Ekografia Abdominale

whatsapp image 2026 07 27 at 1.34.50 am

Ekografia abdominale është një ekzaminim i sigurt,

pa dhimbje dhe shumë efektiv, që ndihmon në

vlerësimin e organeve të brendshme të barkut në

kohë reale. Është metoda e parë e zgjedhjes

për shumë simptoma abdominale.

Diagnozë e saktë. Zbulim i hershëm.

Më shumë siguri.

Shëndeti juaj,
në duar eksperte

Përkushtim. Kujdes. Besim.

E sigurt &
pa rrezatim

E përshtatshme
për të gjitha moshat.

Shumë e saktë

Ndihmon në zbardhjen
e zbardhjen e shkakut
të simptomave.

E shpejtë &
e përshtatshme

Zakonisht zgjat
10–20 minuta.

ÇFARË VLERËSOJMË

Mëlçia

Zbulon dhjamosjen, cistat, masat, inflamacionet dhe sëmundje të tjera.

Fshikëza e tëmthit & Rrugët biliare

Identifikon gurët, inflamacionet, ngushtimet dhe anomalitë.

Pankreasi

Vlerëson inflamacionet, cistat, masat dhe sëmundjet të pankreasit.

Shpretka

Vlerëson madhësinë, strukturën dhe sëmundjet që e prekin.

Veshkat

Zbulon gurët, cistat, masat, hidronefrozën dhe sëmundje të tjera.

Fshikëza e urinës

Vlerëson murin e fshikëzës, vëllimin, masat dhe urinën e mbetur pas urinimit.

Aorta abdominale

Zbulon zgjerimet (aneurizmat) dhe sëmundjet e murit të aortës.

Strukturat e tjera

Vlerëson zorrët, nyjet limfatike, trupat e huaj, koleksionet e lëngshme dhe shumë të tjera.

Kur Rekomandohet?

ÇFARË TË PRISNI

dr almir skana ekografi

Ekografia nuk është vetëm realizimi i imazheve.Është një ekzaminim dinamik.

Cilësia e një ekzaminimi ekografik varet jo vetëm nga aparatura, por edhe nga përvoja e mjekut, zgjedhja e sondës dhe parametrave të përshtatshëm, vlerësimi dinamik dhe interpretimi i gjetjeve në kontekstin klinik.

Në Dr. Skana Clinic, ekzaminimi ndiqet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, nga vlerësimi i kërkesës klinike deri te interpretimi dhe raporti përfundimtar.

Ekzaminim i kryer drejtpërdrejt nga mjeku radiolog

Vlerësim dinamik dhe Doppler sipas indikacionit

Raport i qartë dhe rekomandime të personalizuara

SI REALIZOHET EKOGRAFIA NË DR. SKANA CLINIC?

1. Kontakti dhe vlerësimi

Na tregoni simptomat, rekomandimin mjekësor ose arsyen e ekzaminimit.

2. Përcaktimi i ekzaminimit

Dr. Almir Skana përcakton llojin e ekografisë dhe protokollin më të përshtatshëm sipas indikacionit klinik.

3. Kryerja e ekografisë

Ekzaminimi kryhet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, me vlerësim dinamik të strukturave anatomike.

4. Doppler & vlerësim i detajuar

Kur indikohet, ekzaminimi plotësohet me Color Doppler, Power Doppler dhe matje hemodinamike.

5.Raporti

Merrni raportin ekografik dhe, kur nevojitet, orientimin për ekzaminime ose hapa të mëtejshëm.

Si Të Përgatiteni

Agjërimi

Të paktën 6–8 orë pa ushqim para ekzaminimit.

Uji

Mund të pini ujë deri 1 orë para ekzaminimit.

Veshja

Vishni rroba të rehatshme dhe të lira.

Orari

Arrini 10–15 minuta para orarit të caktuar.

Shëndeti juaj. Prioriteti ynë.

Rezervoni vizitën tuaj sot dhe merrni

përgjigjet që ju nevojiten.

 

Scroll to Top