Markerët Tumoralë

hematology testing clinic website

Markerët tumoralë janë analiza

laboratorike që mund të ndihmojnë në

vlerësimin, monitorimin e trajtimit dhe

ndjekjen e disa patologjive onkologjike.

Ata nuk interpretohen të izoluar dhe

nuk zëvendësojnë ekzaminimin klinik,

imazherinë apo biopsinë.

mund të besoni.

Zbulim i hershëm. Vendime më të mira. Më shumë kohë për jetën.

Rezultate të
Sakta

Analizë
Gjithëpërfshirëse

Monitorim i
Trajtimit

Kujdes nga Ekspertët

Çfarë janë Markerët Tumoralë?

Markerët tumoralë janë substanca (proteina, hormone ose molekula të tjera) të prodhuara nga qelizat kancerogjene ose nga trupi në përgjigje të kancerit. Nivelet e tyre në gjak dhe lëngje të tjera të trupit mund të ofrojnë informacion të rëndësishëm për diagnozën, prognozën dhe ndjekjen e patologjive të ndryshme malinje.

 

 

 

 

 

 

Markerët Tumoralë që Ofrojmë

Në cilat patologji mund të përdoren markerët tumoralë?

hematologji

Markerët tumoralë nuk interpretohen të izoluar

Cilësia e një testi tumoral varet jo vetëm nga matja e parametrave, por edhe nga zgjedhja e testeve të përshtatshme, përgatitja korrekte e pacientit, marrja dhe përpunimi i mostrës, si dhe interpretimi i rezultateve në kontekstin klinik.

Në Dr. Skana Clinic, çdo kërkesë vlerësohet sipas nevojës klinike, duke ndihmuar pacientin të kryejë analizat e duhura dhe të kuptojë më qartë rezultatet e tyre.

 

Përzgjedhje e përshtatshme e analizave

Kujdes në çdo fazë të ekzaminimit

Rezultate të sakta dhe orientim klinik

Informacion i Rëndësishëm

• Nuk kërkohet përgatitje e veçantë për shumicën e testeve të markerëve tumoralë.
• Rezultatet duhet të interpretohen gjithmonë së bashku me gjetjet klinike dhe ekzaminimet imazherike (ekografi, CT, MRI, PET/CT).
• Të vlefshëm për depistim te individët me risk të lartë, monitorim të trajtimit dhe zbulim të hershëm të rikthimit të sëmundjes.
• Konsultohuni me mjekun tuaj për panelin më me të përshtatshëm për nevojat tuaja.

Testim më i mirë. Përgjigje më të mira. Kujdes më i mirë.

Shëndeti juaj është prioriteti ynë.

Scroll to Top