Të gjitha shërbimet e ekografisë

whatsapp image 2026 07 25 at 1.03.28 am

Ekografi gjithëpërfshirëse për

diagnozë të saktë dhe kujdes të

personalizuar. Ekzaminime të sigurta,

pa dhimbje dhe imazheri e besueshme

për pacientë të të gjitha moshave.

 

Ekografi e Abdomenit➜

Vlerësim i organeve të barkut, fshikëzës së tëmthit, mëlçisë, pankreasit dhe strukturave të tjera abdominale.

Ekografi e Tiroides➜

Vlerësim i gjëndrës tiroide për nyje, zmadhim dhe gjëndje të tjera tiroide.

Ekografi e Gjirit➜

Zbulim i ndryshimeve beninje dhe malinje të gjirit.

Ekografi e Aparatit Urinar➜

Vlerësim i veshkave, ureterëve, fshikëzës urinare dhe prostatës.

Ekografi Skrotale➜

Vlerësim i testikujve, epididimeve dhe strukturave përreth.

Ekografi Muskulo-Skeletore➜

Vlerësim i muskujve, tendinave, ligamenteve, kyçeve dhe indit të butë.

Ekografi Obstetrike➜

Monitorim i shtatzënisë dhe zhvillimit të fetusit me precizion.

Ekografi Gjinekologjike➜

Vlerësim i mitrës, vezoreve dhe strukturave të tjera gjinekologjike.

Ekografi Pediatrike➜

Ekografi e sigurt dhe jo invazive për foshnje dhe fëmijë.

Ekografi Coxofemorale(0-6 muaj)➜

Zbulim i hershëm i displazisë së artikulacioneve coxofemorale tek foshnjat.

Ekografi e Gjëndrave Salivare➜

Vlerësim i gjëndrave salivare dhe strukturave përreth.

Ekografi e Limfonodulave➜

Vlerësim i nyjeve limfatike dhe të strukturave të tjera.

Ekografi e Indeve te Buta➜

Vlerësim i lezioneve të lëkurës, cisteve dhe formacioneve nënlëkurore.

Ekografi Doppler➜

Vlerësim i qarkullimit të gjakut në arterie dhe vena.

Ekografi Transrektale e Prostatës➜

Vlerësim i prostatës përmes sondës transrektale.

dr almir skana ekografi

Ekografia nuk është vetëm realizimi i imazheve.Është një ekzaminim dinamik.

Cilësia e një ekzaminimi ekografik varet jo vetëm nga aparatura, por edhe nga përvoja e mjekut, zgjedhja e sondës dhe parametrave të përshtatshëm, vlerësimi dinamik dhe interpretimi i gjetjeve në kontekstin klinik.

Në Dr. Skana Clinic, ekzaminimi ndiqet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, nga vlerësimi i kërkesës klinike deri te interpretimi dhe raporti përfundimtar.

Ekzaminim i kryer drejtpërdrejt nga mjeku radiolog

Vlerësim dinamik dhe Doppler sipas indikacionit

Raport i qartë dhe rekomandime të personalizuara

SI REALIZOHET EKOGRAFIA NË DR. SKANA CLINIC?

1. Kontakti dhe vlerësimi

Na tregoni simptomat, rekomandimin mjekësor ose arsyen e ekzaminimit.

2. Përcaktimi i ekzaminimit

Dr. Almir Skana përcakton llojin e ekografisë dhe protokollin më të përshtatshëm sipas indikacionit klinik.

3. Kryerja e ekografisë

Ekzaminimi kryhet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, me vlerësim dinamik të strukturave anatomike.

4. Doppler & vlerësim i detajuar

Kur indikohet, ekzaminimi plotësohet me Color Doppler, Power Doppler dhe matje hemodinamike.

5.Raporti

Merrni raportin ekografik dhe, kur nevojitet, orientimin për ekzaminime ose hapa të mëtejshëm.

Nuk jeni të sigurt se cila ekografi ju nevojitet?

Ekipi ynë do t’ju ndihmojë të zgjidhni

ekzaminimin e duhur bazuar në

shqetësimin dhe historinë tuaj mjekësore.

Keni nevojë për një ekografi?

whatsapp image 2026 07 26 at 6.13.04 pm
Scroll to Top