Lezione Kockore

lezione kockore

Lezionet kockore mund të jenë beninje (jo kancerogjene) ose malinje (kancerogjene) dhe të prekin çdo kockë të skeletit.
Ekografia, radiografia, CT dhe MRI janë metoda që përdoren për zbulimin, karakterizimin dhe ndjekjen e lezioneve kockore.

 

 

 

 

Pse është e rëndësishme?

Ku mund të shfaqen lezionet kockore?

Kranial

Kafka
Sinuse paranazale
Mandibulë

Shtylla kurrizore

Vertebra
Sakrum
Koksig

Krahët

Humerus
Ulna
Radius

Kocka e legenit

Ilium
Ischium
Pubis

Këmbët

Femur
Tibia
Fibula

Duart & Këmbët

Karpale
Metakarpale
Falanga

Llojet më të shpeshta të lezioneve kockore

Beninje

Enkondromë
Osteokondromë
Fibromë jo-osifikuese
Kist kockor i thjeshtë
Kist aneurizmal kockor Osteomielit kronik

Malinje primare

Osteosarkomë
Kondrosarkomë
Ewing sarkomë
Fibrosarkomë
Kordomë

Metastaza kockore

Karcinomë e gjirit
Karcinomë e prostatës Karcinomë e mushkërive Karcinomë e veshkës Karcinomë e tiroides

Lezione pseudo-tumorale

Displazi fibroze
Granulomë kockore Histiocitozë e qelizave Langerhans Osteit absorbiv

Lezione traumatike

Fraktura stresi
Hematoma subperiostale Kallus i frakturës
Bëje heqje si pllakëzave

Cilat janë simptomat?

Dhimbje kockore lokale, e vazhdueshme

Ënjtje ose masë e dukshme

Frakturë patologjike pa traumatizëm të rëndë

Kufizim i lëvizjes së artikulacionit

Ndjesi ngurtësie ose parestezi

Dobësi ose lodhje të përgjithshme

Kur duhet të kontrollohet?

Dhimbje kockore që zgjat më shumë se 2 javë

Pas frakturës së pashpjeguar

Masë ose ënjtje në kockë

Rezultate jonormale në radiografi/CT/MRI të tjera

Dyshim për metastazë te pacientët me kancer

Sa shpesh duhet të kontrollohet?

Nëse lezioni është beninj dhe stabil: kontroll çdo 6–12 muaj

Nëse lezioni është i dyshimtë ose në rritje: kontroll çdo 3–6 muaj

Pas trajtimit (kirurgji/ablacion): sipas rekomandimit të mjekut

Nëse ka histori kanceri: kontrolle periodike për zbulimin e metastazave

Kur të kontaktoni mjekun?

Dhimbje kockore që nuk kalon me pushim ose medikamente

Ënjtje, masë ose deformim në kockë

Frakturë pas traume të lehtë ose pa traumë

Humbje peshe e pashpjeguar, lodhje ose ethe

Histori personale ose familjare e kancerit

Imazhimi – i saktë dhe i sigurt

Ekografia (për lezione sipërfaqësore), radiografia, CT dhe MRI janë metoda të sigurta, jo-invazive dhe shumë efektive për diagnostikimin, karakterizimin dhe ndjekjen e lezioneve kockore, duke ndihmuar në zgjedhjen e trajtimit më të duhur.Nëse është e nevojshme, udhëzon me saktësi biopsinë nën ekografi për diagnozë të sigurt.

dr slmir skana

Diagnostikimi i saktë ndihmon në përcaktimin e natyrës dhe trajtimit
Vlerësimi i lezioneve kockore me radiografi, CT, MRI dhe biopsi të drejtuar me imazheri sipas indikacionit.

Lezionet kockore janë ndryshime anormale në strukturën e kockës, të cilat mund të jenë beninje, inflamatore, infektive ose malinje. Ato mund të zbulohen rastësisht ose të shfaqen me dhimbje, ënjtje, fraktura patologjike ose kufizim të lëvizjes.

Radiografia, CT dhe MRI ndihmojnë në karakterizimin e lezionit, përcaktimin e shtrirjes dhe marrëdhënies me strukturat përreth, ndërsa biopsia mund të përdoret kur kërkohet konfirmim histopatologjik.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar të dhënat klinike dhe imazherike për të përcaktuar nevojën për monitorim, vlerësim të mëtejshëm ose biopsi të drejtuar me imazheri.

Vlerësim individual klinik
dhe imazherik

Radiografi, MRI ose CT
sipas indikacionit

Biopsi e drejtuar me imazheri kur nevojitet

SI VLERËSOHEN LEZIONET KOCKORE?

1. Vlerësimi Klinik

Vlerësohen dhimbja, ënjtja, kohëzgjatja e simptomave dhe historia mjekësore, përfshirë sëmundjet onkologjike ose infektive.

2. Radiografia

Radiografia ndihmon në vlerësimin e strukturës, kufijve dhe tipit të lezionit, si dhe të ndryshimeve të kockës përreth.

3. CT dhe MRI

CT ofron vlerësim të detajuar të korteksit dhe mineralizimit të kockës, ndërsa MRI ndihmon në vlerësimin e palcës kockore dhe indeve të buta përreth.

4. Vlerësimi për Biopsi

Kur lezioni ka karakteristika të paqarta ose të dyshimta, mund të rekomandohet biopsi core e drejtuar me CT ose imazheri tjetër të përshtatshme.

5. Analiza dhe Planifikimi i Trajtimit

Mostra dërgohet për analizë histopatologjike dhe, kur nevojitet, mikrobiologjike, ndërsa rezultatet ndihmojnë në përcaktimin e trajtimit ose monitorimit.

Keni një lezion kockor të zbuluar në radiografi, CT ose MRI?

Merrni një vlerësim të specializuar për të përcaktuar natyrën dhe shtrirjen e lezionit dhe nevojën për monitorim, biopsi ose trajtim të mëtejshëm.

 

 

Scroll to Top