5. Trajtimi dhe Monitorimi

Në varësi të shkakut mund të rekomandohet trajtim konservativ, fizioterapi, infiltrime të drejtuara me imazheri ose vlerësim kirurgjikal.

Keni dhimbje shpine të vazhdueshme ose dhimbje që përhapet drejt këmbëve?

Merrni një vlerësim të specializuar për të

identifikuar shkakun e dhimbjes dhe për të

përcaktuar ekzaminimet dhe trajtimin

më të përshtatshëm.

 

 

Scroll to Top