Efuzioni Pleural

efuzioni pleural

Efuzioni pleural është grumbullimi i lëngut në hapësirën pleurale midis mushkërisë dhe membranës që e mbulon atë (pleura). Mund të jetë i shkaktuar nga infeksione, sëmundje të zemrës, mushkërive, mëlçisë, tumore ose inflamacion. Diagnostikimi i hershëm dhe përcaktimi i shkakut janë thelbësorë për trajtimin e duhur.

 

Çfarë është efuzioni pleural?

Efuzioni pleural është grumbullimi jonormal i lëngut në hapësirën pleurale, ndërmjet mushkërisë dhe murit torakal. Ai mund të zhvillohet si pasojë e insuficiencës kardiake, infeksioneve, proceseve inflamatore, sëmundjeve hepatike ose renale dhe patologjive malinje.

Simptomat

Dispne (frymëmarrje e vështirësuar), dhimbje gjoksi që përkeqësohet me frymëmarrje të thellë ose kollë, kollë e thatë, lodhje dhe ndjesi peshe në kraharor.

Diagnostikimi

Trajtimi

Trajtimi i shkakut bazë

Antibiotikë në rastet me infeksion

Diuretikë në insuficiencën kardiake, kur indikohen

Trajtim specifik sipas sëmundjes që ka shkaktuar efuzionin

Parandalimi dhe prognoza

Trajtimi i sëmundjeve bazë dhe ndjekja e rregullt mjekësore. Prognoza varet nga shkaku i efuzionit dhe përgjigjja ndaj trajtimit.

dr slmir skana

Diagnostikimi i saktë përcakton shkakun dhe trajtimin
Vlerësimi i efuzionit pleural me ekografi, radiografi, CT dhe procedura të drejtuara me imazheri.

Efuzioni pleural është grumbullimi i lëngut në hapësirën ndërmjet mushkërisë dhe murit torakal, që mund të lidhet me insuficiencë kardiake, infeksione, sëmundje inflamatore ose procese tumorale. Mund të shkaktojë gulçim, dhimbje torakale dhe ndjesi rëndese në kraharor.

Ekografia dhe CT e toraksit ndihmojnë në vlerësimin e sasisë, lokalizimit dhe karakteristikave të lëngut, si dhe në planifikimin e drenazhimit kur nevojitet.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose procedura diagnostike dhe terapeutike të drejtuara me imazheri.

Vlerësim individual klinik
dhe imazherik

Ekografi dhe CT sipas
indikacionit

Drenazh pleural i drejtuar me imazheri kur nevojitet

SI VLERËSOHET EFUZIONI PLEURAL?

1. Vlerësimi Klinik

Vlerësohen gulçimi, dhimbja torakale, temperatura dhe sëmundjet shoqëruese, për të orientuar shkakun e mundshëm.

2. Ekografia Pleuro-Pulmonare

Ekografia përcakton sasinë dhe lokalizimin e lëngut, si dhe praninë e septimeve ose koleksioneve të komplikuara.

3. Radiografia dhe CT e Toraksit

Ndihmojnë në vlerësimin e shtrirjes së efuzionit dhe patologjive pulmonare ose pleurale shoqëruese.

4. Vlerësimi për Toracentezë ose Drenazh

Në bazë të simptomave dhe imazherisë përcaktohet nevoja për marrje të lëngut për analiza ose drenazh terapeutik.

5. Drenazhimi dhe Monitorimi

Kur indikohet, mund të kryhet toracentezë ose vendosje kateteri pleural nën drejtimin e ekografisë, e ndjekur nga monitorimi klinik dhe imazherik.

Keni diagnozë ose dyshim për efuzion pleural?

Merrni një vlerësim të specializuar për të

përcaktuar shkakun, sasinë e lëngut dhe

nevojën për drenazh të drejtuar me

imazheri.

 

Scroll to Top